<b></b> OBSH thotë se numri i vërtetë i vdekjeve nga Covidi është afro 15 milionë

OBSH thotë se numri i vërtetë i vdekjeve nga Covidi është afro 15 milionë

05.05.2022 19:47

Organizata Botërore e Shëndetësisë, ka vlerësuar se pandemia e Covid-it ka shkaktuar vdekjen e afro 15 milionë njerëzve në mbarë botën. Që do të thotë se është 13% më shumë vdekje sesa pritej normalisht gjatë dy viteve.

OBSH beson se shumë vende nuk kanë dhënë numrin e saktë e të vdekurve nga Covid, pasi janë raportuar vetëm 5.4 milionë, duke shtuar se vetëm në Indi, kishte 4.7 milionë vdekje - 10 herë më shumë se shifrat zyrtare, dhe pothuajse një e treta e vdekjeve nga Covid në nivel global.

Qeveria indiane e ka vënë në dyshim këtë vlerësimin, duke thënë se ka "shqetësime" për metodologjinë, por edhe studime të tjera kanë arritur në përfundime të ngjashme në lidhje me shkallën e vdekjeve në vend.

Këto llogaritje marrin parasysh edhe vdekjet që nuk ishin drejtpërdrejt për shkak të Covid-it, por të shkaktuara nga efektet e tij të dëmshme.

Por OBSH tha se shumica e 9.5 milionë vdekjeve shtesë që shihen mbi 5.4 milionë vdekjet e raportuara nga Covid mendohej se ishin vdekje të drejtpërdrejta të shkaktuara nga virusi, sesa vdekje indirekte.

Një grafik që tregon se sa kishte vdekje më shumë se sa ishin raportuar, shfaq në krye Egjiptin me 11.6 më shumë, Indinë me 9.9 herë më shumë si dhe Pakistani me 8 herë më shumë.

Duke folur për shkallën e shifrave, Dr Samira Asma, nga departamenti i të dhënave të OBSH-së, tha se, "Është një tragjedi. Është një shifër marramendëse dhe është e rëndësishme për ne që të nderojmë jetët e humbura, dhe ne politikëbërësit duhet të mbajmë përgjegjësi”.

Krahas Indisë, vendet me numrin më të madh të vdekjeve të tepërta përfshijnë Rusinë, Indonezinë, ShBA-në, Brazilin, Meksikën dhe Perunë, sugjerojnë shifrat e OBSH-së. Shifrat për Rusinë janë tre herë e gjysmë më shumë se vdekjet e regjistruara në vend.

Vendet me shkallë të ulët të vdekshmërisë përfshinin Kinën, e cila ende po ndjek një politikë të "zero Covid" që përfshin testime masive dhe karantina, Australinë, e cila vendosi kufizime të rrepta udhëtimi për të mbajtur virusin jashtë vendit, Japoninë dhe Norvegjinë.

Tjera nga autori:
1