I gjithë debati i 25 majit në rrjetet sociale
<b>Kajtazi:</b> Krejt shoqëria civile ambasadorë të Kurtit, ani thoshin të pavarur

Kajtazi: Krejt shoqëria civile ambasadorë të Kurtit, ani thoshin të pavarur

Gazeta Nacionale

2 muaj më parë

23:01

2 muaj më parë

23:01

Gazetari Vehbi Kajtazi ka ironizuar me emërimet e fundit të Kurtit në cilësinë e ambasadorit.

Sipas Kajtazit, thuajse secili prej shoqërisë civile janë bërë ambasadorë, përcjell Gazeta Nacionale.

"Ani thoshin shoqëria civile është e pavaruar", ka vazhduar më tej Kajtazi.

Më poshtë edhe postimi i plotë.

/Nacionale/

<b>Dauti:</b> Huliganizmi i tifozëve të Romës e Feynordit, Tirana nuk ka qenë kurrë më evropiane

Dauti: Huliganizmi i tifozëve të Romës e Feynordit, Tirana nuk ka qenë kurrë më evropiane

Gazeta Nacionale

2 muaj më parë

22:48

2 muaj më parë

22:48

Historiani Daut Dauti, ka përshkruar ngjarjet e fundit që kanë ndodhur në kryeqytetin e Shqipërisë, Tiranë, duke thënë se ky qytet nuk ka qenë kurrë më evropian.

“Përleshje të dhunshme mes holandezëve dhe italianëve, huliganizëm i paparë, demolime, urinime në rrugë e sheshe, fansat holandezë rrahin vendasit, lëndohen dhjetëra policë shqiptarë, policia burgosë dhjetëra fansa të të dy palëve dhe dhjetëra deportohen nga Shqipëria ….

Me një fjalë, Tirana kurrë nuk ka qenë më evropiane se dje dhe sot.”, ka shkruar Dauti në rrjetin social “Facebook”.

 

Afrim Haliti: Me Qeverinë nën Hije, PDK po tenton të kopjojë Britaninë

Afrim Haliti: Me Qeverinë nën Hije, PDK po tenton të kopjojë Britaninë

Lirim Krasniqi

2 muaj më parë

18:59

2 muaj më parë

18:59

Aktivisti politik Afrim Haliti e ka komentuar qeverinë në hije të Partisë Demokratike të Kosovës.

Haliti ka thënë se qeveria në hijë është praktikë që buron nga sistemi britanik, dhe ajo përbëhet nga partia e dytë më e madhe, ose partia zyrtare e opozitës.

Mirëpo, sipas Halitit, PDK i ka dy problem në këtë kopjim.

Problemi i parë ka të bëjë me faktin që një qeveri e tillë në hije duhet të përbëhet nga deputetët aktual të kësaj legjislature, dhe kryetari i PDK-së deri me tani ka emëruar figura që as nuk kanë marrë pjesë në zgjedhje dhe nuk gëzojnë fare besim të elektoratit Kosovar, ka thënë Haliti.

Ky është postimi i tij në Facebook:

<b></b> Valon Syla propozon që Përparim Rama t’i lëshojë sirenat alarmuese të Shpend Ahmetit

Valon Syla propozon që Përparim Rama t’i lëshojë sirenat alarmuese të Shpend Ahmetit

Gazeta Nacionale

2 muaj më parë

17:36

2 muaj më parë

17:36

Sirenat që lëshoheshin pa paralajmërim në Prishtinë, po propozohen të lëshohen përsëri.

Me apo pa paralajmërim s’e dimë, ama dimë që Valon Syla po i propozon kryetarit të Prishtinës, Përparim Rama, t’i testojë.

Këto sirena testuese, Valon Syla i quajti ‘sirenat e Shepnd Ahmetit’.

Edhe pse pa ndonjë alarm, Syla propozoi të lëshohen vetëm sa për t’i parë nëse punojnë.

<b></b> Olluri: Kurti po ua shet pronat e shtetit oligarkëve? A thoshte se do t’ia vë drynin AKP-së?

Olluri: Kurti po ua shet pronat e shtetit oligarkëve? A thoshte se do t’ia vë drynin AKP-së?

