I gjithë debati i 15 majit - Kryetemë e ditës: Ftesa e dyshimtë e Jahja Kokajt për në Paris

I gjithë debati i 15 majit - Kryetemë e ditës: Ftesa e dyshimtë e Jahja Kokajt për në Paris

14.05.2022 00:12

Kjo rubrikë do të përcjellë direkt rrjedhën e debatit publik që ndodh në Internet. Në këtë përcjellje do të përfshihen të gjitha figurat e rëndësishme publike, por edhe qytetarë të rëndomtë kur marrin vëmendje publike.

Tjera nga autori:
<b>U prit nga Albin Kurti me nderime,</b> ishi i VV-së e quan paqavër kryeministrin tonë

U prit nga Albin Kurti me nderime, ishi i VV-së e quan paqavër kryeministrin tonë

Gazeta Nacionale

2 muaj më parë

22:40

2 muaj më parë

22:40

Ish-anëtari i Lëvizjes Vetëvendosje, Ajvaz Berisha, i cili në vitin 2018 kishte aderuar në VV, si duket është thellësisht i penduar për kalimin e tij në këtë subjekt.

Ajvazaj tashmë nuk e kursen gjuhën e ashpër ndaj Kurtit e cili në atë kohë e priti krahëhapur bashkangjitjen e tij në parti.

Në një postim të avokatit Xhevdet Smakiqi, i cili thotë se kryeministri Kurti rrezikon raportet speciale me Amerikën, ka komentuar edhe ish-anëtari i VV-së, Ajvaz Berisha.

“Paqavër është ky mashtrues”, i thotë Berisha Kurtit në postimin e Smakiqit.

Ajvaz Berisha, i njohur si komandant “Tigri” shpeshherë ka qenë i përmendur në lidhje me vrasjes e ish ushtarit të UÇK-së, Bedri Curri, gjë të cilën Berisha e kishte mohuar.

I pyetur për të kaluarën e Berishajt, Kurti kishte thënë se "Për të kaluarën e nuk mund të garantoj për njerëzit se çfarë kanë bërë në jetët e tyre në hollësi”.

 

<b>Latifi:</b> Viti 2022 do ta shënohet si viti në të cilin u bë shkrumb e hi miti i rikthimit të Rusisë

Latifi: Viti 2022 do ta shënohet si viti në të cilin u bë shkrumb e hi miti i rikthimit të Rusisë

Gazeta Nacionale

2 muaj më parë

21:21

2 muaj më parë

21:21

Profesori Blerim Latifi, në një postim në Facebook, i ka bërë një analizë ngjarjeve të fundit në Evropë, ku Finlanda dhe Suedia janë shumë afër anëtarësimit në NATO.

Pas konfirmimit zyrtar nga këto vende se do të mbushin formularin e aplikimit, ka reaguar Turqia dukë paralajmëruar NATO-n në rast se ndodhë një gjë e tillë.

Pas kësaj, ka reaguar shteti numër 1 në botë duke paralajmëruar Erdoganin.

Latifi thotë se duket që Erdogani nuk do të jetë në gjendje të ndihmojë Rusinë në këtë aspket, sepse sipas tij, mjafton një ‘ngrehje veshi e Uashingtonit’.

Tutje, analisti dhe profesori i Filozofisë tha se viti 2022 do të shenoj fundin e mitit të rikthimit të superfuqisë ruse.

Postimi:

<b></b> Maliqi për Vuçiqin: Synon ta parandalojë me çdo kusht shtetësinë e Kosovës

Maliqi për Vuçiqin: Synon ta parandalojë me çdo kusht shtetësinë e Kosovës

Gazeta Nacionale

2 muaj më parë

17:27

2 muaj më parë

17:27

Njohësi i çështjeve politike, Agon Maliqi në një postim në rrjetin social Twitter, ka komentuar nervozizmin e presidentit serb, për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës.

Maliqi ka thënë se deklaratat e fundit nga presidenti serb, janë një zig-zag retorik.

