Rrjete Sociale

LIVE:

Analistët tallen me Liburn Aliun pas intervistës - debati i 3 qershorit në rrjetet sociale

Përditësuar 22 ditë më parë

Analistët tallen me Liburn Aliun pas intervistës - debati i 3 qershorit në rrjetet sociale
<b></b> Zogiani-Aliut: Edhe në gjumë të më pyesin, e di sa e kam ble metrën e katrorit të banesës

Zogiani-Aliut: Edhe në gjumë të më pyesin, e di sa e kam ble metrën e katrorit të banesës

Gazeta Nacionale

22 ditë më parë

00:32

22 ditë më parë

00:32

Aktori Jeton Zogiani ka komentuar deklaratën e ministrit Liburn Aliu se nuk e di saktësisht çmimin me të cilin e bleu banesën.

Zogiani ka thënë se edhe në gjumë me e pyet, e di sa e ka blerë metrën e katrorit të banesës.

Postimi i plotë:

<b></b> Ramadani për aferën “jaranat e Liburnit”: Kemi të bëjmë me haraç e shantazhim

Ramadani për aferën “jaranat e Liburnit”: Kemi të bëjmë me haraç e shantazhim

Gazeta Nacionale

22 ditë më parë

23:46

22 ditë më parë

23:46

Analisti Shkodran Ramadani ka shkruar rreth aferës “jaranat e Liburnit”, duke thënë se përgjimet treguan se kemi të bëjmë me haraç.

Ai ka thënë se projektuesi i kontraktuar nga Ministria e Infrastrukturës praktikisht e shantazhon kryesin e punëve.

Postimi i plotë:

<b>Feraj i VV-së</b> kërkon Bashkim Kombëtar sot, nuk merret me skandalin e ryshfetit

Feraj i VV-së kërkon Bashkim Kombëtar sot, nuk merret me skandalin e ryshfetit

Gazeta Nacionale

22 ditë më parë

23:44

22 ditë më parë

23:44

Një ndër aktivistët më të zëshëm e më të spikatur të Lëvizjes Vetëvendosje në rrjete sociale, profesori Hysamedin Feraj, nuk ka reaguar ende fare për skandalin e madh të publikuar nga Gazeta Nacionale me ryshfetin në Ministrinë e Infrastrukturës. 

Ai nuk e ka botuar asnjë status prej datës 25 maj, pra para nëntë ditësh (sot është data 3 qershor). 

Sidoqoftë, ai e ka mbajtur gjatë gjithë kësaj kohe intro-n e tij ku shkruan se mendon që "bashkimi kombëtar duhet bërë sot!" 

Feraj në të kaluarën ka qenë shumë i zëshëm në denoncimin e skandaleve të ndryshme nga pushtetet e mëhershme. 

<b></b> Xhevdet Pozhari thumbon Liburn Aliun: Nuk të kujtohet çmimi i banesës në Marigona, veç kur s’e paguan vet

Xhevdet Pozhari thumbon Liburn Aliun: Nuk të kujtohet çmimi i banesës në Marigona, veç kur s’e paguan vet

Gazeta Nacionale

22 ditë më parë

23:37

22 ditë më parë

23:37

Analisti Xhevdet Pozhari ka reaguar rreth deklaratës së Liburn Aliut, ministër i Ministrisë së Inrastrukturës, për banesën në Marigona, e cila sipas Aliut kushtoi shumë më lirë në fillim.

Pozhari ka thënë se Aliut nuk i kujtohet saktë çmimi veç kur nuk e paguan vet.

Postimi i plotë:

<b></b> Nushi: Liburn Aliu po shpartallohet me shpejtësinë e shprëndarjes së vajit në tepsi

Nushi: Liburn Aliu po shpartallohet me shpejtësinë e shprëndarjes së vajit në tepsi

Gazeta Nacionale

22 ditë më parë

22:34

22 ditë më parë

22:34

Anëtari i Partisë Socialdemokrate, Nol Nushi, është tallur me paraqitjen e Liburn Aliut në “Pressing”.

Për ta përshkruar këtë, Nushi ka gjetur rastin të përdorë deklartatën e zëvedësminitrit Blerim Sallahu.