Gazeta Nacionale

2 muaj më parë

17:19

2 muaj më parë

17:19

Me “rihapjen” e Agjencisë së Privatizimit, po e hapim edhe kritikën radhës të Ollurit ndaj Kurtit.

Duket se Kurti ka lëvizur “pak” nga premtimet e tij – nëse mund t’i themi pak – ose më mirë vlerësojeni vetë.

Dikur thuhej se Kurti do ta bllokojë AKP-në, e sot po ju shet oligarkëve prona të shtetit.

<b>Hoti:</b> A është ndaluar privatizimi i aseteve të AKP-së nga kjo qeveri?!

Hoti: A është ndaluar privatizimi i aseteve të AKP-së nga kjo qeveri?!

Gazeta Nacionale

2 muaj më parë

16:02

2 muaj më parë

16:02

Ish kryeminsitri i Kosovës, Avdullah Hoti, nëpërmjet një postimi në Facebook ka pyetur se çfarë po ndodh me AKP, më saktësisht me vendimin e saj për shpalljen e një vale të re të privatizimit.

AKP-ja ka hapur mundësinë e privatizimit të 55 aseteve, ndërsa "a është anuluar vendimi i Qeverisë paraprake, i konfirmuar edhe nga Qeveria aktuale, që e ndalonte privatizimin e aseteve që janë në menaxhim të AKP?!" ka pyetur Hoti, me shqetësim. 

Postimin e plotë mund ta gjeni më poshtë: 

<b></b> Kastrati i PDK-së thotë se Muja nuk e voton tërheqjen e Trustit se ka pasuri të majme

Kastrati i PDK-së thotë se Muja nuk e voton tërheqjen e Trustit se ka pasuri të majme

Gazeta Nacionale

2 muaj më parë

14:48

2 muaj më parë

14:48

Deputeti i PDK-së, Ardian Kastrati, ka reaguar pas dështimit në komisionin për buxhet të idesë për tërheqjen e parave nga trusti për qytetrët. Ide kjo e propozuar nga bashkëpartiaku i Kastratit, Bekim Haxhiu.

Kastrati, kritikoi Vetëvendosjen, duke thënë se ata votojnë kundër çdo gjëje që propozohet nga PDK.

E “hatri” më së shumti duket se i mbeti me anëtarin e këtoj komisioni, që vjen nga rradha e VV-së e që votoi kundër.

Është fjala për Armend Mujën, i cili sipas Kastratit votoi kundër, sepse ka pasuri të majme për vete.

“Me rëndësi Armendi sipas portaleve sot rrogën e paska 4000 euro, nëse ka probleme shkon e zvogëlon lukthin në Turqi....Vjosa pin limonada në Kosta Rika e shkon në sfilata tê modës me milionera te Valdrin Sahiti kurse Kurti bën turizëm 18 ditor në SHBA”. Ka shkruar ndër tjera, Kastrati.

<b>Analistët </b> s’e lënë të harrohet skandali i Martin Berishajt: 600 mijë euro të shpëlara nga Beogradi

Analistët  s’e lënë të harrohet skandali i Martin Berishajt: 600 mijë euro të shpëlara nga Beogradi

Gazeta Nacionale

2 muaj më parë

14:48

2 muaj më parë

14:48

Analistët nuk po e lënë të harrohet skandanli i Martin Berishajt dhe rastit të shpërlarjes së 600 mijë eurove të tij. 

Njëri nga ata, Ilir Mirena shkroi se "duke u marrë me qëndrimin e kryeministrit Kurti në botën e jashtme, e harruam Martin Berishajn dhe 600 mijë euro e tij nga Beogradi". Ndërsa në frymën e ngjashme, Afrim Haliti, kujtoi se megjithë skandalin e shkaktuar nga Berishaj, ai akoma vazhdon të ushtrojë funksionin e tij dipolimatik.

"Veq mos harroni që Martin Berishaj ka qenë i përfshirë në shpërlarje të qindra mijëra eurove drejtpërdrejt nga Serbia, i raportuar gjithandej në Slloveni, Kroaci e Mal të Zi, dhe vazhdon të ushtrojë poziten e diplomatit të Republikës së Kosovës", shkroi Haliti në llogarinë e tij në Facebook.

