<b></b> Holanda do t'i japë fund varësisë së saj nga gazi rus

Holanda do t'i japë fund varësisë së saj nga gazi rus

25.04.2022 15:12

Holanda planifikon t'i japë fund varësisë së saj nga gazi rus deri në fund të vitit 2022, duke u fokusuar në kursimin e energjisë, qëndrueshmërinë dhe importimin e energjisë nga vendet e tjera, ka thënë ministri i klimës, Rob Jetten gjatë një takimi të kabinetit të premten, raporton Dutch News.

Ashtu si pjesa tjetër e BE-së, Holanda do të ndalojë importet ruse të qymyrit deri më 11 gusht 2022.

Sipas faqes zyrtare të qeverisë holandeze, vlerësohet se konsumi i gazit në Holandë mund të reduktohet me rreth nëntë miliardë metra kub (bcm) deri në vitin 2025 duke u fokusuar në masa të qëndrueshme. Importi aktual nga Rusia është afërsisht gjashtë bcm.

Duke zgjeruar terminalet e gazit natyror të lëngshëm (LNG) në Roterdam dhe Eemshaven, mund të importohen tetë miliardë metra katrorë LNG, por kjo varet nga disponueshmëria brenda tregut botëror.

"Ne nuk duam të vendosim më para në arkën e luftës së Putinit," tha Jetten, i cili vuri në dukje sfidën kryesore të përfundimit të varësisë holandeze nga gazi rus brenda nëntë muajve, raportoi Dutch News.

Tjera nga autori:
1