Debati i datës 5 qershor - Nga 'Rolexi' i Sveçles deri te rizgjedhja e Haradinajt kryetar i AAK-së
<b>Matoshi: </b> Kjo kombëtare ka nevojë për një psikolog

Matoshi: Kjo kombëtare ka nevojë për një psikolog

Gazeta Nacionale

22 ditë më parë

00:17

22 ditë më parë

00:17

Analisti Halil Matoshi ka komentuar ndeshjen mes Kosovës dhe Greqisë, ku "dardanët" u mposhtën me rezultatin 0-1 në “Fadil Vokrri”.

Për Matoshin, “Kombëtarja kosovare nuk funksionon” dhe sipas tij lojtarët sillen me papërgjegjshmëri në fushë.

“Kjo kombëtare ka nevojë për nji psikolog ose nashta edhe nji mësues që i motivon me u ngjitë në nivel të nji kombëtarje! Me i mbajtë veshë ngjyrat kombëtare të Kosovës së rilindun p’ej hini, e t’lame me gjak, cep me cep, asht kreni që duhet me t’i dridhë gjujt, që kur intonohet himni e deri në fishkëllimen e fundit të arbitrit”, ka shkruar Matoshi në Facebook.

Sipas, Matoshit, jo të gjithë lojtarët kanë “edukim kombëtar kosovar” dhe trajneri Giresse nuk e njeh mentalitetin ballkanik sipas Matoshit.

"Disa nga lojtarët janë të prirun nga mentaliteti inferior i emigrantit e disa janë mendjemdhaj. Disa edhe sillen me demeli”, mendon Matoshi.

<b>Syla:</b> Mos po mendoni që Albini ka me ju fitu lojën?

Syla: Mos po mendoni që Albini ka me ju fitu lojën?

Muharrem Kafexhiu

22 ditë më parë

22:40

22 ditë më parë

22:40

Valon Syla ka ironizuar me angazhimin e futbollistëve të Kosovës, duke i pyetur mos rastësisht kanë pritur që Albini t'ua fitonte ndeshjen.

Përmes një postimi në rrjetin social "Facebook", Syla u ka kërkuar atyre që të lëvizin më shumë, përcjell Gazeta Nacionale.

Më poshtë edhe postimi i plotë.

/Nacionale/

<b></b> Gëzim Kelmendi me gjuhë vulgare, ofendon rëndë komunitetin LGBTQI+

Gëzim Kelmendi me gjuhë vulgare, ofendon rëndë komunitetin LGBTQI+

Gazeta Nacionale

22 ditë më parë

21:58

22 ditë më parë

21:58

Kreytari i partisë Fjala, Gëzim Këlmendi përmes një postimi në Facebook ka sulmuar komunitetin LBTQI+.

Lidhur me këtë ngjarje, Kelmendi ka ironizuar me terma të ashpër duke thënë se pushteti ateisto-komunist i Kurtit dhe Osmanit pas përmirësimit të jetës se qytetarëve, tash kanë vendosur të realizojnë një projekt të madh(siç e quan ai).

 “Nesër po fillon java e atyre që anusin e kanë merak dhe fecesin e prekin pak!

Pushteti ateisto-komunist Kurti-Osmani,  i mveshur me petkun e demokracisë dhe i nënshtruar ndaj masonizmit dhe sorosizmit, pas "realizimit" të të gjitha premtimeve dhe pas "përmirësimit" të jetës së qytetarëve në Kosovë, ka vendosur ta realizoi edhe një "projekt të madh”, ka shkruar Kelmendi mes tjerash.

Postimi i plotë:

<b></b> Valon Syla tallet me Ramush Haradinajn që u rizgjodh kryetar i AAK-së

Valon Syla tallet me Ramush Haradinajn që u rizgjodh kryetar i AAK-së

Gazeta Nacionale

22 ditë më parë

18:27

22 ditë më parë

18:27

Analisti Valon Syla, përmes një postimi në Facebook ka ironizuar me rizgjedhjen e Ramush Haradinajt kryetar të AAK-së.

“Demokracia po ecë.

Zgjedhjet kishin qenë të rregullta në AAK. Ramushi Kryetar. Dihet.”, shkroi Syla.

<b></b> Deputeti Dimal Basha paralajmëron vizitë në Amerikë i veshur me fustanellë?

Deputeti Dimal Basha paralajmëron vizitë në Amerikë i veshur me fustanellë?

