Rrjete Sociale

LIVE:

Enver Robelli citon Hashim Thaçin: Janë veç 15 mijë e jo 60 mijë veteranë, qysh s’po ju vjen turp?

Përditësuar 9 ditë më parë

Enver Robelli citon Hashim Thaçin: Janë veç 15 mijë e jo 60 mijë veteranë, qysh s’po ju vjen turp?
<b>Enver Robelli citon Hashim Thaçin:</b> Janë veç 15 mijë e jo 60 mijë veteranë, qysh s’po ju vjen turp?

Enver Robelli citon Hashim Thaçin: Janë veç 15 mijë e jo 60 mijë veteranë, qysh s’po ju vjen turp?

Gazeta Nacionale

9 ditë më parë

23:28

9 ditë më parë

23:28

Publicisti Enver Robelli, përmes një statusi në Facebook, ka cituar deklaratën e ish-presidentit Hashim Thaçi, i cili kishte thënë se në Kosovë nuk kanë qenë më shumë se 15 mijë luftëtarë.

“E tash, sa veteran mbetën”, ka pyetur Robelli.

Ai ka akuzuar siç thotë "partitë e krimit të organiziuar" që nga buxheti i Kosovës të paguhen “votuesit e tyre”.

Qysh, bre, nuk ju vjen turp? Ndoshta pyetje heretike kjo. Sepse këta moti kanë pështyrë mbi çdo gjë fisnike, madje më së shumti mbi sakrificën e vajzave dhe djemve më të mirë të Kosovës që u nisën në luftë pa e ditur a do kthehen të gjallë. Disa u kthyen, e disa, fatkeqësisht, nuk u kthyen të gjallë. Mbi varret e tyre sot pështyjnë plaçkitësit. Dhe nga të gjallët kërkojnë vota – me rrena dhe me para të vjedhura nga buxheti. Ky llum ia vjedh Kosovës edhe dheun nën këmbë. Në emër të patriotizmit”, ka shkruar ndër tjerash ai.

<b>Gjinovci:</b> PSD po përdorë metodat për të cilat pohoi se ishte larguar nga Vetëvendosje

Gjinovci: PSD po përdorë metodat për të cilat pohoi se ishte larguar nga Vetëvendosje

Gazeta Nacionale

9 ditë më parë

17:45

9 ditë më parë

17:45

Analisti Rron Gjinovci ka kritikuar qasjen e Partisë Social Demokratike. Në pikëpamjen e tij, PSD po përdor metodat, përdorimi i të cilave sipas zyrtarëve të PSD-së i kishin shtyrë të largohej nga Vetëvendosje. 

Një nga këto metoda, që Gjinovci i quan "bolshevike", është rregullimi i marrëdhënieve me publikun nëpërmjet inskenimeve, për shembull, inskenimi i arrestimeve.

"Pse tash PSD po i përdor të njejtat metoda?", pyet Gjinovci.

<b>Olluri:</b> Linda Morina në protestë po doket pak si Albin Kurti

Olluri: Linda Morina në protestë po doket pak si Albin Kurti

Gazeta Nacionale

9 ditë më parë

15:04

9 ditë më parë

15:04

Gazetari e analisti, Parim Olluri ka shkruar se Linda Morina e cila ishte sot pjesëmarrëse në protestën e veteranëvë të UÇK-së, i është dukur atij paksa si kryeministri Kurti, i cili ishte pjesëmarrës në protestat studentore të 1 tetorit 1997.

Linda Morina ne proteste po doket pak si Albin Kurti i protestave studentore 1 tetorit te 97’es”, ka shkruar ai.

<b>Mirena: </b> Vetëm kur të bëhet 190 euro litri i naftës do të reagojmë

Mirena: Vetëm kur të bëhet 190 euro litri i naftës do të reagojmë

Gazeta Nacionale

9 ditë më parë

14:38

9 ditë më parë

14:38

Analisti Ilir Mirena ka reaguar në lidhje me rritjen e çmimit të karburanteve. 

Duke përditësuar çmimin e naftës, ai tha tregojë se vetëm kur të largohet pika në mes të numrave, e çmimi 1.90 të bëhet 190 euro, atëherë ne do të reagojme. “Wow, sa shtrenjt”, vetëm në atë situatë do të reagojmë, tha Mirena. 

