Dita e Fitores së Rusisë shënohet çdo vit më 9 maj. Kjo ditë konsiderohet si data më krenare në kalendarin e vendit dhe është shënuar si festë kombëtare që nga fillimi i shënimit tëi saj në 1991.
Kjo ditë përkujton dorëzimin e Gjermanisë naziste në fund të Luftës së Dytë Botërore, ndërsa forcat sovjetike pushtuan Berlinin.
Në Ditën e Fitores, trupat ruse parakalojnë nëpër Sheshin e Kuq të Moskës, kurse njëherit bëhet edhe ekspozimi i arsenalit ushtarak të vendit, duke përfshirë raketat balistike ndërkontinentale.
Ndërsa gjatë epokës sovjetike, parada është mbajtur herë pas here, Putini e ka bërë paradën ushtarake vjetore siç është edhe sot.
Në parakalimin e vitit të kaluar, kishte më shumë se 12,000 trupa, 190 pajisje ushtarake, si dhe kishte një fluturim me afro 80 avionë ushtarakë.
Putini tradicionalisht mbikëqyr parakalimin ushtarak nga një tribunë e mbushur me veteranë të luftës.