<b></b> Bota pret sot fjalimin e Putinit

Bota pret sot fjalimin e Putinit

09.05.2022 08:48

Derisa në Rusi sot shënohet Dita e Fitores me rastin e mposhtjes së Gjermanisë naziste në vitin 1945, një fjalim i presidentit të Rusisë, Vladimir Putin, po pritet nga bota.

Ka pasur spekulime se presidenti Putin mund të përdorë rastin e Ditës së Fitores për të bërë një njoftim të madh, ndoshta edhe për t'i shpallur luftë të gjithanshme Ukrainës, në krahasim me atë që aktualisht i referohet si një "operacion ushtarak special", por Kremlini mohoi se kishte plane të tilla, shkruan BBC.

Mund të shpallet diçka më pak se mobilizimi i plotë, si përgjigje ndaj humbjeve të mëdha të Rusisë në fushën e betejës.

Dhjetëra reklama janë shfaqur në faqet e internetit të punës javët e fundit në kërkim të "specialistëve në punën e mobilizimit", por një hap i tillë mund të godasë popullaritetin e presidentit dhe Dita e Fitores mund të mos jetë koha e duhur për ta shpallur atë.

Pasi Rusia aneksoi gadishullin e Krimesë të Ukrainës në vitin 2014, Putin shënoi Ditën e Fitores me një fjalim në Sheshin e Kuq mbi mposhtjen e fashizmit, përpara se të fluturonte në portin e Detit të Zi të Sevastopolit për të festuar fitoren e tij të re para mijëra shikuesve.

"Këtë vit objektivi kryesor ishte shpallja e fitores që supozohej të ndodhte në shkurt [kur filloi pushtimi rus i Ukrainës]", thotë Ernest Wyciszkiewicz i Qendrës për Dialogun dhe Mirëkuptimin Polako-Rus. Në vend që të festojë përmbysjen e qeverisë së Ukrainës, Kremlini do të duhet të kënaqet me kapjen e pjesës më të madhe të Mariupolit.

Qyteti jugor mund të jetë në gërmadha, por Rusia ka folur vazhdimisht për "denazifikimin dhe demilitarizimin" e Ukrainës dhe mund të pretendojë humbjen e batalionit Azov, të cilin e portretizon në mënyrë të rreme si naziste.

Ndërsa ka anëtarë ultra-nacionalistë, tani mbikëqyret nga qeveria ukrainase. Për rusët, mposhtja e tij do të rezononte në një ditë që shënonte fitoren në Luftën e Dytë Botërore.

Ndëkohë, presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka thënë se Rusia “ka harruar gjithçka që ka qenë e rëndësishme për fituesit e Luftës së Dytë Botërore”.

Gjithashtu edhe udhëheqësit e shteteve perëndimorë e shfrytëzuan Ditën e Fitores për të dënuar veprimet e Rusisë ndaj Ukrainës.

Rusia ka nisur pushtimin e Ukrainës më 24 shkurt.

Tjera nga autori:
1