Valon Syla e pranon se ka rritje ekonomike: Ama më së shumti ka rritje të budallallëkut

Valon Syla e pranon se ka rritje ekonomike: Ama më së shumti ka rritje të budallallëkut

Gazeta Nacionale

2 muaj më parë

14:34

2 muaj më parë

14:34

Nuk dimë nëse mund t’ju sjellim ndonjë pajisje që mat budallallëkun ose rritjen e tij.

Ama dimë se Valon Syla mund ta ketë një pajisje të tillë. Meqë po pretendon se ka rritje të tij.

Interesante është se më në fund Syla ia pranoi qeverisë se ka rritje ekonomike, vetëm për të shtuar se më shumë ka rritje të budallallëkut.

<b></b> Imer Mushkolaj ka vendosur t’i mbjellë flokët

Imer Mushkolaj ka vendosur t’i mbjellë flokët

Gazeta Nacionale

2 muaj më parë

14:29

2 muaj më parë

14:29

Mbjellja e flokëve si fenomen ka filluar të hyjë edhe në politikë. Shumë analistë e politikanë tashmë kanë ndryshuar dukjen e tyre duke mbjellë flokët.

Udhëtimi i Imer Mushkolajt në Himalaje bëri që ai të kuptojë se ka zgjidhje për rënien flokëve.

Ajo është mbjellja e tyre, sepse vullneti ekziston. Gjithashtu, Imer Mushkolaj publikoi fotografi nga Lindja e Largët, ende pa flokë. 

<b></b> Feraj sulmon opozitën: Vuçiqi nuk ka vënë asnjë kusht për ta njohur Kosovën

Feraj sulmon opozitën: Vuçiqi nuk ka vënë asnjë kusht për ta njohur Kosovën

Gazeta Nacionale

2 muaj më parë

13:22

2 muaj më parë

13:22

Ideologu i Vetëvendosjes dhe më i angazhuari për kundërshtim të opozitës, Hysamedin Feraj, ka thënë se presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, nuk ka vënë asnjë kusht për ta njohur Kosovën.

Sipas tij, kushtet po i bën opozita, për të cilën thotë se “as nuk di, as nuk mëson”.

Feraj ka shpejguar në mënyrën e tij se pse janë gabim partitë opozitare në Kosovë.

“Opozitë që as nuk di, as nuk mëson: Deri sot Serbia dhe Vuçiqi nuk ka vendosur asnjë kusht për njohjen e pavarësisë dhe shtetit të Kosovës. Opozita në Kosovë e paraqet si kusht themelimin e Zajednicës”, ka shkruar ai në Facebook.

Shkrimi i plotë i z. Feraj:

<b></b> Asamblisti i VV-së në Prishtinë thërret t’u thehen gjymtyrët tifozëve holandezë

Asamblisti i VV-së në Prishtinë thërret t’u thehen gjymtyrët tifozëve holandezë

Gazeta Nacionale

2 muaj më parë

11:48

2 muaj më parë

11:48

Trazirat e tifozëve të Feyenoordit dhe Romës në Tiranë, e kanë bërë nervoz asamblistin e VV-së në Prishtinë, Besnik Mujeci.

Kjo s’është hera e parë që Mujeci bën thirrje ekstremiste për dhunë. Fjalori i tij në Facebook përmban shprehje raciste e seksiste.

Si një adhurues i bashkimit kombëtar, premton duke kërcënuar se me dhunë ose paqe, Kosova do t’i bashkëngjitet Shqipërisë.

Ndërkohë që për Duda Baljen, me shprehje seksiste thotë se ajo duhej të ishte berbere për gra, e jo deputete.

Gjithashtu, ky asamblist racist, konsideron se disa shqiptarë që s’i pëlqejnë Mujecit, janë “mbetje“, siç i quan ai, të grekëve, sllavëve dhe turqve.

Shqetësues është fakti se si një asamblist racist, seksist, ekstremist, e ndoshta edhe fashit, merr 608 vota në Prishtinë.

