I gjithë debati i 22 majit - Kryetemë: Levizjet e shpeshta jashtë vendi të ministrit Latifi
<b>Kryeziu thumbon Latifin:</b> Më mirë kur ishte këshilltar i jashtëm se tani as këshilltar e as ministër

Kryeziu thumbon Latifin: Më mirë kur ishte këshilltar i jashtëm se tani as këshilltar e as ministër

Gazeta Nacionale

2 muaj më parë

23:26

2 muaj më parë

23:26

Ismet Kryeziu, nga Institutit Demokratik, përmes një postimi në Facebook, ka thumbuar ministrin e shëndetësisë, Rifat Latifi.

Kryeziu ka thënë se Latifi ishte më mirë kur ishte këshilltar i jashtëm i kryeministrit dhe ministrit të shëndetësisë se sa tash që nuk po bën asnjërën.

Ai tha se ministria që Latifi po udhëheqë ka gati një vit pa udhëheqje.

Postimi:

<b>Maliqi: </b> Ka shpërputhje për imazhin e qeverisë në politikë të jashtme

Maliqi: Ka shpërputhje për imazhin e qeverisë në politikë të jashtme

Gazeta Nacionale

2 muaj më parë

22:40

2 muaj më parë

22:40

Politologu Agon Maliqi, përmes një statusi në Facebook ka shkruar se ekziston një shpërputhje midis opinionit publik në Kosovë për suksesin dhe imazhin e mirë të qeverisë në politikën e jashtme dhe perceptimit të zyrtarëve të shteteve aleate për këtë sukses dhe imazh.

Ai shton se këto perceptime janë sikur “dy universe paralele”. Për këtë ai thotë se ekzistojnë raste konkrete sikur mesazhet e Quint-it dhe shpërfillja e kryeministrit nga Departamenti i Shtetit.

“Mosgatishmëria për ta futur në shqyrtim aplikimin tonë për Këshillin e Europës, mesazhet e Quint-it dhe shpërfillja e kryeministrit nga Departamenti i Shtetit janë tregues i qartë sa s’ka ku shkon”, ka shkruar ndër tjerash Maliqi, i cili na ka uruar për një javë sa më të mirë.

 

<b>Gashi i replikon Tahirit:</b> Kurti e zbuloi Amerikën para një qerek shekulli

Gashi i replikon Tahirit: Kurti e zbuloi Amerikën para një qerek shekulli

Flakon Demaku

2 muaj më parë

22:00

2 muaj më parë

22:00

Analisti Shkelzen Gashi, përmes një postimi në Facebook, i është kundërpërgjigjur ish-koordinatores për dialogun Kosovë-Serbi, Edita Tahirit.

Fillimisht Tahiri në një postim në Facebook, ironizoj me vizitën e kryeministrit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

“Kurti tash e zbuloi Amerikën! Ma mirë vonë se kurrë”, shkroi Tahiri.

E kjo gjë duket se nuk i pëlqeu Gashit i cili në një replikë ndaj Tahirit, kërkoj nga kjo e fundit të mos shqetësohej sepse Kurti e ka zbuluar atë para një qerek shekulli.

<b>Tahiri ironizon me Kurtin: </b> Tash e zbuloi Amerikën, ma mirë vonë së kurrë

Tahiri ironizon me Kurtin: Tash e zbuloi Amerikën, ma mirë vonë së kurrë

Gazeta Nacionale

2 muaj më parë

21:14

2 muaj më parë

21:14

Ish-koordinatorja për dialogun, Edita Tahiri, ka ironizuar me vizitën e kryeministrit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Përmes një postimi në Facebook, Tahiri ka shkruar se “Kurti tash e zbuloi Amerikën”

“Më mirë vonë se kurrë”, shkruan Tahiri me ironi.

Sipas Tahirit nuk ka shumë rëndësi kjo vonesë.

“Pak ka rëndësi kjo vonesë, sepse ka pasë kush ta bëjë – ata jemi ne udhëheqja e lëvizjes për pavarësi, LDK – UÇK”, ka thënë ajo.

Albin Kurti tash e 16 ditë gjendet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

 

<b>Shpend Ahmeti</b> ironizon me vizitën e Kurtit: Edhe më 2013 shkuam bashkë në Amerikë, qëndruam 10 ditë

Shpend Ahmeti ironizon me vizitën e Kurtit: Edhe më 2013 shkuam bashkë në Amerikë, qëndruam 10 ditë

Gazeta Nacionale

2 muaj më parë

17:37

2 muaj më parë

17:37

Ish kryetari i Prishtinës dhe njëherësh ish nënkryetari i Vetëvendosjes, Shpend Ahmeti ka treguar se edhe në vitin 2013 së bashku me Albin Kurtin dhe Visarin kanë qëndruar në SHBA, 10 ditë.