“Një tjetër zig-zag retorik i Vuçiqit duke iu përshtatur zhvillimeve të javës së kaluar. Kthehet me një retorikë luftarake kundër perëndimit, duke e akuzuar si hipokrit e brutal, duke rezervuar hidhërim të veçantë për Berlinin e me disa fjalë të mira për Francën. Pas sulmeve mediale kundër Putinit për goditjen me thikë pas shpine Serbisë për Kosovën, ai tani është rikthyer duke treguar mirëkuptim për pozicionin e Rusisë. Përfundoi në stilin e Enver Hoxhës duke e akuzuar perëndimin se nuk kanë parime”, shkroi Maliqi.

“Ajo që rikonfirmon kjo retorikë dhe shpallje e fushatës së çnjohjes, është se objektivi i Vuçiqit mbetet të parandalojë me çdo mjet konsolidimin e shtetësisë së Kosovës. Është një burim kyç i fuqisë së tij të vetos mbi rajonin”, shtoi Agon Maliqi.

<b>Smajljaj</b> ironizon me ministren Hajdari

Smajljaj ironizon me ministren Hajdari

Gazeta Nacionale

2 muaj më parë

16:28

2 muaj më parë

16:28

Analisti Avdi Smajljaj, ka ironizuar me lajmin se ministrja Hajdari ka shndërruar ministrinë si "kolegj privat" i të favorizuarve të saj.

Smajljaj ironizoi duke kërkuar mundësi që ai dhe një shok i tij të ndjekin kurse të tilla. "Nese nuk behet ketu, a ka mundesi ne ndonje kurs tjeter, jo patjeter ne Harvard, ben edhe Oxford, ose MIT, ose te pakten ne Princeton", shkroi  Smajljaj.

Postimin e plotë mund ta gjeni më poshtë:

<b></b> Kritikat për qasjen e qeverisë në dialog, Kusari-Lila aktivizohet edhe në vikend

Kritikat për qasjen e qeverisë në dialog, Kusari-Lila aktivizohet edhe në vikend

Gazeta Nacionale

2 muaj më parë

16:22

2 muaj më parë

16:22

Shefja e Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes, Mimoza Kusari-Lila ka reaguar ndaj kritikëve të qeverisë, se dialogu me Serbinë ka stagnuar.

Deputetja Lila ka thënë se edhe kritikat për guximin, janë mungesë e reflektimit nga përvoja e deritashme.

Ajo ka thënë se guximi nuk është i barabartë me çmendurinë.

POSTIMI I PLOTË:

Kritikat nga qarqe brenda dhe jashtë vendit për stagnim në procesin e dialogut, jo vetëm që po tregojnë mungesën e reflektimit në përvojën e deritashme të pasukseshme në këtë proces, por edhe po synojnë të krijojnë bindjen e rreme se është Kosova ajo që nuk është konstruktive.

Për ata brenda vendit, të mundohesh të dëmtosh Qeverinë duke dëmtuar vendin, nuk është as mençuri dhe as patriotizëm.

Për ata jashtë vendit, është Serbia ajo që aspak nuk qëndron në linjë me parimet e demokracisë dhe lirisë. Rasti i fundit i agresionit Rus ndaj Ukrainës, dhe rreshtimi i Serbisë krah Rusisë, është treguesi më i mirë i mungesës së çfarëdo vetëdije të Serbisë për demokraci, liri dhe integritet territorial të shteteve të pavarura.

Guximi asnjëherë nuk është i barazvlefshëm me çmendurinë, përkundrazi. Prandaj, nuk është guxim ngarendja për të dëmtuar integritetin e sovranitetin e vendit. Madje kjo që po theksohet si guxim është frika më e madhe.

As ecja me çdo kusht përkundër dëmit që i bëhet vendit nuk është as progres e as alternativë ndaj stagnimit. Kombinimi i këtyre dy frazave ''guxim'' dhe ''stagnim'' në sensin e ngritjes së një urgjence për të nënshkruar me Serbinë përveçse ka qenë logjikë e negociimit të deritashëm është e rrezikshme dhe cënon pozicionin e Republikës së Kosovës.

Miftaraj ironizon: Këshilltarët po e shohin buxhetin e shtetit si bankomat personal

Gazeta Nacionale

2 muaj më parë

15:30

2 muaj më parë

15:30

Drejtori i Institutit të Kosovës për Drejtësi, Ehat Miftaraj ka komentuar raportimet se këshilltarë të kryeministrit Kurti e zv/kryeministrit Bislimi, po trajnohen jashtë shtetit me para të taksapguesve.

