<b></b> Mercenarët rusë, të lidhur me masakrat e civilëve në Mali të Afrikës

Mercenarët rusë, të lidhur me masakrat e civilëve në Mali të Afrikës

04.05.2022 15:53

Mercenarët rusë në Afrikë janë lidhur me masakrat në të cilat kanë vdekur qindra civilë, duke shkaktuar frikë të re për ndikimin e ndërhyrjeve të Moskës në stabilitetin dhe sigurinë e shteteve në mbarë kontinentin.

Zyrtarët perëndimorë deri më tani kanë qëndruar larg nga emërtimi i autorëve të vrasjeve, por dëshmitarët, udhëheqësit e komuniteteve lokale, diplomatët dhe analistët fajësojnë luftëtarët e angazhuar nga grupi “Wagner” për shumë prej vdekjeve. Grupi “Wagner” është rrjet i kompanive private, i udhëhequr nga një aleat i ngushtë i presidentit rus, Vladimir Putin.

Incidentet kanë ndodhur në Mali, shtet strategjik në Perëndim të Afrikës, ku grupi “Wagner” arriti vitin e kaluar, pasi kishte arritur marrëveshje me udhëheqësit e rinj ushtarakë, raporton “The Guardian”.

Dokumentet e brendshme ushtarake të Malit, që janë parë nga gazeta “The Guardian”, e zbulojnë praninë e pjesëtarëve të grupit “Wagner” në “misione të përziera” me ushtarë e xhandarë të shtetit afrikan gjatë operacioneve në të cilat shumë civilë janë vrarë.

Sipas të dhënave të hartuara nga organizata joqeveritare “ACLED”, 456 civilë kanë vdekur në nëntë incidente ku ishin të përfshira forcat e Malit dhe pjesëtarët e grupit “Wagner” mes janarit dhe mesit të prillit këtë vit.

Incidenti më serioz ndodhi në mars, kur grupi “Wagner” dyshohet se ka qenë i përfshirë në një masakër në Moura, fshat i kontrolluar nga ekstremistët islamikë, ku 350 deri në 380 burra u vranë gjatë një periudhe katërditore.

Javën e kaluar, dyshime të reja dolën në pah për dy raste të të shtënave në fshatrat përreth qytezës Hombori, në rajonin qendror, Mopti, pas vdekjes së një ose dy mercenarëve të grupit “Wagner”, të cilët po i shoqëronin ushtarët e Malit në operacionet kundër militantëve islamikë.

Tjera nga autori:
1