<b></b> Mbi 100,000 refugjatë ukrainas gjejnë punë në Poloni

Mbi 100,000 refugjatë ukrainas gjejnë punë në Poloni

04.05.2022 12:17

Rreth 102,000 refugjatë ukrainas që ikën në Poloni që nga fillimi i luftës në Ukrainë, kanë arritur të gjejnë punë, ka thënë Ministria e Familjes, Punës dhe Politikës Sociale.

Sipas një ligji të miratuar në mars, refugjatët ukrainas që hynë në Poloni pas 24 shkurtit mund të punësohen pa pasur nevojë për leje apo deklarata të veçanta. Kështu që më shumë se 102,000 ukrainas, 75% e të cilëve janë gra, kanë gjetur tashmë punë për shkak të dispozitave të reja, informon ministria.

“Çdo ditë, disa mijëra qytetarë ukrainas gjejnë punë (në Poloni), duke fituar të ardhura për jetesë dhe një shans për jetesë të pavarur në vendin tonë. Shumica e tyre gjejnë punë të thjeshta në sektorët ku punëdhënësit raportojnë mungesa në personel,” thotë ministrja e Familjes dhe Politikës Sociale, Marlena Maląg, shkruan Euractiv.

“Situata në tregun polak të punës është e mirë dhe punëdhënësit vazhdojnë të kërkojnë punëtorë të rinj,” shton ajo.

Rreth 14,200 jpersona anë të punësuar si punëtorë industrialë dhe zejtarë, ndërsa 10,700 punojnë në sektorin e shërbimeve dhe si shitës. 10,000 të tjerë gjetën punë si inxhinierë dhe operatorë makinerish. Ndërsa si punonjës zyre, specialistë dhe teknikë ka të punësuar më pak.

Refugjatët që duan të gjejnë punë mund të regjistrohen në agjencitë e punësimit të distriktit për të marrë ndihmë dhe udhëzime profesionale. Ata gjithashtu mund të mbështeten me trajnime profesionale dhe kurse gjuhësore.

Rreth 3,116,000 ukrainas kanë kaluar kufirin polak që nga 24 shkurti, njoftojnë autoritetet kufitare polake. 

Tjera nga autori:
1