<b></b> “Amnesty” thotë se dëshmitë tregojnë që rusët kanë kryer krime lufte afër Kievit

“Amnesty” thotë se dëshmitë tregojnë që rusët kanë kryer krime lufte afër Kievit

06.05.2022 12:22

Organizata “Amnesty International” tha të premten se ka dëshmi bindëse që trupat ruse kanë kryer krime lufte, përfshirë ekzekutimin jashtëgjyqësor të civilëve, kur rusët kishin pushtuar një zonë afër kryeqytetit ukrainas.

Civilët gjithashtu përjetuan abuzime si “të shtëna të pamatura dhe torturë” në duart e forcave ruse gjatë misionit të dështuar për ta pushtuar Kievin në fazën e hershme të luftës, tha në një raport grupi i njohur për të drejtat e njeriut.

“Këto nuk janë incidente të izoluara. Këto janë goxha shumë pjesë e modelit kudo që forcat ruse e kishin kontrollin e një qyteze ose fshati”, tha Donatella Rovera e organizatës “Amnesty International”.

Raporti i kësaj organizate është dëshmia më e re për dokumentimin e krimeve të luftës, të kryera nga forcat ruse, kur ato e pushtuan zonën në veriperëndim të Kievit, përfshirë qytezën Buça, ku autoritetet ukrainase thonë se mbi 400 civilë janë vrarë.

Organizata tha se ka dokumentuar 22 raste të vrasjes së paligjshme nga forcat ruse, shumica e të cilave ishin ekzekutime të qarta jashtëgjyqësore.

Tjera nga autori:
1