Postimin e plotë mund ta gjeni më poshtë:

<b></b> Mushkolaj: Qeveria të gjejë zgjidhje të dinjitetshme për veteranët e UÇK-së

Mushkolaj: Qeveria të gjejë zgjidhje të dinjitetshme për veteranët e UÇK-së

Gazeta Nacionale

9 ditë më parë

14:03

9 ditë më parë

14:03

Analisti Imer Mushkolaj ka kërkuar nga Qeveria e Kosovës që të gjejë një zgjidhje të dinjetetshme për veteranët e UÇK-së.

Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka shkruar se kjo kategori është injoruar edhe nja partitë që më herët kanë qenë në pushtet.

Qeveria Kurti duhet të gjejë zgjidhje të dinjitetshme për veteranët e vërtetë të luftës. Megjithatë, nuk duhet harruar se nga partitë që ishin në pushtet, veteranët janë injoruar vite me radhë. Për herë të parë ata janë bërë me ligj 17 vjet pas luftës, në vitin 2016. Por ligji, produkt i pazareve partiake, nuk e ka rregulluar si duhet statusin e tyre, ka devalvuar kontributin e veteranëve të vërtetë dhe ka sjellë situatën, me të cilën po përballemi sot", ka shkruar ai.

<b>Vllahiu reagon për</b> protestën e veteranëve, citon shkrimtarin Victor Hugo

Vllahiu reagon për protestën e veteranëve, citon shkrimtarin Victor Hugo

Gazeta Nacionale

9 ditë më parë

12:55

9 ditë më parë

12:55

Ish-ambasadori i Kosovës, Arbër Vllahiu ka reaguar pas zhvillimeve të fundit në vend. Protestës së veteranëve dhe asaj për Trustin.

Vllahiu në shkrimin e tij në Facebook ka nënkuptuar që kryeministri Albin Kurti nuk duhet të ikë nga vetja.

Shkrimi i plotë i z. Vllahiu:

Kur të jemi të barabartë në një vend të dinjitetshëm e të zhvilluar, pa ikur nga vetvetja. Dhe shumë më mirë siç do të thoshte shkrimtari i madh francez, Victor Hugo:

“Në kohën që ne po jetojmë, të gjitha ëndërrimet janë zhdukur. Vështrimet janë përqëndruar tashmë jo mbi kokat e atyre që sundojnë, por mbi kokat e atyre që mendojnë”…

 

<b>Mirena:</b> Për mendjet korrekte të skenës sonë publike nuk ka rëndësi kauza, por kush po e thotë

Mirena: Për mendjet korrekte të skenës sonë publike nuk ka rëndësi kauza, por kush po e thotë

Gazeta Nacionale

9 ditë më parë

12:08

9 ditë më parë

12:08

Ilir Mirena nëpërmjet një postimi ka kritikuar disa reagime të atyre që ai i quan "mendje korrekte", të cilat e lidhin protesten e sotme, me partitë opozitare. 

"Sipas disa "mendjeve korrekte" te skenes sone publike duhet me e filtru se kush ka te drejte me i mbrojte veteranet e kush jo. Dmth, sipas tyre, nuk ka rendesi kauza, por kush po e thote..." shkroi Mirena, në llogarinë e tij në Facebook. 

Në fund ai tha se duhet "ngjallur Nane Tereza, e le te flet ajo per pagen e veteraneve".

<b>Latifi:</b>  Kjo nuk është protestë e veteranëve, por aksion politik i opozitës

Latifi: Kjo nuk është protestë e veteranëve, por aksion politik i opozitës

Gazeta Nacionale

9 ditë më parë

11:54

9 ditë më parë

11:54

Profesori i filozofisë, Blerim Latifi, ka komentuar ngjarjet e sotshme në parlamentin e Kosovës. 

Latifi mendon se këto ngjarjet e sotshme, "nuk janë protesta të veteranëve, por aksion politik i opozitës."

"Një veteran që proteston jashtë Kuvendit për pagën minimale ( të cilën duhet ta ketë patjetër), nuk do të lejonte që zëri i tij të përfaqësohej brenda në Kuvend nga profiterët milionerë të luftës e pasluftës", shkroi Latifi në postimin e tij.