Gazeta Nacionale

23 ditë më parë

14:01

23 ditë më parë

14:01

Kryetari i Miqësisë me Amerikën, Dimal Basha, paralajmëron vizitë në Amerikë me fustanelë?

Kryetari i Grupit të Miqësisë e Kosovës me Amerikën, Dimal Basha, ka përkujtuar takimin e parë të Fan Nolit me Faik Konicën në Boston të Amerikës.

Në këtë pasazh që besohet të jetë shkruar nga ish kryeministri shqiptar Fan S. Noli ndahen përshtypjet e ardhjes së Faik Konicës me fustanellë në Boston.

“E merrja me mend se sa do të dëfreheshin ata djem po të më shihnin duke ecur me një burrë të veshur me fustanellën shqiptare.” – shkruante Noli në atë kohë.

Marrë parasysh ndarjen e kujtimeve të Nolit për përshtypjen e mirë që kishte bërë veshja me fustanelë nga Faik Konica, a mund të jetë ky një paralajmërim nga deputeti për një vizitë me fustanelë shqiptare drejt ShBA-ve?

Një gjë e tillë potencialisht do të mund t’i rriste edhe gjasat për takim në Shtëpinë e Bardhë.

Basha është një ndër deputetët më të zëshëm të Vetëvendoses në rrjete sociale dhe zakonisht lë përshtypje interesante me deklarimet e tij.

MË POSHTË GJENI POSTIMIN E PLOTË:

<b></b> Berisha për orën e Sveçlës: Akrepat një mbi një në Rolex - sheiku po mendon për Ty

Berisha për orën e Sveçlës: Akrepat një mbi një në Rolex - sheiku po mendon për Ty

Gazeta Nacionale

23 ditë më parë

11:40

23 ditë më parë

11:40

Opinionistja, Kimete Berisha, është përfshirë në gjestin e ministrit të Brendshëm, Xhelal Sveçla i cili e refuzoi orën e markës së njohur ‘Rolex’.

Berisha ka thënë se sheiku po mendon për ministirin duke u tallur me refuzimin e dhuratës nga ana e tij.

“Akrepat një mbi një në Rolex. Sheiku po mendon për Ty!”, ka shkruar ajo.

Shkrimi i znj. Berisha:

 

<b></b> Smajljaj flet për çrregullimin e demokracisë në Kosovë

Smajljaj flet për çrregullimin e demokracisë në Kosovë

Gazeta Nacionale

23 ditë më parë

09:12

23 ditë më parë

09:12

Profesori Avdi Smajljaj ka komentuar se si në demokracinë e Kosovës ka një çrregullim të sektorëve që duhet t’i përgjigjen qytetarëve.

Smajljaj ka thënë se shoqëria civile në Kosovë është më larg qytetarëve sesa politikanë e nivelit qëndror dhe atij komunal.

Anomali e demokracisë te ne.Shoqëria civile te ne është më larg qytetarëve, më e paarritshme nga qytetarët, sesa politikanët e byrokratët në nivel qëndror e komunal, madje edhe atë ndërkombëtar. Edhepse politikanët e byrokratët e të tre niveleve në demokracinë tonë janë të paqasshëm e padukshëm nga qytetarët. Në aspektin e integrimit e mobilizimit të qytetarëve, dhe organizimit e mbrojtjes së interesave të tyre.”, ka shkruar ai në profilin e tij në Facebook.

Shkrimi i plotë i z. Smajljaj:

 

 

<b></b> Pas diasporës, Valon Syla merret edhe me prishtinasit: Disa duan rrogë veç pse janë të Prishtinës

Pas diasporës, Valon Syla merret edhe me prishtinasit: Disa duan rrogë veç pse janë të Prishtinës

Gazeta Nacionale

23 ditë më parë

23:48

23 ditë më parë

23:48

Gazetari Valon Syla ka vazhduar me sarkazmat e tij, tashmë të njohura.

Pas diasporës, ai ka filluar të ironizojë edhe me prishtinasit, përcjell Gazeta Nacionale.

Sipas tij, disa syrresh nga kryeqyteti mendojnë se janë specialë, veç pse kanë lindur në Prishtinë.

"Do prej tyne preson edhe me marrë rrogë për këtë punë", shkroi mes tjerash Syla.

Më poshtë edhe postimi i plotë.

