<b></b> Komentet e Lavrov për Hitlerin, Zelensky: A do të qëndrojë ende ambasadori izraelit në Moskë?

Komentet e Lavrov për Hitlerin, Zelensky: A do të qëndrojë ende ambasadori izraelit në Moskë?

02.05.2022 23:53

Në fjalimin e tij me video të natës, presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskiy tha se komentet e ministrit të Jashtëm rus Sergei Lavrov se "antisemitët më të tërbuar priren të jenë hebrenj" treguan se Moska nuk kishte nxjerrë mësimet e duhura nga Lufta e Dytë Botërore.

Ai tha se, “ministri i Jashtëm i Rusisë haptas dhe pa hezitim tha se antisemitët më të mëdhenj gjoja ishin mes vetë hebrenjve. Dhe se Hitleri gjoja kishte gjak hebre. Si mund të thuhej kjo në prag të përvjetorit të fitores ndaj nazizmit? Këto fjalë nënkuptojnë se kryediplomati rus po fajëson popullin hebre për krimet naziste. Pa fjale.”

Zelensky po ashtu shtroi pyetjen se a do të qëndrojë ende ambasadori izraelit në Moskë pas këtyre komenteve.

“Pra, pyetja është a do të qëndrojë ambasadori izraelit në Moskë duke ditur pozicionin e tyre të ri? A do të mbeten si zakonisht marrëdhëniet me Rusinë? Sepse nuk është e rastësishme. Fjalët e ministrit të jashtëm rus - një "njohës i madh i hitlerizmit" - nuk janë të rastësishme.”

Presidenti ukrainas përfundoi duke thënë se për të dhënë komente të tilla “duhet të refuzohen plotësisht morali dhe arritjet e fitimtarëve të nazizmit. Por nëse njerëz të tillë janë në udhëheqjen ruse, kjo nuk do të thotë se ata mund të gjykojnë të tjerët në Evropë ose në botë sipas tyre.”

Tjera nga autori:
1