<b></b> Emigrantët rusë dynden drejt Serbisë

Emigrantët rusë dynden drejt Serbisë

27.04.2022 08:54

Të ardhurit rusë në Serbi “nuk duhet të justifikohen për luftën e Putinit, të cilën ata kryesisht e dënojnë”. Në vend të kësaj, ata i mundon një fenomen krejtësisht tjetër: në Beograd, ata takojnë tifozët vendas të Putinit”, shkruan Frankfurter Rundschau.

 

Në protestën e fundit në Beogradit kundër luftës në Ukrainë kishte shumë rusë, kishte vërejtur një reporter i gazetës gjermane Frankfurter Rundschau. Në mesin e tyre ishte edhe një violonçelist, i cili pas shpërthimit të luftës humbi punën në orkestrën e Shën Petersburgut.

“Më pushuan nga puna sepse ua shpreha kolegëve mendimin tim për luftën”, tha ai për një gazetë gjermane. Dajtë dhe gruaja e tij vijnë nga Ukraina. “Në fakt, pas aneksimit të Krimesë ne donim të largoheshim nga Rusia. Lufta në Ukrainë ishte pika e cila mbushi gotën".

Sipas Frankfurter Rundschau, mijëra rusë që po emigrojnë janë tani në Beograd. “Rusët nuk kanë nevojë për vizë për të hyrë në Serbi. Serbia, një kandidate e BE-së, po manovron midis Lindjes dhe Perëndimit dhe nuk po merr pjesë në sanksionet e BE-së. Kjo është arsyeja pse kompania shtetërore Air Serbia është një nga kompanitë e pakta evropiane që ende mbanë linjën Moskë - Shën Petersburg”, shkruan gazeta.

Siç thuhet, Beogradi është bërë destinacioni i preferuar i rusëve me arsim të lartë. Që nga fillimi i marsit, më shumë se 300 kompani, kryesisht në sektorin e TI-së, kanë zhvendosur selitë e tyre nga Rusia ose Ukraina në Serbi.

Bankat e Beogradit thonë se gjithnjë e më shumë rusë po hapin një llogari, mediat thonë se janë 20,000 deri në 30,000 emigranë që kanë ardhur tashml në Serbi.

Sasa Seregina, me origjinë nga Samara, jeton në Beograd për tashmë më shumë se dhjetë vjet. Ajo është njëra nga nisëtarët e iniciativës “Rusët, ukrainasit, bjellorusët dhe serbët së bashku kundër luftës”.

Për Frankfurter Rundschau, ajo thotë se rusët që po emigrojnë mund të jenë një goditje për Serbinë, të ngjashëm me ata që erdhën pas Revolucionit të Tetorit të vitit 1917. Seregina thotë se emigrantët vijnë kryesisht nga “klasa e mesme apo e mesme e lartë”, por se ka edhe pasoja negative: “Është bërë edhe më e vështirë të gjesh banesë me çmim të mirë në Beograd”.

“Rusët tashmë po i rrisin çmimet e larta të pasurive të paluajtshme”, thotë një këshilltar tatimor për gazetën gjermane. “Kam frikë se njerëzit me të ardhura normale së shpejti nuk do të mund të përballojnë një banesë këtu”.

Sipas gazetës së Frankfurtit, “të ardhurit në Serbinë Rusofile nuk hasin në paragjykime, ndryshe nga ata që shkojnë migrojnë në Evropën Perëndimore”. Në Serbi nuk duhet të justifikohen për luftën e Putinit, të cilën kryesisht e dënojnë. Në vend të kësaj, ata i mundën një fenomen krejtësisht tjetër: në Beograd, ata takojnë tifozët vendas të Putinit.

Muzikanti nga Shën Petersburgu thotë se i vjen mirë që na lejohet të protestojmë kundër luftës në Beograd, por se është i shokuar që në Serbi shiten bluza me Putinin dhe që njerëzit i veshin vullnetarisht ato.

“Për shkak të bombardimeve të NATO-s dhe luftës në Kosovë, shumë njerëz këtu kanë pikëpamje të thjeshtuara dhe absurde për luftën në Ukrainë”, tha ai. “Për ta, armiku i armikut është në të vërtetë një mik. Ata mbështesin Putinin si kundërshtar të NATO-s dhe luftën e tij në Ukrainë si kundërsulm”.

Frankfurter Rundschau shkruan se beogradasit e rinj rusë në grupet e tyre në Facebook dhe Telegram ende flasin më pak për luftën dhe më shumë për gjëra praktike: si të hapni një llogari bankare, ku t'i dërgoni fëmijët në shkollë dhe cilat janë restorantet e mira.

Muzikanti nga Shën Petersburgu thotë se nuk e di se sa do të qëndrojë në Serbi. "Jeta vazhdon disi," thotë ai, "por sigurisht që nuk do të kthehem në Rusi derisa Putini është në pushtet".

 

Artikulli është marrë nga Danas, përkthyer nga Nacionale.

Tjera nga autori:
1