<b></b> Një parlament armiqësor ndaj Macron-it mund ta paralizojë politikën e jashtme franceze dhe atë të BE-së

Një parlament armiqësor ndaj Macron-it mund ta paralizojë politikën e jashtme franceze dhe atë të BE-së

27.04.2022 10:56

Nëse në zgjedhjet parlamentare të qershorit në Francë formohet një shumicë armiqësore ndaj presidentit Emmanuel Macron, politika e jashtme e Francës rrezikon të humbasë besueshmërinë, duke dobësuar ndikimin e vendit dhe Evropës në skenën ndërkombëtare, kanë paralajmëruar analistët, shkruan Euractiv.

Duke shikuar në retrospektivë bashkëjetesën komplekse të historisë midis Zhak Shirak dhe Lionel Jospin, analistët përmendin luftën e vazhdueshme në Ukrainë dhe qëndrimin ndaj Moskës si një shembull të asaj se çfarë mund të jetë rreziku.

Ndërsa Macron u rizgjodh kundër Marine Le Pen të dielën (24 prill), atij nuk i garantohet një shumicë solide në parlamet pas zgjedhjeve të ardhshme legjislative në qershor.

Ndërsa një shumicë parlamentare që kundërshton ashpër Macron-in në frontin diplomatik nuk ka gjasa të ndodhë në këtë fazë, bashkëjetesa me forcat e tjera politike mund të rezultojë në të paturit e “dy politikave të jashtme” në Francë, sipas Dr Thanasis Diamantopoulos, ekspert i politikës franceze.

Duke qenë se Kushtetuta franceze nuk jep një përgjigje të qartë për ndarjen e kompetencave në këtë fushë, është situata që formëson politikën së jashtme të vendit dhe, rrjedhimisht, ndërmjetësimi mes presidentit dhe qeverisë kur ata nuk janë nga e njëjta familje politike.

 

Bashkëjetesa e vështirë Shirak – Jospin

Një shembull nga historia e vonshme e Francës ishte bashkëjetesa e paqëndrueshme midis presidentit konservator Zhak Shirak dhe kryeministrit socialist Lionel Jospin.

Dy politikanët shpesh u përplasën për qëndrimin e Francës ndaj politikës në Lindjen e Mesme, pasi Shiraku mbështeti botën arabe, ndërsa Jospin mbajti anën e Izraelit.

Një incident në shkurt të vitit 2000 shfaqi vështirësitë në çështjet e jashtme kur kryeministri nuk është nga ana e presidentit.

Gjatë një vizite në Palestinë, Jospin i përshkroi sulmet e lëvizjeve Hezbollah kundër ushtarëve izraelitë si "akte terrorizmi", duke shkaktuar zemërim në botën arabe.

Kur u kthye në shtëpi, ai mori një telefonatë nga Shirak duke i thënë se është presidenti ai që vendos për tonin politikës së jashtme franceze.

 

Një politikë e jashtme 'e kompromentuar'

Samy Cohen, një politolog dhe specialist i mbrojtjes dhe i çështjeve të jashtme, madje identifikoi në librin e tij "La politique étrangère entre l'Elysée et Matignon" (Politika e jashtme midis Elysée dhe Matignon), "tre sfera ndikimi" në lidhje me diplomacinë: njëra presidenciale, tjetra qeveritare, dhe një sferë e ndërmjetme “bashkëmenaxhimi”, ku presidenti nuk mund të veprojë pa marrëveshje me qeverinë dhe anasjelltas.

Është sigurisht kategoria e tretë që mund të shkaktojë më shumë bllokime mes dy krerëve të ekzekutivit francez. Ai përfshin "veçanërisht operacione ushtarake, vendime të mëdha për çështjet e komunitetit", shkruan Samy Cohen.

Por edhe nëse "në sistemin e Republikës së Pestë presidenti ka fjalëm e tij në politikën e jashtme", Diamantopoulos pranon se në rast bashkëjetese, "koherenca e politikës së jashtme franceze do të rrezikohej […] dhe besueshmëria e saj do të rrezikohej në sy të evropianëve”.

Benjamin Haddad, drejtor evropian i Këshillit Atlantik me qendër në Uashington, pajtohet: “Në një periudhë bashkëjetese, është ende Presidenti i Republikës ai që vendos udhëzimet kryesore diplomatike dhe përfaqëson Francën jashtë vendit”.

Por, ai shpjegoi për Euractiv se "pasja e një forme paralize ose dobësie institucionale në vend pengon ndikimin e Francës jashtë vendit".

Gjithashtu, pasi Franca ka një ekzekutiv me dy koka, mund të lindin "probleme koherence dhe qartësie" në politikën ejashtme.

"Shpesh, konfliktet e brendshme franceze shihen jashtë vendit dhe dobësojnë zërin tonë," shtoi Haddad.

 

Ndikimi në qëndrimin e Francës ndaj Rusisë?

Ajo që e bën veçanërisht problematike perspektivën e bashkëjetesës është se “në rastin e dy forcave kryesore opozitare ndaj Macron-it, d.m.th. Rassemblement national ose La France Insoumise, ne kemi dallime thelbësore në raport me Bashkimin Evropian, me Rusinë, me aleancat, "thotë Benjamin Haddad.

Sipas tij, Franca mund të "gjendet në një situatë paralize totale" me një qeveri të udhëhequr nga Jean-Luc Mélenchon ose Marine Le Pen, e cila mund të kundërshtojë vendimin e Emmanuel Macron për të dorëzuar armë në Ukrainë ose për të vendosur sanksione të caktuara kundër Rusisë.

Cilat mund të jenë pasojat për Francën? Sipas analizës së Haddad-it, përveç krizës së brendshme institucionale, Franca do të “dobësohej plotësisht në skenën ndërkombëtare”, veçanërisht “përsa i përket besueshmërisë ndaj partnerëve tanë”,

Evropa do të vuante gjithashtu pasojat. Potencialisht, “nëse do të ishim në një periudhë bashkëjetese, do të kishim një lëvizje anti-evropiane me një politikë të bllokimit të Evropës në qeveri […] i gjithë blloku i BE-së do të dobësohej dhe vuante pasojat”, paralajmëroi Haddad.

Kështu, nëse për shkak të një bashkëjetese, Franca do të "tërhiqej nga dërgesat e armëve [në Ukrainë] ose nga sanksionet evropiane, e gjithë godina evropiane do të shembet", paralajmëron ai.

Tjera nga autori:
1