
Kryetari i lidhjes së historianëve: Krye akademiku Kraja; një pseudo akademik
Gazeta Nacionale
28 ditë më parë
23:28
28 ditë më parë
23:28
Kryetari i lidhjes së historianëve "Ali Hadri", dega e Deçanit, përmes një reagimi në faqën e tij në Facebook, e ka quajtur ‘pseudo akademik’ kryetarin e Akademisë së Shkencave të Kosovës, Mehmet Kraja.
“Krye akademiku Mehmet Kraja, një pseudo akademik, sonte paska kërkuar zbatimin e aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese të Kosovës për pronat dhe Ndërmarrjet "Apiko" dhe "Iliria", prona këto në afërsi të Manastirit të Deçanit”
Imeraj këtë epitet, Krajës ja dha pasi ky i fundit i ftuar në emisionin ‘Pressing’ kërkoi zbatimin e aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese për pronat dhe Ndërmarrjet “Apiko” dhe “Iliria”, prona të cilat janë në afërsi të Manastirit të Deçcanit.
Tutje Imeraj, zotit Kraja ja jep edhe një epitet, atë të shërbëtorit të devotshëm të partisë dhe shtetit jugosllavë.
“Kraja, si shërbëtor i devotshëm i partisë dhe shtetit jugosllavë, duhet të dijë se vendim i Gjykatës Kushtetuese bazën e ka në ligjet e kohës së Millosheviqit të periudhës së viteve 1990-1999.
Krye akademiku Kraja, me mirë e ka të dal me qëndrim si Akademi në lidhje më ligjet e kohës së Millosheviqit, ligje të cilat po e sfidojnë shtetin e Kosovës se sa të kërkon zbatimin e tyre.
Dorëheqja e juaj duhet të jetë akt moral”, shkroi Imeraj në Facebook.
Postimi