<b></b> Dimal Basha e fshin shkrimin, pasi e vëren huqjen "gërvalleske"

Dimal Basha e fshin shkrimin, pasi e vëren huqjen "gërvalleske"

Gazeta Nacionale

2 muaj më parë

11:04

2 muaj më parë

11:04

Kur Donika Gërvalla pushon me huqje, dikush tjetër brenda taborit qeveritar kujdeset që të na bëjë horë.

Edhe kësaj radhe huqja erdhi në aspektin e jashtëm politik. Nëse s’e keni ditur, Dimal Basha është Shef i Miqësisë me Amerikën.

Shpresojmë që miqësinë me Amerikën nuk na e dëmton me këtë gafë dhe me tjerat që mund t’i bëjë, sepse potenciali për t’ia huqur përsëri, s’i mungon.

Nuk vonoi gjatë, huqja e tij u detektua nga deputeti dhe shkrimin e shleu, megjithatë Nacionale u sigurua që shkrimin huqës t’jua sjellë si fotografi, sa për t’jua kujtuar kush na mban afër me Amerikën.

 

<b></b> Mirena shpreh paradoks: Tirana po ankohet për tifozët italianë dhe holandezë

Mirena shpreh paradoks: Tirana po ankohet për tifozët italianë dhe holandezë

Gazeta Nacionale

2 muaj më parë

10:51

2 muaj më parë

10:51

Mëngjesi në rrjete sociale nis me zhvillimet në Tiranë, ku tifozët italianë të Romës dhe ata holandezë të Feynordit, e bënë rrëmujë kryeqytetin shqiptar.

Ilir Mirena jashtë politikës vendore, këtë mëngjes tha se po ndërrojnë kohët.

Sipas tij, Tirana po ankohet se italianët dhe holandezët e bënë qytetin lëmsh. Pra, Mirena këtë situatë po tenton ta paraqesë si paradoks.

<b></b> Ibrahimi: Pas vendimit të Apelit, sistemi energjetik është para një sfide të papërballueshme

Ibrahimi: Pas vendimit të Apelit, sistemi energjetik është para një sfide të papërballueshme

Gazeta Nacionale

2 muaj më parë

10:15

2 muaj më parë

10:15

Opinionisti dhe njohësi i politikës, Ilir Ibrahimi, ka thënë se sistemi energjetik në Kosovë është para një sfide dhe krejt kjo pas vendimit të Gjykatës së Apelit për pezullimin e vendimit për shtrenjtimin e energjisë elektrike.

Ibrahimi ka propozuar dy veprime të cilat sipas tij duhet t’i marrë qeveria që mos të jenë të kushtueshme dhe të dëmshme si më parë.

1) Qeveria duhet menjëherë të subvencionojë sistemin energjetik për të mbuluar humbjet e deritanishme.

2) Qeveria duhet të formojë një grup ekspertësh të cilët do të përgatisin një plan konkret për t'u përballur me sfidën që pritet të na vijë gjatë këtij viti, sidomos nga vjeshta e tutje”, ka shkruar ai.

Shkrimi i plotë i z. Ibrahimi:

<b></b> Shefi i Miqësisë me Amerikën ia huq për gati një javë Ditës Përkujtimore në SHBA

Shefi i Miqësisë me Amerikën ia huq për gati një javë Ditës Përkujtimore në SHBA

Gazeta Nacionale

2 muaj më parë

09:42

2 muaj më parë

09:42

Shefi i Grupit të Miqësisë me Amerikën i Vetëvendosjes, Dimal Basha, ia ka huqur për pesë ditë datës së shënimit të “Ditës Përkujtimore” në SHBA.

Edhe pse është shef dhe pritet që të ketë njohuri për Amerikën, Basha e ka uruar këtë ditë pesë ditë më herët. Pasi e kuptoi se ka gabuar, Basha reagoi menjëherë duke e fshirë shkrimin.

Ai ka shkruar në Facebook se sot festohet kjo ditë, mirëpo “Dita Përkujtimore” në Amerikë shënohet më 30 maj çdo vit.

Sot në SHBA festohet Memorial Day, që është festë kombëtare për t’i nderu të gjithë ushtarët e rënë. Edhe ne sot nderojmë popullin amerikan që sakrifikuam bijtë dhe bijat e tyre për të na dal në ndihmë në momentin kur populli shqiptar synohej të zhdukej nga fashistët e Millosheviqit. Faleminderit! Përjetë mirënjohës!”, ka shkruar Basha në postimin e fshirë tashmë.

