Dje ndodhi një tërmet i fortë në Bosnjë dhe Hercegovina dhe lëkundjen u ndjenë edhe këtu në Kosovë.
Dhe tashmë kryefjala e mbrëmshme dhe sot është fjala tërmet.
Tashmë instituti që merret me studimin e tyre EMSC, ka rëndidur tërmetet më të fuqishme që kanë ndodhur në rajon.
Qendra sizmologjike Euro-Mediterane (EMSC) ka publikuar një hartë të të gjithë tërmeteve që kanë ndodhur në Evropën Juglindore që nga viti 1960.
Siç shpjegon EMSC, pikat e verdha dhe portokallia përfaqësojnë tërmetet që kanë ndodhur në rajon nga viti 1960 deri më sot.
Më pas ai përmend tre tërmetet më të forta që goditën rajonin.
🗨Eyewitnesses are saying: 'prozor se micao, zvuk poput groma, kao početak onog jakog […]' Felt the #earthquake too? Share your experience and read others' at:
— EMSC (@LastQuake) April 23, 2022
📱https://t.co/LBaVNedgF9
🌐https://t.co/lcWF8XUCMJ pic.twitter.com/CLepkdysdP
Më shkatërrues ishte më 15 prill 1979, rreth 15 kilometra larg bregdetit malazez.
129 persona humbën jetën dhe magnituda ishte 6.9 ballë. I dyti ishte më 1 qershor 1905 në Shkodër, me magnitudë 6.6 ballë. sipas Rihterit.
120 persona vdiqën, sipas EMCS. Tërmeti i tretë ishte në Shqipëri në 2019. Magnituda ishte 6.4 ballë të shkallës Rihter dhe 51 persona humbën jetën. /Nacionale/