<b></b> Papa bën thirrje për korridore humanitare për evakuimin e civilëve nga Mariupoli

Papa bën thirrje për korridore humanitare për evakuimin e civilëve nga Mariupoli

01.05.2022 15:15

Papa Françesku përsëriti sot thirrjen për krijimin e korridoreve humanitare për evakuimin e civilëve nga qyteti ukrainas i Mariupolit, i cili, siç tha ai, "u bombardua dhe u shkatërrua në mënyrë barbare".

“Mendimet e mia janë me qytetin ukrainas të Mariupolit, qytetin e Marias, i bombarduar dhe shkatërruar në mënyrë barbare. E përsëris thirrjen për hapjen e korridoreve të sigurta humanitare”, tha Papa gjatë lutjes së së dielës në sheshin e Shën Pjetrit në Vatikan.

Nga Mariupoli, i cili u shkatërrua pothuajse plotësisht pas disa javësh rrethimi, grupi i parë i civilëve doli nga uzina e çelikut Azovstal, bastioni i fundit i rezistencës ukrainase në atë qytet.

Sipas batalionit ukrainas Azov, rreth njëzet civilë u evakuuan, që është evakuimi i parë i suksesshëm pas përpjekjeve të mëparshme të pasuksesshme. Nga ana tjetër, Ministria ruse e Mbrojtjes njoftoi sot se dy grupe civilësh prej 25 dhe 21 personash arritën të largohen nga Azovstal, ku qindra ushtarë dhe civilë ukrainas ishin strehuar në kalimet nëntokësore drejt Kievit.

Duke folur për luftën në Ukrainë, Papa dënoi "regresionin e errët të njerëzimit".

“Të mos dorëzohemi para logjikës së dhunës”, tha Papa.

Tjera nga autori:
1