/Nacionale/

 

 

<b></b> Zyrtari i VV-se hyn në konspiracione, jep versionin e tij per ministrin Aliu

Zyrtari i VV-se hyn në konspiracione, jep versionin e tij per ministrin Aliu

Gazeta Nacionale

23 ditë më parë

23:48

23 ditë më parë

23:48

Zyrtari i VV-së, Arbër Zaimi përmes një postimi në Facebook ka dalur në mbrojtje të ministrit Liburn Aliu.

Zaimi ka thënë se Ministri Liburn Aliu, bashkë me Hysen Durmishin e Florent Ramçajn brenda 1 viti ia kanë shpëtuar qindra miliona euro Kosovës, të cilat ishin duke shkuar në xhepat e hajnave.

“Vetëm në segmentin e autostradës Kijevë - Zahaç Liburni me shokë ia kanë shpëtuar Kosovës 130 milion euro. Ajo rrugë ishte parashikuar të bëhej me 200 milion euro, tash po realizohet vetëm me 70 milion euro.”

Tutje, Zaimi thotë se Liburni, Hyseni e Florenti po sulmohen prej inati nga ata që nuk i vodhën dot 130 milionë euro.

“Në fund të mandatit të qeverisë së kaluar ata shpejt e shpejt lidhën “memorandume” me Komunat, të pajustifikuara, vetëm sa për të kaluar paratë atje. 35 milion euro të “memorandumeve” abuzive ua ka ndalë ministri Liburn Aliu, menjëherë sapo ka ardhë në pushtet. E kuptoni pse e sulmojnë.”

Në fund ai thotë se janë 195 milionë euro që Liburn Aliu i ka hequr prej dhëmbëve të peshkaqenëve.

Postim i plotë:

<b></b> Kajtazi: Asnjë pushtet nuk e ka mbrojtur krimin e korrupsionin, sikur pushteti i Kurtit

Kajtazi: Asnjë pushtet nuk e ka mbrojtur krimin e korrupsionin, sikur pushteti i Kurtit

Gazeta Nacionale

23 ditë më parë

23:47

23 ditë më parë

23:47

Analisti Vehbi Kajtazi, ka reaguar pas intervistës së ministrit, Liburn Aliu mbrëmë, ku foli për aferën korruptive në Ministrinë e Infrastrukturës.

Kajtaiz ka shkruar në Twitter, se pushteti i Kurtit, është kampion në mbrojtjen e krimit e korrupsionit.

“Asnje pushtet nuk e ka mbrojte krimin dhe korrupsionin e vete sic po e mbron pushteti i Albin Kurtit.  #MarigonaHill, #Oligarkia, #RasimMerlaku”, ka shkruar Kajtazi.

Ndryshe, mbrëmë Liburn Aliu i ka mohuar akuzat për korrupsion në ministrinë e tij, duke thënë se janë shpifje.

 

 

<b></b> “Kjo është shenjë e mirë” – Pse po e lavdëron Valon Syla më në fund Vetëvendosjen?

“Kjo është shenjë e mirë” – Pse po e lavdëron Valon Syla më në fund Vetëvendosjen?

Gazeta Nacionale

23 ditë më parë

23:46

23 ditë më parë

23:46

Analisti, Valon Syla ka reaguar nëpërmjet një postimi në facebook për intervistën e djeshme të ministrit, Liburn Aliu.

Syla e ka lavdëruar VV-në, duke thënë se është shenjë e mirë që zyrtarët e kësaj partie po flasin në media.

“Mire ështe qe Vetëvendosja ka fillu me dal me fol në media e me u arsyetu, sikur Liburn Aliu mbrame në T7. Kjo është shenjë se e kanë pa që po dëmtohen duke mos dhënë llogari ndaj publikut... te kqyrim çka kanë me thonë tutje”, ka shkruar Syla në Facebook.

<b></b> Berisha: Sharlatanizmi i avokatëve duhet të ndëshkohet

Berisha: Sharlatanizmi i avokatëve duhet të ndëshkohet

Gazeta Nacionale

23 ditë më parë

23:46

23 ditë më parë

23:46

Juristi Burim Berisha ka kritikuar jo profesionalizimin e avokatëve në Kosovë.

Në profilin e tij në “Faceboo”, ai ka shkruar se në vendet perëndimore sharlatanizmi i njerëzve të këtij profesioni ndëshkohet, duku iu marrë licenca.

Sipas tij, vetëm në këtë mënyrë mund të profesionalizmi i avokatit.

 

 

1
1