Më tutje ai pohoi se ky është një ofendim i dyfishtë i veteranëve, fillimisht nga pushteti që i largoi nga lista e pagës minimale, së dyti nga opozita që i vendos në përdorim për lojëra politike.

Më poshtë mund të shihni postimin e plotë:

<b>Mushkolaj:</b> Hallet e veteranëve po qahen nga milionerët e pasluftës

Mushkolaj: Hallet e veteranëve po qahen nga milionerët e pasluftës

Gazeta Nacionale

9 ditë më parë

11:09

9 ditë më parë

11:09

Analisti Imer Mushkolaj ka reaguar në lidhje me zhvillimet e fundit në parlament të Kosovës.

Mushkolaj shkroi se hallet e veteranëve të luftës po qahen nga milionerët e pasluftës, të cilët kanë përfituar në emër të luftës. 

Postimin e plotë mund ta gjeni më poshtë:

<b></b> Olluri citon Albin Kurtin: “Shkoni në veri! Kënd po e ruani nga populli?”

Olluri citon Albin Kurtin: “Shkoni në veri! Kënd po e ruani nga populli?”

Gazeta Nacionale

9 ditë më parë

10:38

9 ditë më parë

10:38

Analisti Parim Olluri ka ironizuar me deklaratat e kryeministrit të vendit, Albin Kurti gjatë kohës sa ishte në opozitë, kur kritikonte prezencën e policisë nëpër protesta.

Tash Olluri ka ironizuar duke e cituar Kurtin.

“Albin Kurti dikur: Shkoni n’veri! Kend po e ruani prej popullit?”, ka shkruar Olluri në facebook.

Aktualisht po zhvillohet protesta e veteranëve të cilët kanë hyrë në oborrin e Kuvendit.

<b></b> Mirena në përkrahje të veteranëve të UÇK-së

Mirena në përkrahje të veteranëve të UÇK-së

Gazeta Nacionale

9 ditë më parë

10:23

9 ditë më parë

10:23

 Analisti politik Ilir Mirena, i cili ka qenë pjesë e UÇK-së, ka dalë sot në protestë për të përkrahur kërkesat e veteranëve të UÇK-së.

Veteranët  po kundërshtojnë miratimin e projektligjit, i cili ka përjashtuar këtë kategori nga rritja e pagës minimale.

Ata po kërkojnë nga Qeveria e Kosovës tërheqjen e këtij projektligji, i cili është miratuar në lexim të parë javën e kaluar.

Në anën tjetër, me qindra policë të njësive të ndryshme të Policisë, janë parë në afërsi të Kuvendit.

<b></b> Nushi: Veteranët protestojnë për kërkesa minimale, brenda Kuvendit janë milionerët  

Nushi: Veteranët protestojnë për kërkesa minimale, brenda Kuvendit janë milionerët  

Gazeta Nacionale

9 ditë më parë

10:08

9 ditë më parë

10:08

 Aktivisti i PSD-së, Nol Nushi, ka dalë në protestën e veteranëve të UÇK-së.

Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka shkruar se veteranët protestojnë për kërkesa minimale, brenda Kuvendit janë milionerët.   

“Këtu protestojnë veteranët për një kërkesë minimale. Brenda në kuvend janë milionerët, këtu jashtë nuk po i shoh”, ka shkruar ai.

<b></b> Zeka: Me u tall me veteranët turli zuzari, turli magari, turli zhapini e turli hardhuce, është turp

Zeka: Me u tall me veteranët turli zuzari, turli magari, turli zhapini e turli hardhuce, është turp

Gazeta Nacionale

10 ditë më parë

09:51

10 ditë më parë

09:51

Gazetari Milaim Zeka ka reaguar për protestën e sotem të veteranëve të UÇK-së, duke thënë kjo kategori meritojnë me shumë se paga minimale.

Zeka thotë se është turp që të tallet me ta siç i quan ai: turli zuzari, turli magari, turli zhapini e turli hardhuce.

Shkrimi i plotë i z. Zeka:

Veterani meriton shume me shume se sa paga minimale.