“Shpartallimi i Ministrit live ne TV po shkon me shpejtesine e shperndarjes se vajit ne tepsi!”, ka shkruar Nushi në Facebook.

 

 

 

 

 

 

<b></b> Parim Olluri qeshet me deklaraten e Liburn Aliut për Martin Berishajn

Parim Olluri qeshet me deklaraten e Liburn Aliut për Martin Berishajn

Gazeta Nacionale

22 ditë më parë

22:26

22 ditë më parë

22:26

Analisti Parim Olluri përmes një postimi në Facebook ka ironizuar me deklaratën e ministrit Aliu i cili tha në emisionin ‘Pressing’ të T7, se “Unë e njoh Martin Berishajn, kam respekt për të.”

Olluri i bën me dije Aliut se edhe Berishaj do ta respektoj atë një ditë.

<b></b> Mirena për intevistën e Liburn Aliut: Ma mirë mos t’kish dalë, si Martin Berishajt që s’po i nihet zani

Mirena për intevistën e Liburn Aliut: Ma mirë mos t’kish dalë, si Martin Berishajt që s’po i nihet zani

Gazeta Nacionale

22 ditë më parë

22:22

22 ditë më parë

22:22

Analisti Ilir Mirena ka komentuar paraqitjen e Liburn Aliut në “Pressing”, pas publikimit të skandalit nga Nacionale, në ministrinë të cilën ai e udhëheq.

Mirena vlerëson se Aliu ishte në siklet të madh, gjersa e krahason me ambasadorin e Kosovës në Kroaci, Martin Berishajn, i cili poashtu është i përfshirë në një skandal.

“N’siklet t’madh qenka!

Ma mire t’kish ra mos dal hiq n’interviste… Si Martin Berishajt qe s’po i nihet zani, me shpresen qe harrohet…”, ka shkruar Mirena në “Facebook”.

<b></b> Liburn Aliu viktimizohet, Parim Olluri tallet me të: Drejtësi për Liburn Aliun

Liburn Aliu viktimizohet, Parim Olluri tallet me të: Drejtësi për Liburn Aliun

Gazeta Nacionale

22 ditë më parë

22:22

22 ditë më parë

22:22

Ministri i Infrastrukturës, Liburn Aliu, ka folur rreth përgjimeve të publikuara nga Gazeta Nacionale në episodin e tretë të “Ditarit të Buzhalës”.

Ai ishte i ftuar në emisionin Pressing ku ka folur në lidhje me përgjimet që janë puvblikuar nga Nacionale.

Ishte analisti Parim Olluri i cili është tallur me Liburn Aliun, i cili ka kërkuar drejtësi për të.

“Drejtësi për Liburn Aliun”, ishte statusi i Parim Ollurit në Faecbook.

<b>Ilir Mirena për Liburn Aliun:</b> Goxha mire duhet t’i kesh punët me ble banesë në Maeigona Hill, vec për biznes

Ilir Mirena për Liburn Aliun: Goxha mire duhet t’i kesh punët me ble banesë në Maeigona Hill, vec për biznes

Gazeta Nacionale

22 ditë më parë

22:19

22 ditë më parë

22:19

Analisti Ilir Mirena përmes një postimi në Facebook ka thënë se goxha mirë duhet me i pas punët me ble banesë në Marigona Hill duke i’u referuar ministrit Librun Aliu.

“Dmth me pritë me ju rrit vlera edhe me e shitë”, shkroi Mirena.

Postimi:

<b></b> Nushi për Liburn Aliun: Nuk e din njeri a është ministër i VV-së apo Elon Musk

Nushi për Liburn Aliun: Nuk e din njeri a është ministër i VV-së apo Elon Musk

Gazeta Nacionale

22 ditë më parë

22:08

22 ditë më parë

22:08

Anëtari i Partisë Socialdemokrate, Nol Nushi, ka komentuar një dekratë të ministrit Aliu, në të cilën flet për blerjen e një banese në lagjen Marigona Hill.

Libur Aliu deklaroi se e ka blerë atë banesë për të mos banuar në të, por për ta shitur më shtrenjtë. Aliu tha se ai nuk e di sa ka qenë çmimi për m2 kur e ka blerë këtë pronë.