Miftaraj ka shkruar se këta këshilltarë, i shërbejnë interesave personale e të partisë.

Postimi i Miftarajt:

Trajnimi dhe specializimi i zyrtarëve publik në fusha me interes për politikat zhvillimore, duhet të jetë prioritet për secilen qeveri.

Ama, trajnimi dhe specializimi i këshilltarëve politik, nuk është as më pak e as më shumë se keqpërdorim i autoritetit dhe shfrytëzim i mundësive që të jep pushteti.

Nga këshilltarët politik që shfrytëzojnë pushtetin mu shkollu me financa të shtetit, nuk  mund të pritet se i sherbejne te mires se pergjithshme, por interesave personale, interesave te liderit dhe partise ne pushtet.

Me fjale tjera keta e shohin buxhetin e shtetit si bankomat personal.

<b>Rrustemi:</b> Këta si Valon Murati, po dëmtojnë pozicionin e Kosovës

Rrustemi: Këta si Valon Murati, po dëmtojnë pozicionin e Kosovës

Gazeta Nacionale

2 muaj më parë

14:41

2 muaj më parë

14:41

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje Adnan Rrustemi, ka kritikuar analistët që pohojnë se Kurti nuk ka guxim të arrijë marrëveshje me Serbinë, duke marrë shembull Valon Muratin, si një prej tyre. Ai tha që së paku tri dëme këta i shkaktojnë dialogut.

 Së pari, këta qartazi nënkuptojnë se bëhet fjalë për një marrëveshje të dëmshme. Guxim për koncesione të reja ndaj Serbisë, thotë Rrustemi.

 Së dyti, ata i dobësojnë pozicionin Kosovës. Duke e sulmuar Kryeministrin Kurti e jo Serbinë, pavetëdijshëm po ia dobësojnë pozicionin Kosovës, pohon Rrustemi.

 Së treti, sipas Rrustemit këta po i vënë fajin Kosovës. Duke e fajësuar Kurtin e jo Vuçiqin, po ia bartin fajin Kosovës dhe jo Serbisë siç edhe e ka, e cila nuk është e interesuar as për dialog e as për marrëveshje, përfundoi Rrustemi.

Postimin e plotë mund ta gjeni më poshtë:

<b></b> Deputetët e pushtetit i gëzohen dekoratave të Kurtit në Amerikë

Deputetët e pushtetit i gëzohen dekoratave të Kurtit në Amerikë

Gazeta Nacionale

2 muaj më parë

13:11

2 muaj më parë

13:11

Shefja e grupit parlamentar të Vetëvendosjes, Mimoza Kusari-Lila e ka vlerësuar si lajm të bukur për ditën e diel, një mirënjohje që kryeministri Albin Kurti e mori në Amerikë.

Në një psotim në facebook, ajo ka shkruar se dekorata e Kurtit ka vlerë për Kosovën.

“Senati i Iowas, ShBA, i ka ndarë kryeministrit Kurti dekoratën për qëndrueshmëri karakteri, përkushtim në shërbim dhe për kontributin për lirinë e Kosovës dhe drejtësinë e paqen ndërkombëtare. Vlerat dhe parimet e lirisë, demokracisë dhe kontributit për drejtësi e paqe, janë vlera univerzale dhe kur ato ndahen në mes shteteve që rrugëtimin e kanë pakontestueshëm të lidhur njëra me tjetren, e bën lidhjen më të fuqishme dhe të ardhmen e përbashkët më të ndritshme!”, ka shkruar Kusari-Lila.

Edhe deputeti tjetër i Grupit parlamentar të VV-së, Haxhi Avdyli e ka cilësuar si lajm të mirë dekorimin e Kurti nga shteti i Iowas.

Anëtari i Listës Guxo, ka thënë se Kosova është në drejtim të duhur.

“Sa lajm i mirë për Kosovën, ky forcim i marrëdhënieve me SHBA. KOSOVA e rreshtuar krah aleatëve, po ecën sigurtë, dhe në drejtimin e duhur.”, ka shkruar Avdyli në profilin e tij në Facebook.

