<b></b> Iraku përfshihet nga një stuhi pluhuri, ndalohen fluturimet ndërsa qielli merr ngjyrë portokalli

Iraku përfshihet nga një stuhi pluhuri, ndalohen fluturimet ndërsa qielli merr ngjyrë portokalli

01.05.2022 21:52

Një re e trashë pluhuri ka kthyer qiejt mbi Irak në ngjyrë portokalli, pasi një stuhi e madhe e pluhurit ka goditur pjesë të mëdha të vendit.

Fluturimet janë ndalur në aeroportet e Bagdadit dhe Naxhafit për shkak të dukshmërisë së dobët. Ndërsa, sinoptikanët thonë se kushtet e ngjashme të motit pritet të vazhdojnë edhe të hënën.

Stuhitë e pluhurit janë bërë gjithnjë e më të zakonshme në Lindjen e Mesme, me ekspertët që fajësojnë një kombinim të ndryshimeve klimatike dhe keqmenaxhimin e tokës dhe ujit.

Në disa vende në Irak të shtunën, dukshmëria ishte e kufizuar në më pak se 500 metra.

Iraku përjetoi një seri stuhish pluhuri edhe muajin e kaluar, me dhjetëra persona që kishin nevojë për trajtim spitalor për probleme të frymëmarrjes.

Zyra meteorologjike e Irakut i tha më parë AFP-së, se vendi ka të ngjarë të shohë gjithnjë e më shumë stuhi pluhuri për shkak të thatësirës, ​​shkretëtirëzimit dhe rënies së pakët të reshjeve. Mungesa e zonave të gjelbra brenda dhe përreth qyteteve mund të kontribuojë gjithashtu në këtë problem.

Në vitin 2016, Programi i Kombeve të Bashkuara për Mjedisin (UNEP) parashikoi se Iraku mund të dëshmonte 300 ngjarje pluhuri në një vit deri në vitin 2026.

Iraku ka përjetuar reshje rekord të ulëta dhe temperatura të larta në vitet e fundit

Në nëntor, Banka Botërore tha se Iraku mund të pësojë një rënie prej 20% të burimeve ujore deri në vitin 2050. Ndërsa OBSH, ka paralajmëruar se stuhitë e pluhurit mund të shkaktojnë sëmundje të frymëmarrjes dhe sëmundje të zemrës.

Tjera nga autori:
1