Nushi, në formë tallje e kritike njëkohësisht, shkroi : “Nuk e din njeri a o minister i VV apo Elon Musk”

<b>Manxhuka flet si</b> zëdhënës i Aliut, përsërit fjalët e ministrit rreth aferës "Jaranat e Liburnit"

Manxhuka flet si zëdhënës i Aliut, përsërit fjalët e ministrit rreth aferës "Jaranat e Liburnit"

Gazeta Nacionale

22 ditë më parë

22:08

22 ditë më parë

22:08

Zëdhënësi i VV-së, Arlind Manxhuka, është deklaruar rreth intervistës së Liburn Aliut, ministër i Infrastrukturës, për aferën “Jaranat e Liburnit”.

Në mënyrë tipike siç i shkon për shtati një zëdhënësi, Manxhuka ka përsëritur fjalët e Aliut. Madje, ai ka përdorur termin e njëjtë “flluskë”, me të cilin iu referua Aliu përgjimeve të Nacionales.

<b>Nushi për ministrin Aliu:</b> Ministri e ka mizën mas veshi

Nushi për ministrin Aliu: Ministri e ka mizën mas veshi

Gazeta Nacionale

22 ditë më parë

21:57

22 ditë më parë

21:57

Anëtari i PSD-së, Nol Nushi përmes një postimi në Facebook, tha se ministri e ka mizën mas veshi duke iu referuar deklaratës së ministrit Liburn Aliu se "Kur degjuam qe ka pergjim, u pergaditem cka po na del",

“Mos e vet se të kallxon vet”, shkroi Nushi në Facebook.

<b></b> Rrusta e PSD-së: Veç në një qeverisje si kjo të korruptuarit shiten për trima e heronj

Rrusta e PSD-së: Veç në një qeverisje si kjo të korruptuarit shiten për trima e heronj

Gazeta Nacionale

22 ditë më parë

21:56

22 ditë më parë

21:56

Anëtarja e Partisë Socialdemokrate, Teutë Rrusta, ka thënë se veç në një qeveri si kjo e Kurtit i korruptuari bëhet trim e hero.

Nëprmjet një postimi në rrjetin social “Facebook”, Rrusta u shpreh se ata i kanë narrativat sikur të ishin prej betony.

“Veç në qeverisje si kjo e sotit shitet për trim e hero i korruptuari. Narrativat e tyre janë si me qenë prej betoni. Rrafshojnë çdo dileme. Janë të padepërtueshëm.”, ka shkruar ajo.

<b>Kryeziu për Liburn Aliun :</b>  Para se të dilte në TV, do të duhej të kishte dhënë dorëheqje

Kryeziu për Liburn Aliun : Para se të dilte në TV, do të duhej të kishte dhënë dorëheqje

Gazeta Nacionale

22 ditë më parë

21:30

22 ditë më parë

21:30

Drejtori i KDI-së, Ismet Kryeziu, ka komentuar paraqitjen e ministrit Liburn Aliu në “Pressing” gjatë natës së sontme, duke thënë që njëherë do të duhej të kishte ndërmarrë vendime tjera.

Pas skandalit të publikuar nga gazeta Nacionale, Kryeziu thotë se ministri Aliu do të duhej të kishte pezulluar këshilatarin e tij e të kishte dhënë dorëheqje nga pozita e ministrit.

“Por para se të dilte në TV, ministri duhet të kishte ndërmarrë disa veprime që tregojnë përgjegjësi publike dhe forcojnë vlerat dhe standardet në luftën kundër korrupsionit.

Së pari, ai duhet të pezullojë këshilltarin e tij të përfshirë në aferën korruptive!

Edhe së dyti pas pezullimit të këshilltarit, të jep dorëheqjen nga posti i ministrit.”, ka shkruar Kryeziu në Facebook.

 
<b>Mushkolaj për garën presidenciale në Shqipëri:</b> Ndoshta një ushtarak mundet me e pastru bërllogun që e ka bo politika atje

Mushkolaj për garën presidenciale në Shqipëri: Ndoshta një ushtarak mundet me e pastru bërllogun që e ka bo politika atje

Gazeta Nacionale

22 ditë më parë

20:35

22 ditë më parë

20:35

Analisti Imer Mushkolaj përmes një postimi në Facebook ka reaguar pas propozimit të gjeneralit Bajram Begaj për president të Shqipërisë, njëherësh edhe shef i shtabit të përgjithshëm të ushtrisë shqiptare.