<b></b> Hamiti: Të mos komentojmë pa lidhje për politikën e Jashtme

Hamiti: Të mos komentojmë pa lidhje për politikën e Jashtme

Gazeta Nacionale

2 muaj më parë

10:00

2 muaj më parë

10:00

Anëtari i Lidhjes Demokratike të Kosovës [LDK], Muhamet Hamiti, ka komentuar për debatin që po bëhet pas aplikimit të Kosovës për anëtarësim në Këshillin e Evropës.

Hamiti ka bërë thirrje që të kemi kujdes nga lajmet që bëhen nga mediat serbe.

Ai është shprehur optimist për pranimin e Kosovës në KE, duke thënë se “gjasat janë të mira, por jo punë e kryer”.

Shkrimi i plotë i z. Hamiti:

Komentariati ynë duhet të jetë më i kujdesshëm, sidomos për politikë të jashtme. E morën disa të mirëqenë median serbe dhe komentuan qysh s’duhet për qëndrimin e Francës ndaj aplikimit të Kosovës për anëtarësim në Këshillin e Evropës. Thanë fjalë që s’thuhen. Disa prej tyre tue mendue që dijnë diçka. Ndoshta marrin mësim, sepse i kanë bërë dëm Kosovës. Dhe i bëjnë nëse vazhdojnë të komentojnë pa lidhje.

Në ndërkohë, Qeveria duhet të punojë mirë, me mend, për anëtarësim të Kosovës në Këshillin e Evropës. Të mos e marrë punë të kryer këtë anëtarësim që në fillim të procedurave. Gjasat për anëtarësim janë të mira, por jo punë e kryer.

<b>Jahja Kokaj</b>  pyetet se kur do ta lansojë raketën, fajtorë i dalin edhe gazetarët

Jahja Kokaj pyetet se kur do ta lansojë raketën, fajtorë i dalin edhe gazetarët

Gazeta Nacionale

2 muaj më parë

22:22

2 muaj më parë

22:22

Deputeti i Lëvzjes Vetëvendosje, Jahja Kokaj, ka pasur një përgjigje të çuditshme, pasi është pyetur nga një komentues se kur do ta lansojë raketën.

Ai pasi bëri disa shpjegime të pa kuptueshme, fajësoi gazetarët, duke iu thënë atyre “disa injoranta të pa shkolluar gazetarë”.

Kjo nuk është hera e parë që një anëtar i VV-së fyen gazetarët.

 

<b>Bëhet horë </b> profesori i gazetarisë Milazim Krasniqi pasi transmetoi lajmin e rremë

Bëhet horë profesori i gazetarisë Milazim Krasniqi pasi transmetoi lajmin e rremë

Gazeta Nacionale

2 muaj më parë

19:54

2 muaj më parë

19:54

Profersori i gazetarisë, Milazim Krasniqi ka rënë pre e lajmeve të rreme, duke transmetuar një lajm që e ka lexuar diku në medie.

Krasniqi nga lajmi që i kishte bërë përshtypje ka nxjerrë edhe një mesazh, pa e kuptuar se lajmi ishte “fake neës”.

Në rubrikën e komenteve, një ndjekës i profesorit Krasniqi në rrjetin social “Facebook”, ia ka vërtetuar se është lajm i rremë, pas hulumtimeve që ka bërë.

Më poshtë gjeni lajmin e transmetuar nga Krasniqi dhe komentin që i dëshmon se është lajm i rremë (Foto):

<b>Shasha: </b> G7 asnjë fjalë për Ballkanin e Hapur

Shasha: G7 asnjë fjalë për Ballkanin e Hapur

Gazeta Nacionale

2 muaj më parë

18:55

2 muaj më parë

18:55

Drejtori i Institutit “EPIK”, Demush Shasha, ka reaguar pas lajmit se G7 u bëri thirrje Kosovës e Serbisë që t’i implementojnë marrëveshjet e kaluara dhe të angazhohen në mënyrë konstruktive në dialog.

Sipas Shashës, kjo nënkupton se rruga evropiane e Kosovës dhe Serbisë realizohet vetëm përmes dialoghut.

Tutje, Shasha ka nënvizuar se në thirrjen e G7 nuk ka pasur asnjë fjalë për Ballkanin e Hapur dhe se hapja e negociatave për Kosovën nuk është përmendur.

