<b></b> Ky është droni vrasës ''Phoenix Ghost'' që SHBA ka zhvilluar për Ukrainën

Ky është droni vrasës ''Phoenix Ghost'' që SHBA ka zhvilluar për Ukrainën

21.04.2022 23:07

Droni më i fundit i stilit 'kamikaz' u zhvillua me shpejtësi për t'u përdorur në Ukrainë, ndërsa trupat ukrainase përpiqen të kundërpërgjigjen kundër forcave ruse.

Një pjesë e paketës së fundit të ndihmës ushtarake të Presidentit Joe Biden për Ukrainën është edhe një lloj i ri droni vrasës i njohur si "Phoenix Ghost", të cilin Forcat Ajrore të SHBA-së e zhvilluan shpejt për t'u përdorur nga forcat ukrainase, ndërsa luftojnë kundër Rusisë, tha Pentagoni në një deklaratë.

Arma e re është e ngjashme në aftësi me dronët Switchblade që SHBA-ja tashmë i ka dhuruar ushtrisë ukrainase, u tha gazetarëve të Pentagonit një zyrtar i lartë i mbrojtjes amerikane.

Dronët "kamikazë", janë krijuar për të bërë një udhëtim në një drejtim drejt objektivit të tyre, më pas duke shpërthyer në përplasje. 

"Phoenix Ghost" ofron të njëjtën lloj aftësie taktike që ofron një Switchblade, tha zyrtari.

"Është e qartë se është krijuar për ti dhënë një grusht armikut". 

Pentagoni do të dërgojë më shumë se 121 dronë të rinj "Phoenix Ghost" në Ukrainë, njoftoi Biden të enjten.

Do të varet nga autoritetet ukrainase se ku dhe si t'i vendosin ata dronë, shtoi Pentagoni.

Zyrtari amerikan i mbrojtjes "nuk e kishte idenë" se si e mori emrin droni dhe tha se "kërkohet trajnim minimal" për "Phoenix Ghosts", duke iu referuar dallimeve të vogla në aftësi në krahasim me Switchblade, pa dhënë detaje.

Dronët u ndërtuan nga AEVEX Aerospace, raportoi Bloomberg, dhe "u zhvilluan me shpejtësi nga forcat ajrore në përgjigje të posaçme ndaj kërkesave të Ukrainës", tha zëdhënësi i Pentagonit, John Kirby. /Nacionale/

Tjera nga autori:
1