Mushkolaj ka thënë se u ndoshta Begaj do ta pastroj bërllogun që e ka bërë politika atje.

Postimi:

<b>Petrit Zogaj: </b> VV po synon denigrimin e medies, pushteti e kontrollon veç RTK-në

Petrit Zogaj: VV po synon denigrimin e medies, pushteti e kontrollon veç RTK-në

Lirim Krasniqi

22 ditë më parë

19:59

22 ditë më parë

19:59

Analisti Petrit Zogaj ka shkruar në Facebook në lidhje me atë se si LV po tenton ti denigrojë mediat në Kosovë dhe se sipas tyre, çdo gjë që del nga media është një “fake neës”

Petrit Zogaj ka thënë se pushteti aktual nuk ka kontroll mbi shumicen e mediave ne Kosove, perjashtimisht mbi RTK-ne, dhe si zevendesim per kete, LV dhe pushteti i saj po nderton nje strategji te denigtimit te medias ne pergjithesi, duke thene qe giithcka qe vjen nga mediat eshte nje “fake neës.”

Ky është postimi I Petri Zogajt:

<b>Ish-këshilltari</b> i Kurtit aludon në korrupsionin e Liburn Aliut: Kosova s'po ndryshon për të mirë

Ish-këshilltari i Kurtit aludon në korrupsionin e Liburn Aliut: Kosova s'po ndryshon për të mirë

Gazeta Nacionale

22 ditë më parë

19:58

22 ditë më parë

19:58

Juristi i njohur, Durim Berisha, që është edhe ish-këshilltar i kryeministrit Albin Kurti, ka aluduar në korrupsionin e Liburn Aliut, ministër i Ministrisë së Infrastrukturës.

Në një postim në Facebook, Berisha ka shkruar se me “hajna të komunës të Prishtinës si ministra”, nuk ndryshon Kosova.

<b>Pozhari:</b> 5.700 euro më mirë me i'a nda familjeve të fukarave se sa plaçkagjinjve të BIK-ut

Pozhari: 5.700 euro më mirë me i'a nda familjeve të fukarave se sa plaçkagjinjve të BIK-ut

Gazeta Nacionale

22 ditë më parë

19:55

22 ditë më parë

19:55

Analisti Xhevdet Pozhari lidhur me shtrënjtimin e Haxhit ka reaguar në një postim në Facebook duke thënë se 5.700 euro është shumë më mirë me ja nda familjeve të fukarave se sa siç i quan ai, “plaçkagjinjve të BIK-ut për haxh”.

Postimi i plotë:

<b>Pozhari</b> për çmin e lartë të haxhit: Është plaçkitje që fillon me bismilah

Pozhari për çmin e lartë të haxhit: Është plaçkitje që fillon me bismilah

Gazeta Nacionale

22 ditë më parë

19:33

22 ditë më parë

19:33

Analisti Xhevdet Pozhari ka reaguar për çmimin e lartë të haxhit, e të cilin e bëri publik BIK sot gjatë ditës.

5700 euro kushton këtë vit ceremonia e haxhit.

Për Pozharin kjo është plaçkitje që fillon me “bismilah”.

Postimi i plotë:

<b></b> Mushkolaj: Deputetët e votuan Specialen, prandaj gjykon në emër të popullit

Mushkolaj: Deputetët e votuan Specialen, prandaj gjykon në emër të popullit

Gazeta Nacionale

22 ditë më parë

19:04

22 ditë më parë

19:04

Analisti Imer Mushkolaj përmes një postimi në Facebook ka thënë se Gjykata Speciale është votuar me vullnet të plotë, e votuesit e saj janë edhe përfaqësues të popullit.

Kësisoji, sipas Imerit, edhe Gjykata i merr vendimet në emër të popullit, që është diçka e thjeshtë për ata që e kuptojnë.

Postimi i plotë:

1
1