Më poshtë gjeni postimin e plotë në “Facebook”:

<b></b> Flutura Kusari: E informuam në detaje përfaqësuesin special të Gjermanisë, për lirinë e shprehjes në Kosovë

Flutura Kusari: E informuam në detaje përfaqësuesin special të Gjermanisë, për lirinë e shprehjes në Kosovë

Gazeta Nacionale

2 muaj më parë

17:48

2 muaj më parë

17:48

Juristja e të drejtës së mediave, Flutra Kusari, përmes një postimi në Facebook, ka treguar se e ajo së bashku me kolegë të saj, janë takuar me Manuel Sarrazin, përfaqësues special i Gjermanisë, në Kosovë.

Ajo tha se atë e informuan në detaje për gjendjen e mediave në Kosovë

"Dje u takuam dhe filluam bashkepunimin me Manuel Sarrazin, perfaqesuesin special te qeverise gjermane per shtete e Ballkanit. Nder te tjera, u informua ne detaje per gjendjen e lirise se shprehjes dhe te mediave ne Kosove". ka shkruar Kusari

<b></b> Reagon edhe Milaim Zeka: Fitore Pacolli në protestë kundër Liburn Aliut

Reagon edhe Milaim Zeka: Fitore Pacolli në protestë kundër Liburn Aliut

Gazeta Nacionale

2 muaj më parë

17:01

2 muaj më parë

17:01

Pjesëmarrja e Fitore Pacollit në protestën e qytetarëve të Klinës kundër ndërtimit të fabrikës së çimentos, po vazhdon të nxisë shumë reagime.

Analisti Milaim Zeka, ka thënë se pjesëmarrja e Pacollit në këtë protestë, është edhe kundër ministrit Liburn Aliu.

Postimi i Zekës pa ndërhyrje:

Fitore Pacolli ne proteste kunder Liburn Aliut

E para eshte deputete e VV-se, i dyti minister, nga e njejta parti. Fitoreja ka shku me protestu kunder zhvillimit ekonomik te vendit te saje. Gjiganti boteror, Thysengrup, me baze ne Gjermani, Zotit shyqyr po don me hy ne Kosove, me ndertu nje fabrike te çimentor, me i punesu nja 500 veta, edhe mu ba pike referimi per investitoret e tjere boteror, te cilet duan me ardhe me investu ne Kosove.

Po kjo e gjitheditura, Fitore Pacolli, qe rrotullohet neper çdo ngjarje e kercen si zorra ne prushe, na paska shku me mbrojte ambientin.

Shikoni sa hipokrit jane keta VV-ja? E para deputete, i dyti minister!!!

<b></b> Mirena për pjesëmarrjen e Fitore Pacollit në protestë: Hipokrizia ka emër

Mirena për pjesëmarrjen e Fitore Pacollit në protestë: Hipokrizia ka emër

Gazeta Nacionale

2 muaj më parë

16:12

2 muaj më parë

16:12

Sot në Klinë është organizuar një protest, kundër ndërtimit të një fabrike të çimentos.

Në mesin e protestuesve u pa edhe deputetja e Vetëvendosjes, Fitore Pacolli.

Ndaj kësaj ka reaguar analisti Ilir Mirena, i cili këtë veprim e ka vlerësuar si hipokrizi.

Postimi i Mirenës:

Deputetja e VV’se, Fitore Pacolli, paska shku sot ne protesten e banoreve te Klines kunder ndertimit te nje fabrike te çimentos atje…

Deputete, sa shkon atje sa me dal para kamerave edhe me fitu naj troh simpati prej qytetareve, shko pyeti ministrat e partise tende se a ka pelqim mjedisor per kete fabrike, a ka leje mjedisore, e nese ka, kush ua ka leshu, kur, si… etj., etj…

Hipokrizia ka emer!…😜

<b></b> Ironizon Smajljaj: Nuk e kam shiju ndjenjën me u shkollu me pare të popullit

Ironizon Smajljaj: Nuk e kam shiju ndjenjën me u shkollu me pare të popullit

Gazeta Nacionale

2 muaj më parë

15:22

2 muaj më parë

15:22

Analisti, Avdi Smajljaj ka ironizuar pas raportimeve se disa këshilltarë të kryeministrit Kurti e Besnik Bislimit, kanë mbajtur disa kurse me para të shtetit.