“Në vitin 2013 bashkë me Albinin dhe Visarin patëm vizituar SHBA-të. Kemi qëndruar afër 10 ditë dhe kemi vizituar 6 shtete. Kemi takuar kongresistë e senatorë, edhe State Dep. Kemi mbajt ligjerata në universitete dhe kemi bërë homazhe te varret e Nolit e Konicës”, ka shkruar Ahmeti në Twitter.

 

 

<b></b> Nushi: Nuk po ikin vetëm mjeket prej Kosovës, ka ikë edhe ministri

Nushi: Nuk po ikin vetëm mjeket prej Kosovës, ka ikë edhe ministri

Gazeta Nacionale

2 muaj më parë

13:11

2 muaj më parë

13:11

Sekretari Organizativ i Partisë Social Demokrate, Nol Nushi, ka ironizuar me gjendjen në sistemin shëndetësor në Kosovë, duke e ndërlidhë ikjen e mjekëve edhe me vet ikjen e ministrit, sipas Nushit.

Kujtojmë se Ministri i Shëndetësisë Rifat Latifi, ka qenë në qendër të kritikave nga të gjitha partitë opozitare, për vizitat e tij  të shpeshta jashtë vendit.

<b>Saranda Ramaj</b>-Latifit: Pjesa më e madhe e qytetarëve përfundojnë në QKUK, jo në Amerikë si ti

Saranda Ramaj-Latifit: Pjesa më e madhe e qytetarëve përfundojnë në QKUK, jo në Amerikë si ti

Gazeta Nacionale

2 muaj më parë

11:09

2 muaj më parë

11:09

 

Gazetarja Saranda Ramaj ka shkruar rreth vizitave të cilat po i bën kohë pas kohe ministri i Shëndetësisë, Rifat Latifi, duke thënë se për dallim nga ai ne nuk e kemi edhe një shtet tjetër ku kemi sigurime shëndetësore.

Ministri i Shendetesise Rifat Latifi per 6 muaj si minister: 10 dite ne ShBA, 8 dite ne SHBA, 5-6 dite ne Turqi, 3-4 dite ne Norvegji, 16-17 dite (deri sot) ne SHBA, ne qershor degjova qe e ka nje udhetim 11-12 ditor ne nje vend tjeter.

Shpresoj shume qe keto vizita te sjellin rezultate.

Pra, krejt po shpresojme qe ministri me qene i suksesshem, sepse per dallim nga ai, ne nuk e kemi edhe nje shtet tjeter ku kemi sigurim shendetesor e sherbime te garantuara. Pjesa me e madhe e jona do te perfundojme ne QKUK jo ne Amerike, per kete arsye e kemi te rendesishme qe ministri me qene i suksesshem.

*Bash do te isha kurreshtare me i pa qendrimet e LVV per ministrin aktual sikur I njejti te mos ishte pjese e Qeverise Kurti”, ka shkruar Ramaj.

 

<b></b> Uk Lushi takon Kurtin në Amerikë: Kritik dhe mbështetës

Uk Lushi takon Kurtin në Amerikë: Kritik dhe mbështetës

Gazeta Nacionale

2 muaj më parë

07:40

2 muaj më parë

07:40

Analisti nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës [ShBA], Uk Lushi, ka shfrytëzuar rastin për të takuar kryeministrin, Albin Kurti në New York.

Lushi ka thënë se Kurti edhe e kritikon por edhe e mbështet.

“Sot në New York, njëjtë si me çdo kryeministër shqiptar, me KM Albin Kurti, direkt, kritik dhe mbështetës.”, ka shkruar Lushi në profilin e tij në Facebook.

Përndryshe Kurti ka bërë më shumë se dy javë që po qëndron për vizitë në Amerikë.

Kurti u kritikua për mungesë të takimeve me nivele të larta të zyrtarëve amerikanë.

<b></b> Zogaj: Kryeministri i Kosovës po e lë Amerikën pa e taku asnjë anëtar të kabinetit të Biden-it

Zogaj: Kryeministri i Kosovës po e lë Amerikën pa e taku asnjë anëtar të kabinetit të Biden-it

Gazeta Nacionale

2 muaj më parë

00:14

2 muaj më parë

00:14

Analistri Petrit Zogaj, përmes një postimi në Facebook, ka komentuar vizitën e gjatë të kryeministrit Albin Kurti në SHBA.

