<b></b> Azia nuk mund ta shpëtojë Putinin nga embargoja energjitike e BE-së

Azia nuk mund ta shpëtojë Putinin nga embargoja energjitike e BE-së

26.04.2022 15:56

Problemet infrastrukturore, presioni politik, dhe kërkesa e ulët mund të pengojnë Azinë në furnizimet e saj me energji nga Rusia.

 

I përkulur përpara, me krahët e mbështetur në tavolinën e tij, Vladimir Putin dha një mesazh të qartë drejtuesve të sektorit energjetik të vendit në fillim të këtij muaji: atyre u duhej të planifikonin një rënie të importeve perëndimore duke zhvendosur fokusin e tyre nga Evropa në Azi.

Nga këndvështrimi i Kremlinit, kjo direktivë ka kuptim. Shtetet e Bashkuara, Mbretëria e Bashkuar dhe Australia kanë ndaluar tashmë importin e energjisë ruse. Dhe Bashkimi Evropian është nën presion në rritje nga SHBA dhe anëtarë si Polonia dhe Lituania me embargo ndaj naftës dhe gazit rus në përgjigje të luftës Moskës në Ukrainë.

Mirëpo një sërë kufizimesh infrastrukturore, presioni politik dhe kërkesa e dobët ekonomike mund të pengojë tregjet aziatike të absorbojnë furnizimet me energji të cilat do të shkonin në Evropë, e të cilat ka mundësi që Brukseli t’i ndalojë të gjitha hidrokarburet ruse, thonë analistëve. Në vendet e zhvilluara evropiane shkojnë pothuajse dy të tretat e eksporteve të gazit të Rusisë dhe gjysma e shitjeve të saj të naftës.

Shumica e tubacioneve ruse janë ndërtuar gjeografikisht për t'i furnizuar tregjet evropiane dhe nuk mund të furnizojnë Azinë. Dy nga klientët më të mëdhenj aziatikë të Rusisë – Japonia dhe Koreja e Jugut – janë aleatë perëndimorë të cilët ka të ngjarë të përballen me presion të madh nga SHBA-ja për të shmangur çdo rritje të importeve të energjisë. Kina, importuesi më i madh i naftës ruse, po përjeton një ngadalësim ekonomik për shkak të mbylljeve të COVID-19 që vetëm sa do të zvogëlojnë kërkesat e saj energji.

"Nëse BE-ja vazhdon me një embargo të plotë, nuk e shoh se si tregjet aziatike do të jenë në gjendje ta kompensojnë atë kërkesë," ka thënë për Al Jazeera, Hari Seshasayee, një bashkëpunëtor global në Qendrën Wilson. "Rusisë mund t'i duhet të reduktojë prodhimin e saj të naftës me 30 për qind deri në fund të 2022."

Për momentin, BE nuk ka një "pozicion të unifikuar" për embargo kundër energjisë ruse, raportoi të hënën gazeta gjermane Die Welt, duke cituar kryediplomatin e bllokut, Josep Borell. Gjermania dhe Hungaria janë ndër vendet që shqetësohen për një rritje të madhe të kostove të energjisë nëse ndalojnë blerjen e naftës dhe gazit rus.

Ndërkohë, BE-ja po përpiqet të krijojë një mekanizëm pagese që do t'i lejojë vendet t'i përmbahen sanksioneve të sektorit financiar kundër Moskës dhe diktatit të Kremlinit që kombet evropiane të blejnë energjinë e tyre në rubla.

Por në tregun e naftës, analistët mendojnë se është "çështje kohe përpara se Evropa të vendos embargo ndaj naftës dhe produkteve ruse",ka tënë për Al Jazeera, Lydia Powell, një bashkëpunëtore e lartë në Fondacionin Kërkimor Observer me seli në Nju Delhi. Kjo mund të shkurtojë katër milionë fuçi në ditë nga tregu global i naftës së papërpunuar, tha Powell.

E vetëdijshme për këto rreziqe, Moska ka disa vite që po përpiqet të zvogëlojë varësinë e saj nga blerësit perëndimorë. Në vitin 2012, Putin inauguroi tubacionin e naftës Siberi Lindore-Oqeanin Paqësor, që synonte dërgimin e naftës së papërpunuar në Kinë dhe Japoni. Tubacioni Power of Siberia, i lëshuar në punë në vitin 2019, mund të furnizojë Kinën deri në 38 miliardë metra kub gaz.

Në shkurt, gjatë vizitës së Putinit në Pekin disa javë para fillimit të luftës, Kina dhe Rusia njoftuan planet për një tjetër tubacion gazi.

Por këto projekte vetëm nënvizojnë kompleksitetin e përfshirë në fillimin ose rritjen e tregtisë së naftës dhe gazit midis kombeve, thonë analistët.

“Infrastruktura e transportit luan një rol të rëndësishëm dhe nuk zhvillohet në të njëjtën masë me tregjet aziatike siç është me Evropën,” thotë për Al Jazeera, Filip Medunic, një ekspert sanksionesh në Këshillin Evropian për Marrëdhëniet me Jashtë.

Miëpo edhe nëse BE-ja vendos një embargo të rreptë, sektori energjetik i Rusisë nuk ka gjasa të shembet plotësisht. Bjellorusia është blerësi i nëntë më i madh i naftës ruse. Ashtu si Kina, ajo është një partner strategjik dhe nuk ka gjasa të bashkohet me ndonjë masë kundër Moskës.

Megjithatë, dëmi ekonomik do të jetë i thellë nëse Rusia humbet tregun më të madh të saj, që kontribuon me 45 për qind të buxhetit kombëtar, thonë ekspertët.

Ndërmarrja e një hapi kaq të guximshëm për vendosjen e një embargoje të plotë nuk do të jetë e lehtë për Brukselin, por mund të jetë thjesht çështje kohe përpara se njëra palë të vendosë të heqë plotësisht prizën nga marrëdhëniet e tyre të acaruara.

Tjera nga autori:
1