<b></b> Papa thotë se Orbani i ka thënë që Putini planifikon t’i japë fund luftës më 9 maj

Papa thotë se Orbani i ka thënë që Putini planifikon t’i japë fund luftës më 9 maj

03.05.2022 09:59

Papa Françesku tha se kryeministri hungarez, Viktor Orban, i ka thënë atij gjatë takimit që patën muajin e kaluar se presidenti rus, Vladimir Putin, planifikon që t’i japë fund pushtimit të Ukrainës më 9 maj, kur në Rusi shënohet Dita e Fitores në Luftën e Dytë Botërore.

Papa i bëri këto komente në një intervistë për gazetën italiane, “Corriere della Sera”, që u publikua të martën.

“Orbani, kur e takova, më tha se rusët kanë një plan, që gjithçka të përfundojë më 9 maj. Kjo gjithashtu do ta shpjegonte shpejtësinë e eskalimit të këtyre ditëve, sepse tash nuk është vetëm Donbasi, është Krimea, është Odesa, po e merr portin e Detit të Zi nga Ukrainë, është gjithçka”, tha papa.

“Nuk ka vullnet të mjaftueshëm për paqe. Unë jam pesimist, por duket të bëjmë çdo gjest të mundshëm për ta ndalur luftën”, shtoi ai.

Papa i përsëriti deklaratat e kaluara se është i gatshëm që të udhëtojë për në Moskë që të takohet me Putinin dhe e krahasoi luftën në Ukrainë me gjenocidin në Ruandë.

“Ende nuk kemi pranuar përgjigje dhe ende po këmbëngulim, edhe pse kam frikë se Putini nuk mundet dhe nuk dëshiron që ta ketë këtë takim tash për tash. Por kaq shumë brutalitet, si nuk mund ta ndalësh? Njëzet e pesë vite më parë, ne e përjetuam të njëjtën gjë në Ruandë”, tha papa.

Tjera nga autori:
1