Zogaj, vizitën e Kurtit në SHBA e konsideron shqetësuese si rezultat i mungesës se takimeve me anëtar të kabinetit të presidentit Biden.

"Nuk e priten as departamenti i shtetit, ku ka te caktuar nje te derguar special per Ballkanin.

Nuk e priten as ne departamentin e mbrojtjes, ku kane trupa ne Kosove, e ku kemi nje grup punues per anetaresim ne NATO dhe ku po kerkojme qe US te kete nje baze te perhershme te trupave ne Kosove.

Nuk e priten as ne departamentin e energjise, ku megjjthate Kosova mori 200 milion euro nga MCC", ka shkruar Zogaj në Facebook.

Postimi i plotë:

<b></b> Ish këshilltari i Kurtit: Mbështetja e një politikani ose partie politike nuk është akt patriotizmi

Ish këshilltari i Kurtit: Mbështetja e një politikani ose partie politike nuk është akt patriotizmi

Gazeta Nacionale

2 muaj më parë

23:09

2 muaj më parë

23:09

Ish këshilltari i kryeministrit Kurti, ka shkruar se shqiptarëve të diasporës duhet të bëhet e qartë se mbështetja për një politikan apo parti politike nuk është akt patriotizmi, e as kontribut kombëtar.

"Kontribut per shtetin e shoqnine eshte ndonje aktivitet i juaji personal pa e lidhe me politiken. Ndonje organizimin i shkembimit profesional dhe akademik, ndonje trajnim apo aktivitet falas ne Kosove e keshtu ngjashem", shkroi Berisha, në profilin e tij në Facebook.

Më poshtë mund të gjeni postimin e tij të plotë:

 

 

<b></b> Nuk ndalen ironitë me Kurtin, Avdiu: Qenka kthyer në rrugë të mbarë

Nuk ndalen ironitë me Kurtin, Avdiu: Qenka kthyer në rrugë të mbarë

Gazeta Nacionale

2 muaj më parë

23:09

2 muaj më parë

23:09

Analistja, Zana Avdiu ka ironizuar me një deklaratë të kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti në Amerikë.

Ajo ka cituar Kurtin kur ka thënë “Zoti e bekoftë Kosovën, shqiptarët dhe SHBA-të”.

Postimi i Avdiut:

Zoti e bekofte Kosoven, shqiptaret dhe SHBA-te.

-Albin Kurti

Koka kthy n’udhe t’mare. 

 

 

<b></b> Ironia e Halitit: Prej që shkoi Kurti në Amerikë, u hapën edhe 18 mijë vende pune

Ironia e Halitit: Prej që shkoi Kurti në Amerikë, u hapën edhe 18 mijë vende pune

Gazeta Nacionale

2 muaj më parë

23:09

2 muaj më parë

23:09

Analisti Afrim Haliti ka ironizuar me vizitën e Kurtit në ShBA, veçanërisht me numrin e vendeve të reja të punës, të pretenduara nga Vetëvendosje.

"Ky i jani (duke aluduar në Albinin) s’po e din që prej që ka shku janë hapë edhe 18 mijë vende të reja pune", shkroi Haliti

Më poshtë mund ta gjeni shkrimin e plotë:

Qe dy javë, ne si faktor i rëndësishëm jemi duke e diskutu punën e Rusisë. Mëqenëse ky Kongresmen paska harru me na u faleminderu për refugjatët Afgan. Ky i jani s’po e din që prej që ka shku janë hapë edhe 18 mijë vende të reja pune.

<b></b> Ironizon Olluri: Përparim Rama veç kur të na thotë rrini me një këmbë gjithë ditën

Ironizon Olluri: Përparim Rama veç kur të na thotë rrini me një këmbë gjithë ditën

Gazeta Nacionale

2 muaj më parë

23:08

2 muaj më parë

23:08

Analisti Parim Olluri, ka ironizuar me testimet e rrugëve nga kryetari i Prishtinës, Përparim Rama.

Olluri në një postim në facebook, ka thënë se kryetari i Prishtinës edhe ndonjë ditë, do t’i obligojë qytetarët të qëndrojnë me një këmbë.

POSTIMI PA NDËRHYRJE:

U kenaq me teste Perparim Rama.

Vec kur te na shtine nji dite me nejte me nje kambe tane diten.

“Hajdeni Prishtina e perjetimeve, ta kqyrim sa po keni kondicion”

1
1