<b></b> Evakuime e luftime – Çfarë po ndodh në Ukrainë në orët e fundit

Evakuime e luftime – Çfarë po ndodh në Ukrainë në orët e fundit

05.05.2022 09:20

Një komandant ukrainas në fabrikën “Azovstal” tha se po zhvillohen beteja të përgjakshme me forcat ruse brenda kompleksit të uzinës, pasi ushtarët rusë e shkelën perimetrin e saj. Në anën tjetër, Rusia tha se të enjten do të hapë korridore për evakuimin e civilëve.

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, tha se 344 persona u evakuuan nga fabrika e Mariupolit dhe zona përreth saj të mërkurën dhe u dërguan në Zaporizhia. Ai gjithashtu bëri thirrje për armëpushim që të evakuohen ata që kanë mbetur në Mariupol, sidomos gratë dhe fëmijët në tulenet e fabrikës.

Komandanti i Regjimentit të Azovit brenda fabrikës, Denys Prokopenko, tha se brenda kompleksit po zhvillohen beteja të rënda e të përgjakshme. Kryetari i Mariupolit, Vadym Boichenko, tha të mërkurën se në fabrikë kanë shpërthyer beteja të reja dhe se aty ndodhen qindra civilë, përfshirë 30 fëmijë.

Ministria e Mbrojtjes e Rusisë tha se pret që të hapë korridore evakuimi për civilët në fabrikën “Azovstal” nga e enjtja deri të shtunën.

Sekretari për medie i Pentagonit, John Kirby, tha se gjatë sulmeve më të reja ajrore të forcave ruse, Rusia po mundohet që t’i godasë ato që ShBA-ja i vlerëson si caqe të infrastrukturës kritike në Ukrainë, përfshirë energjinë elektrike.

Ushtria ukrainase ka thënë se forcat ruse nuk kanë pasur sukses pas përpjekjeve për t’i shkelur vijat e frontit në rajonet Luhansk dhe Donetsk në 24 orët e fundit, duke shtuar se 11 sulme të armikut janë zmbrapsur.

Petro Andriushchenko, këshilltari i kryetarit të Mariupolit, tha të enjten në mëngjes tha: “Në këtë moment, nëse ka ferr në botë, ai është në Azovstal. Ka sulme dhe granatime të pandërprera, edhe natën me përdorim të zjarrit nga dronët. 11 kilometrat katrorë të fundit të lirisë në Mariupol janë shndërruar në ferr.”

Tjera nga autori:
1