Në një postim në facebook, Smajljaj ka ironizuar duke thënë se këtë ndjenjë nuk e ka provuar asnjëherë.

POSTIMI I SMAJLJAJT:

Besoj është ndjenjë interesante me u shkollu me pare të popullit, gogja njëfarë lezeti duhet me qenë.

E ndjenjë edhe ma interesante duhet të jetë kur qeveria ti jep paret e popullit per me u shkollu, e pastaj edhe kthehesh e ofendon e sulmon atë qeveri.

Ndjenjën me u shkollu me pare të familjes e kam shiju, edhe me pare tu u mundu me punu edhe vetë edhe atë e kam shiju, gogja sakrificë është.

Këtë ndjenjën me pare te popullit, jo asnjëherë.

Kush është nër dardha, hanë dardha.

<b>Murtezaj:</b> ”Aplikimi nuk do të thotë anëtarësim”

Murtezaj: ”Aplikimi nuk do të thotë anëtarësim”

Gazeta Nacionale

2 muaj më parë

14:10

2 muaj më parë

14:10

Profesori i të Drejtës Ndërkombëtare Valon Murtezaj, ka sqaruar mbi kompliksitetin e anëtarësimit të mundshëm të Kosovës në Këshillin e Evropës.

Ai në një shkrim në Facebook ka tërhequr vërejtjen, për mos ekzaltim para kohës, pasi sipas tij, duhet ende shumë punë.

Proceset e anëtarësimit në organizata ndërkombëtare janë shumë komplekse dhe unike për secilën organizatë. Një format i njëjtë nuk zbatohet në të gjitha aplikimet.

Kur flasim për diplomacinë multilaterale duhet të jemi të ndërgjegjshëm se është një formë delikate e politikës së jashtme dhe të bërit diplomaci. Aty kërkohen teknika tjera, krijime aleancash, debate dhe komunikim i përditshëm.

Diplomacia në përgjithësi është politikë e jashtme, qeverisje, por është edhe sjellje diplomatike shumë delikate.

Aplikimi nuk do të thotë anëtarësim.

Pra, nuk duhet të ketë ekzaltime të parakohshme. Nuk mund të avancohet nëse një proces aplikimi për anëtarësim konsiderohet si një punë e thjeshtë rutinore, apo thjeshtë e drejtë për të aplikuar”, ka shkruar Murtezaj.

<b></b> Murtezi: Anëtarësimi në KE nuk është i lehtë, duhet komunikim dhe kapacitete njerëzore

Murtezi: Anëtarësimi në KE nuk është i lehtë, duhet komunikim dhe kapacitete njerëzore

Gazeta Nacionale

2 muaj më parë

12:41

2 muaj më parë

12:41

Ish-zëvendësministri i Punëve të Jashtme, Valon Murtezi, ka treguar se anëtarësimi i Kosovës në Këshill të Evropës nuk është punë e lehtë.

Ai ka vlerësuar se anëtarësimi në organizata ndërkombëtare është punë shumë komplekse.

Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka shkruar se për anëtarësim të tilla kërkohen teknika tjera, krijime aleancash, debate dhe komunikime të përditshme. “Dhe kryesorja, për të dalur me sukses duhet shumë komunikim, me të vërtetë shumë komunikim, shumë respekt për palët, shumë të kuptuar të palëve, krijim dhe kultivim i marrëdhënieve me anëtarët e organizatës nga te cilët pret përkrahje dhe vote pozitive”, ka shkruar Murtezi.

 

Postimi i tij i plotë:

Anëtarësimi në Këshillin e Evropës

Proceset e anëtarësimit në organizata ndërkombëtare janë shumë komplekse dhe unike për secilën organizatë. Një format i njëjtë nuk zbatohet në të gjitha aplikimet.

Kur flasim për diplomacinë multilaterale duhet të jemi të ndërgjegjshëm se është një formë delikate e politikes së jashtme dhe te bërit diplomaci. Aty kërkohen teknika tjera, krijime aleancash, debate dhe komunikim i përditshëm.

Diplomacia në përgjithësi është politike e jashtme, qeverisje, por është edhe sjellje diplomatike shume delikate.