Vetranet jane ata qe na sollen diten per me u ba milionera, deputet e politikan qe as brek ne bythe nuk kane pasur. Tash, me u talle me ta turli zuzari, turli magari, turli zhapini e turli hardhuce, eshte turp.

Edhe keta po kerkojne pastrimin e listave, po me ata pune merret drejtesia, jo politika.

Uroje qe protesta te shkoje e qete.

Rrofte UÇK-ja dhe NATO-ja

<b></b> Reagon Ibrahimi: E dhimbshme se si qeveria e dëboi festivalin e Dua Lipës

Reagon Ibrahimi: E dhimbshme se si qeveria e dëboi festivalin e Dua Lipës

Gazeta Nacionale

10 ditë më parë

08:14

10 ditë më parë

08:14

Opinionisti Ilir Ibrahimi, ka reaguar pasi festivali Sunny Hill u zhvendos për në Tiranë, pasi Ministria e Pushtetit Lokal, u vonua tej mase me procedurat.

Ibrahimi ka shkruar në facebook se ky fakt, është i dhimbshëm për Kosovën.

POSTIMI:

Përzënia e festivalit Sunny Hill nga Qeveria e Kosovës është e dhimbshme dhe sjell shumë humbje jo vetëm në ekonomi por edhe në imazhin e shtetit.

Por ajo që do të duhej të na frikësonte dhe zgjojë nga letargjia, është fakti se me sa lehtësi qeveria e merr një vendim të tillë.

Nëse me kaq lehtësi dëbohet një festival që mban emrin e Dua Lipas, çfarë tjetër është e gatshme të bëj kjo qeveri me këtë mentalitet vendimarrës.

Quo vadis Kosovë

<b>Gashi:</b> Dojnë me çky Kosovën prej dashnisë - Haradinajt 200 hektarë, Sunny Hill 17 hektarë...

Gashi: Dojnë me çky Kosovën prej dashnisë - Haradinajt 200 hektarë, Sunny Hill 17 hektarë...

Muharrem Kafexhiu

10 ditë më parë

00:07

10 ditë më parë

00:07

Analisti Shkëlzen Gashi ka ironizuar me kërkesën e fundit të themeluesit dhe organizatorit të Sunny Hill, Dukagjin Lipa.

Tutje ai, përmes një postimi në rrjetin social "Facebook" shkroi se njerëzit po duan ta çkyjnë Kosovën nga dashnia.

Gashi vazhdoi se përveç kësaj kërkese nga "dashnia", Kosova humbi 2500 hektarë nga fshati Dëbëllde i Vitisë, 8000 nga Çakorri, 200 sosh nga Haradinaj, 24 nga Manastri i Deçanit dhe 17 nga Sunny Hill.

<b>Baraliu</b> citon Kenedin: Kosova ka nevojë për Duan, jo Dua për ne

Baraliu citon Kenedin: Kosova ka nevojë për Duan, jo Dua për ne

Muharrem Kafexhiu

10 ditë më parë

00:05

10 ditë më parë

00:05

Analisti Bleron Baraliu është bërë pjesë e debatit për Sunny Hill.

Lidhur me këtë, ai citoi ish-presidentin amerikan, Kenedy, duke kujtuar fjalët: mos pyet çka mund të bëjë shteti për ty, por çka mund të bësh ti për shtetin.

Më poshtë edhe postimi i plotë.

<b>Ish-këshilltari</b> i Kurtit kritikon avokatët e Thaçit dhe të tjerëve: Mjerim pasha Zotin

Ish-këshilltari i Kurtit kritikon avokatët e Thaçit dhe të tjerëve: Mjerim pasha Zotin

Muharrem Kafexhiu

10 ditë më parë

00:04

10 ditë më parë

00:04

Ish-këshilltari i Albin Kurtit, Durim Berisha, ka zhvlerësuar punën e ekipeve mbrojtëse në Hagë.

Sipas Berishës, ata nuk kanë ditur se kur lejohet ankesa kushtetuese, pavarësisht se paguhen miliona euro.

Ai ka bërë një krahasim në mes të Gjykatës Speciale dhe gjykatave në Kosovë, duke i nënvlerësuar ato të vendit.

 

1
1