Në orën 17:49 një tërmet është ndjerë jo shumë larg Bolonjës në Itali.
Sipas EMSC, magnituda është 4.0.
Epiqendra ishte 7 kilometra nga Loiana dhe 29 kilometra nga Bolonja, në një thellësi prej 10 kilometrash.
Sipas mediave italiane nuk është raportuar për ndonjë viktimë apo dëme materiale. /Nacionale/