Aplikimi nuk do te thotë anëtarësim. Pra nuk duhet të ketë ekzaltime të parakohshme. Nuk mund të avancohet nëse një proces aplikimi për anëtarësim konsiderohet si një punë e thjeshtë rutinore, apo thjeshtë e drejtë për të aplikuar.

Dhe kryesorja, për të dalur me sukses duhet shumë komunikim, me të vërtetë shumë komunikim, shumë respekt për palët, shumë të kuptuar të palëve, krijim dhe kultivim i marrëdhënieve me anëtarët e organizatës nga te cilët pret përkrahje dhe vote pozitive.

Pastaj duhet alokuar burimet e nevojshme njerëzore qe duhet te jenë profesionale dhe diplomatike te duhura.

Diplomacia e Kosovës duhet ti ketë këto parasysh.

P.S. Në foto me kolegë dhe bashkëpunetorë të vyer të Qeverisë se Republikës se Kosoves dhe me kolegë nga Këshilli i Evropës në dhjetor 2016

<b></b> Agon Maliqi: “Gjermania të na ndihmojë, dështimi nuk është opsion"

Agon Maliqi: “Gjermania të na ndihmojë, dështimi nuk është opsion"

Gazeta Nacionale

2 muaj më parë

11:46

2 muaj më parë

11:46

Analisti politik Agon Maliqi, ka reaguar pas tweet-it të të dërguarit special të Gjermanisë për Ballkanin Perëndimor, Manuel Sazarrin, ku ky i fundit i dha mbështetje të fuqishme Kosovës në synimin e saj për anëtarësim në Këshill të Europës.

Sipas Maliqit, mbështetja e Gjermanisë është e rëndësishmë, por kërkon nga Gjermania dhe Britania e Madhe të i ndihmojë Kosovës, edhe në mbledhjen e votave, të nevojshmë për tu bërë anëtarë në Këshill.

Ky lloj i gjuhës së qartë nga i dërguari i Gjermanisë në Ballkanin Perëndimor është shumë i mirëpritur dhe i rëndësishëm. Megjithatë, do të jetë po aq e rëndësishme që Gjermania dhe Britania e Madhe të ndihmojnë për t’u siguruar që të mos ketë pengesa midis disa njohësve kryesorë në Evropë. Ky moment është i rëndësisë së madhe ku dështimi nuk është një opsion” ka shkruar Maliqi në Twiter.

<b></b> Raci: Ka kaluar koha e dialogut teknik me Serbinë

Raci: Ka kaluar koha e dialogut teknik me Serbinë

Gazeta Nacionale

2 muaj më parë

11:21

2 muaj më parë

11:21

Analisti politik Gazmir Raci ka reaguar pasi Kosova dhe Serbia kanë dështuar sërish për arritjen e një marrëveshje për targat në Bruksel.

Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka shkruar se koha e dialogut teknik me Serbinë ka kaluar.

Sipas tij, tani është momenti i arritjes së marrëveshjes finale me Serbinë, e cila duhet të përmbaj njohje reciproke.

Postimi i tij plotë dhe pa ndërhyrje:  

Ka kaluar koha e dialogut teknik!

Ai ka qene i dobishem ne fillim per arritjen e marreveshjeve te para ne mes te dy shteteve dhe hapja  e rruges se Kosoves drejt BE-se dhe mekanizmave rajonal e me gjere.

Tashme kur ka kaluar me shume se nje dekade, ai nuk ka me asnje kuptim.

Duhet vetem Marreveshja finale ligjerisht obligative per njohje reciproke ne kufijt aktual, ashtu sic ka qene e dakorduar me faktorin nderkombetar.

Pastaj ekipet qeveritare ne nivele teknike mund ta vazhdojne diskutimin per ceshtje te tilla. POR fillimisht NJOHJA nuk ka tjeter opcion. Kjo çka po provohet tash eshte vetem humbje kohe.

Nese Serbia nuk eshte e gatshme ta njoh Kosoven, duhet mbyllur zyrtarisht kete dialog dhe te provohen njohjet nga 5shja e BE-se. Vetem koordinimi me tandemin SHBA-Gjermani mund ti ve kapak kesaj pune.

KOHA PER VENDIME TE FORTA.

1
1