<b></b> Biden do të përdorë asetet e sekuestruara nga oligarkët rusë për të ndihmuar Ukrainën

Biden do të përdorë asetet e sekuestruara nga oligarkët rusë për të ndihmuar Ukrainën

28.04.2022 16:59

Presidenti Biden planifikon t'i dërgojë Kongresit një propozim legjislativ që synon ta bëjë më të lehtë për Shtetet e Bashkuara sekuestrimin e jahteve, aeroplanëve dhe pasurive të tjera të oligarkëve rusë dhe përdorimin e të ardhurave për të ndihmuar Ukrainën në luftën e saj kundër pushtuesve.

New York Times, informon se Biden do të përshkruajë planin gjatë një deklarate në Shtëpinë e Bardhë, ku pritet gjithashtu të shpallë një paketë të re ndihme për Ukrainën. Masa përshkallëzon përpjekjet e administratës për të ndëshkuar disa nga manjatët e pasur që kanë qenë një pjesë e rëndësishme e superstrukturës politike të Presidentit Vladimir Putin dhe për të rritur presionin ndaj Moskës me shpresën për të bërë koston e luftës të papërballueshme.

Administrata e Biden-it ka punuar me partnerët evropianë që kur filloi lufta për të gjetur dhe konfiskuar llogari bankare, prona dhe madje edhe sende të tilla pasurie si super jahte nga manjatë rusë. Por zyrtarët thanë se ligji aktual i ShBA-së ka boshllëqe dhe duhet të riorganizohet për ta bërë fushatën më efektive.

Shtëpia e Bardhë tha se Shtetet e Bashkuara kanë sanksionuar dhe bllokuar anije dhe avionë me vlerë mbi 1 miliard dollarë, ndërsa kanë ngrirë qindra miliona dollarë asete në bankat amerikane.

Sipas Shtëpisë së Bardhë, vendet e Bashkimit Evropian, ku oligarkët rusë janë më të përhapur, kanë ngrirë më shumë se 30 miliardë dollarë në asete, duke përfshirë gati 7 miliardë dollarë në anije, helikopterë, pasuri të paluajtshme dhe vepra arti.

Tjera nga autori:
1