Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, e ka quajtur Kosovën “fanar të demokracisë” derisa ka cituar pjesë nga raportet ndërkombëtare në një mbledhje të partisë së tij ku dukej me një çehre shumë të ngrysur. Por, këto deklarime të Kurtit janë kundërshtuar nga ana e Demush Shashës, drejtorit të institutit EPIK.
Shasha ka kontestuar konstatimet e kryeministrit tonë në mënyrë të ashpër.
“Kryeministri Kurti qe disa herë po përdor fjalinë se “Kosova është fanar i demokracisë në rajon” dhe në këtë drejtim citon raportet ndërkombëtare. Por raportet ndërkombëtare nuk janë tavolinë suedeze që të citosh vetëm pjesët që të pëlqejnë. Në fjalët e Franklinit: “Gjysmë të vërtetat janë shpesh rrenat më të mëdha”. - ka shkruar z. Shasha në profilin e tij në Facebook.
Aktivisti i shoqërisë civile ka përmendur raportin e Freedom House specifikisht e në të cilin “Kosova është larg vendi me demokraci më të dobët në rajon”.
Në pjesën e mëposhtme të statusit të tij, z. Shasha i jep edhe disa këshilla që mund të konsiderohen të vyeshme prej kryeministrit.
Ndërkohë, ky është një tekst i Nacionales në lidhje me deklaratat shumë optimiste të Kurtit dhe çehret e tij aspak optimiste gjatë mbledhjes së sotme.
S T A T U S I I SH A SH Ë S:
Kryeministri Kurti qe disa here po përdor fjalinë se “Kosova është fanar i demokracisë në rajon” dhe në këtë drejtim citon raportet ndërkombëtare. Por raportet ndërkombëtare nuk janë tavolinë suedeze që të citosh vetëm pjesët që të pëlqejnë. Në fjalët e Franklinit: “Gjysmë të vërtetat janë shpesh rrenat më të mëdha”.
Është e vërtet që vitin e kaluar, sipas Freedom House, Kosova ka bërë progres më të madh vjetor në avancimin e demokracisë. Por, po ashtu, sipas Freedom House, Kosova është larg vendi me demokraci më të dobët në rajon. Në skenarin më të mirë, sot Kosova sheh dritën në fund të tunelit të vet demokratik, por kurrsesi nuk mund të jetë fanar demokratik për të tjerë.
Dhe në fund duke lënë raportet ndërkombëtare anash, pse është demokracia e Kosovës fanar për psh Malin e Zi ku gjallëria demokratike brenda një viti prodhoj dy qeveri të ndryshme dhe ku sapo u inaugurua një Kryeministër minoritar? Apo për Maqedoninë e Veriut e cila viteve të fundit jo vetëm kaloj nëpër tranzicion të jashtëzakonshëm demokratik, por edhe vazhdon të këtë një jetë vibrante demokratike?
Prandaj, unë them të lëmë ne rajonin rahat dhe t’i kthehemi vetës e të shohim se si mund sigurojmë se qytetarët e Kosovës kanë arsim dhe shëndetësi më të mirë se qytetaret e Malit të Zi. Prej kësaj njerëz edhe do të kanë hair. Prej pompozitetin dhe narracionit politik nuk do kanë asnjë hair të vetëm.