<b></b> Kina ka njoftuar bashkëpunimin me Rusinë

Kina ka njoftuar bashkëpunimin me Rusinë

19.04.2022 16:30

Kina i ka thënë Rusisë se do të vazhdojë të forcojë "bashkëpunimin strategjik" me të pavarësisht paqëndrueshmërisë ndërkombëtare, tha ministria e jashtme.

Zëvendësministri i Jashtëm kinez Le Yucheng ia konfirmoi këtë të hënën ambasadorit rus në Kinë Andrei Denisov, tha ministria në një deklaratë.

Le Yucheng përmendi një rritje prej 30 përqind në tregtinë kino-ruse në tre muajt e parë të këtij viti si provë e "rezistencës dhe forcës endogjene" të bashkëpunimit midis dy vendeve, sipas deklaratës.

Të dy folën edhe për Ukrainën.

Kina është përmbajtur nga dënimi i Rusisë për Ukrainën, e cila, sipas Kombeve të Bashkuara, ka vrarë më shumë se 2000 civilë që nga fillimi i luftës më 24 shkurt.

Rusia mohon të ketë shënjestruar civilët në atë që ajo e quan një "operacion special". /Nacionale/

Tjera nga autori:
1