<b></b> Gomat e lira kineze mund të jenë fajtore për ngecjen e tankeve ruse në baltën e Ukrainës

Gomat e lira kineze mund të jenë fajtore për ngecjen e tankeve ruse në baltën e Ukrainës

01.05.2022 23:51

Automjetet ruse mund të ngecin në baltë për shkak të gomave të lira kineze. Cilësia e dobët e tyre mund ta detyrojë Rusinë të përdorë rrugë në vend të terrenit më të ashpër.

DailyMail shkruan se, oficerët e korruptuar rusë mund të kenë kursyer para në goma për kamionët dhe automjetet e tyre të blinduara duke zgjedhur alternativa të lira kineze.

Me automjetet ruse dhe kamionët e blinduar që ngecin në baltë kur dalin nga rruga, zyrtarët në Perëndim po tregojnë eksportet kineze si një faktor kyç pas pushtimit të ngecur të Ukrainës.

Cilësia e dobët e gomave ka bërë që automjetet ruse shpesh të zhyten në terrene të vështira, duke ngadalësuar përparimin ushtarak të forcave të Putinit ndërsa moti bëhet më i lagësht.

Automjetet e NATO-s përdorin goma Michelin XZL, por bizneset kineze shpesh kopjojnë kompanitë perëndimore për të prodhuar kopje më të lira në sasi më të mëdha.

Zyrtarët perëndimorë besojnë se goma të tilla mund të kenë luajtur një rol në pushtimin e ngecur pasi shumë automjete ruse po gjenden të braktisura në terrene të vështira.

“Gjeneralët rusë janë tejet të korruptuar. Rusia ka një buxhet të mbrojtjes prej rreth 60 miliardë funte në vit, por shumica e këtij buxheti fshihet në nivele të ndryshme”, tha një burim i inteligjencës.

"Ndikimi i kësaj është se rusët janë të detyruar të blejnë goma të lira për t'u vendosur në automjete të blinduara të shtrenjta, dhe ato thjesht nuk funksionojnë."

Versioni kinez i gomës Michelin XZL është Yellow Sea YS20, me cilësi dukshëm më të dobët, sipas "ekspertit të gomave" dhe akademikut të Universitetit të Çikargos Karl Muth.

Mirëmbajtja e dobët e automjetit gjithashtu mund të shpjegojë pjesërisht bllokimin. Lënia e gomave në rrezet e diellit direkte për muaj të tërë shpesh shkakton grisjen e tyre, duke shtuar sasinë e automjeteve të braktisura që ukrainasit kanë hasur në pjesë të ndryshme të vendit gjatë luftës.

Thyerjet e mundshme të gomave mund ta detyrojnë ushtrinë ruse të qëndrojë në rrugë për të mos rrezikuar të humbasin makinat e tyre të blinduara në baltë, duke i lënë ata më të ekspozuar ndaj sulmeve me dron dhe pritave ushtarake.

Krimea dhe Ukraina jugore janë më të thata me terren që paraqet më pak rrezik për ushtrinë ruse, por kushtet e lagështa përbëjnë një sfidë në vendet e tjera të Ukrainës.

Rusia po përpiqet të luftojë në rajonin e Donbasit të Ukrainës lindore, duke shpresuar të forcojë terrenin e saj në vend për ta vendosur veten në një pozicion më të fortë negocimi. Por, ajo është detyruar të bashkojë dhe ridislokojë njësi të varfëruara dhe të ndryshme nga përparimet e dështuara në verilindje të Ukrainës, tha një përditësim i ushtrisë britanike të shtunën.

Kievi vlerëson se forcat e tij deri më tani kanë vrarë 22,400 ushtarë rusë, nga 22,100 që ishin javën e kaluar.

Ushtria tokësore e Rusisë përbëhej nga 280,000 ushtarë aktivë me kohë të plotë, krahasuar me 125,600 të Ukrainës.

Ekspertët e Mbrojtjes, gjithashtu thonë se ushtria ruse nuk do të jetë në gjendje të luftojë një luftë tjetër për vite me radhë për shkak të humbjeve katastrofike në Ukrainë, pasi një vërshim i rekrutëve ukrainas, armatimet e teknologjisë së lartë të dërguara nga vendet e NATO-s dhe dështimet strategjike ruse kanë ndihmuar që të gjitha të pengojnë përparimin rus.

Tjera nga autori:
1