<b></b> Kanadaja i fut hundët në punët e SHBA-së, ia komenton vendimin e Gjykatës Supreme

Kanadaja i fut hundët në punët e SHBA-së, ia komenton vendimin e Gjykatës Supreme

04.05.2022 08:44

Zëvendëskryeministrja e Kanadasë, Chrystia Freeland, është marrë pak me vendin fqinj, ShBA-në, pa i kërkuar askush. Ajo tha se është e shokuar dhe thellësisht e shqetësuar nga drafti i një vendimi në pritje të Gjykatës Supreme e Shteteve të Bashkuara dhe tha se qeveria e saj ka zotim të qartë dhe të vendosur për ta mbrojtur të drejtën e grave për të zgjedhur.

“Ne kurrë nuk do të zmbrapsemi nga mbrojtja dhe promovimi i të drejtave të grave në Kanada dhe përreth botës”, shkroi në Twitter kryeministri kanadez, Justin Trudeau.

Gjykata Supreme e Kanadasë e ka dekriminalizuar abortin në vitin 1988. Prej asaj kohe, aborti ka qenë procedurë mjekësore si të gjitha të tjerat, por pengesa për qasje në të ka ende, sidomos për njerëzit që jetojnë jashtë zonave urbane, raporton agjencia “Reuters”.

Ka pak gjasa që gjykata më e lartë në Kanada ta rikriminalizojë abortin së shpejti, por nëse Gjykata Supreme e Shteteve të Bashkuara e rrëzon masën e njohur si “Roe v Wade”, kjo do të mund t’i fuqizonte lëvizjet kundër abportit dhe do të mund t’i nxiste aktivistët pro abortit, i thanë agjencisë “Reuters” vëzhguesit kanadezë.

Vendimi në ShBA, që mund të mos merret deri në qershor, “përfundimisht do t’u japë lëng forcave kundër abortit”, tha Judy Rebick, që ka luftuar për qasje në abort në Kanada që nga vitet e tetëdhjeta.

Por kundërshtarët e abortit në Kanada ballafaqohen me një betejë më të vështirë, sepse aktivistët kanë ndërtuar përkrahje nga komuniteti dekada më parë, tha zonja Rebick. “Keni shumicë të madhe pro zgjedhjes, që është mobilizuar përsëri e përsëri”, shtoi ajo.

Tjera nga autori:
1