Kujtojmë se Basha është deputet i VV-së dhe prej disa muajve është edhe shef i Grupit të Miqësisë me Amerikën.

<b></b> Hoxha: SHBA e shpërfilli Kurtin, ky është dënim për të e jo për Kosovën

Hoxha: SHBA e shpërfilli Kurtin, ky është dënim për të e jo për Kosovën

Gazeta Nacionale

2 muaj më parë

23:33

2 muaj më parë

23:33

Analisti Fadil Hoxha, përmes një postimi në Facebook ka komentuar vizitën 19 ditore të kryeministrit Kurti në SHBA, dhe shpërfilljen e këtij të fundit nga administrata e presidentit Biden.

Hoxha ka thënë se SHBA ka bërë maksimumin për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës, megjithatë kjo nuk ndodhi për shkak të ndonjë individi, kësisoj, shpërfillja e kryeministrit Kurti nga Shtetet e Bashkuara ka të bëjë vetëm me Kurtin si individ, por jo edhe me Kosovën.

Tutje, Hoxha thotë se e vetmja gjë që mund t’i bëjë SHBA-të të dënoj Kosovën është nese shteti ynë do të funksiononte paralelisht me idetë e kryeministrit aktual të Kosovës.

Postimi:

<b></b> Ish-këshilltari i Kurtit: Katedralja në profilin e Komunës së Prishtinës cënon laicitetin

Ish-këshilltari i Kurtit: Katedralja në profilin e Komunës së Prishtinës cënon laicitetin

Gazeta Nacionale

2 muaj më parë

23:33

2 muaj më parë

23:33

Ish-këshilltari i Kryeministrit Albin Kurti, Durim Berisha, përmes një postimi në Facebook ka thënë se se vendosja e katedrales në profilin e Komunës së Prishtinës cënon parimin e shtetit laik.

“Vendosja e Katedrales ne profilin e Komunes se Prishtines cenon parimin e shtetit laik dhe neutral ndaj fese.

Institucioneve shteterore nuk u lejohet te publikojne fotografi te cilat permbajne objekte te vetem njeres fe. Ne fakt nuk i lejohet te publikoje çfaredo materiali qe permban elemente te ndonje feje”, ka shkruar Berisha në Facebook.

Shala i PSD-së: Vetëm Hashim Thaçi president historik i Kosovës, të tjerët mashtrues

Gazeta Nacionale

2 muaj më parë

23:32

2 muaj më parë

23:32

Anëtari i kryesisë së Partisë Socialdemokrate, Azdren Shala, në Ditën e Presidentit ka thënë se Kosova ka vetëm një president historik, Hashim Thaçi.

Presidentët tjerë, Shala i ka konsideruar mashtrues të mprehtë ose ordinerë.

“Kosova e ka veç një president historik, Hashim Thaçin. Të tjerët ishin mashtrues të mprehtë që dëshironin t'ia vidhnin lavdinë e epokës, ose mashtues ordinerë që përpiqen të përfitojnë duke e baltosur lavdinë e tij.”, ka shkruar Shala në rrjetin social “Facebook”.

<b></b> Olluri trajtimi i institucioneve shtetërore bëjnë dallime, mbi baza pasurore

Olluri trajtimi i institucioneve shtetërore bëjnë dallime, mbi baza pasurore

Gazeta Nacionale

2 muaj më parë

23:32

2 muaj më parë

23:32

Analisti Parim Olluri, nëpërmjet një postimi në Facebook, ka reaguar për lirimin e biznesmenit Abedin Salihu, i cili akuzohet për aferën Brezovica.

"Nese nje varfanjak do t'i thoshte policeve e prokuroreve "Jam arratisur prej Kosoves per sherim jashte vendit sepse kam qene me Covid qe dy muaj e gjysme", do te pasonte nje paraburgim prej 30 ditesh ne shpejtesi te drites", shkroi Olluri.

Ndërsa sipas tij, trajtimi për milioner është tjetër. 

Postimin e plotë mund ta gjeni më poshtë: 

 

 

1
1