<b></b> Policia zvicerane sekuestron mbi 500 kg kokainë të fshehur në thasë me kafe

Policia zvicerane sekuestron mbi 500 kg kokainë të fshehur në thasë me kafe

06.05.2022 00:04

Policia zvicerane ka sekuestruar më shumë se 500 kg kokainë nga një ngarkesë me kokrra kafeje të dorëzuar në një fabrikë Nespresso.

Sipas The Guardian, policia ka deklaruar se punëtorët në fabrikën që ndodhet në Romont, në kantonin perëndimor të Fribourg-ut të Zvicrës, kanë njoftuar autoritetet për një pluhur misterioz të bardhë të gjetur në thasët me kokrra kafeje.

Stafi në prodhuesin e kapsulave të kafesë, në pronësi të gjigantit zviceran të ushqimit Nestlé, "gjeti një substancë të bardhë të papërcaktuar kur shkarkoi thasët e sapo dorëzuar me kokrra kafeje", tha policia e Friburgut të enjten.

Nga analizat e policisë u konstatua se lënda ishte kokainë. Një kontroll i pesë kontejnerëve të transportit "të dorëzuar në të njëjtën ditë me tren lejoi sekuestrimin e më shumë se 500 kg të kësaj droge", shtoi policia.

Policia tha se vendosi një perimetër të madh sigurie rreth fabrikës gjatë operacionit, ku përfshihej edhe një kontigjent i madh doganierësh.

Njësitë që përmbanin drogën u izoluan dhe substanca nuk kontaminoi prodhimin në fabrikë, thuhet në deklaratë, duke shtuar se hetimi fillestar tregoi se dërgesa kishte origjinën në Brazil.

Policia njoftoi se kokaina e sekuestruar u përcaktua të ishte më shumë se 80% e pastër, me një vlerë prej mbi 50 milion franga zvicerane dhe se e gjithë droga ishte destinuar për tregun evropian.

Tjera nga autori:
1