<b></b> Mediat e mbështetura nga Kremlini u shmangen sanksioneve të BE-së

Mediat e mbështetura nga Kremlini u shmangen sanksioneve të BE-së

04.05.2022 16:06

Sipas një raporti të ri, përmbajtja e medias shtetërore ruse është ende duke u përhapur në mediat sociale, pavarësisht sanksioneve të vendosura nga BE në mars.

Përmbajtja e prodhuar nga mediat e mbështetura nga Kremlini, Russia Today (RT) dhe Sputnik, ende po arrijnë audiencën në BE, edhe pse platformat e rrjeteve sociale kanë arritur që t’i bllokojnë ato me mjaft sukses.

Kjo është gjetja kryesore e një raporti të realizuar nga Qendra e Situatës së Dezinformimit (DSC), një koalicion i organizatave të shoqërisë civile, duke përfshirë HateAid dhe Institutin për Dialogun Strategjik, që në fokus ka luftimin e dezinformatave ruse të lidhura me luftën në Ukrainë.

Më 2 mars, BE prezantoi sanksione të paprecedentë ekonomike kundër RT dhe Sputnik, duke ndaluar transmetimin dhe shpërndarjen e përmbajtjes së tyre brenda bllokut në përgjigje të asaj që zyrtarët e Komisionit e përshkruan si rolin e tyre "thelbësor dhe instrumental" në të ndihmuarit e agresionit rus ndaj Ukrainës.

Ndërsa katër platformat e rrjeteve sociale të mbuluara në raport (Twitter, Facebook, Instagram dhe YouTube) kanë ndërmarrë të gjitha hapa për të respektuar sanksionet, DSC zbuloi se kjo ka rezultuar në shkallë të ndryshme suksesi, pasi dy mediat ruse kanë gjetur mënyra të ndryshme për anashkaluar ndalesat dhe të arrijnë publikun e gjerë.

Tjera nga autori:
1