<b></b> Raporti: Putini do të futet në operacion për kancer

Raporti: Putini do të futet në operacion për kancer

01.05.2022 19:35

Shëndeti i Putinit ka qenë një burim spekulimesh mes raporteve se ai po lufton me kancerin e barkut dhe sëmundjen e Parkinsonit.

Por tani The Sun shkruan se është raportuar që lideri rus, 69 vjeç, mund të hyjë nën thikë – me pushtetin e kaluar te linja e ashpër Nikolai Patrushev, 70 vjeç, i cili është arkitekti kryesor i strategjisë së luftës dhe njeriu që e bindi Putinin se Kievi ishte i mbushur me neo- nazistët.

Ndërkohë, ekziston frika se Putini së shpejti do të shpallë një luftë botërore në shkallë të plotë në "shpagim" pasi Ukraina vazhdon të pengojë përparimin e trupave ruse.

Mediat e kontrolluara nga Kremlini kanë qenë të kujdesshme që të mos i referohen pushtimit si një luftë - në vend të kësaj duke iu referuar konfliktit si një "operacion special".

Sipas The Telegraph, një burim i afërt me zyrtarët ushtarakë tha: “Ushtria është e indinjuar që sulmi në Kiev ka dështuar. Njerëzit në ushtri po kërkojnë shpagim për dështimet e së kaluarës dhe duan të shkojnë më tej në Ukrainë.”

Ndërsa, sekretari i mbrojtjes i Mbretërisë së Bashkuar, Ben Wallace tha se ai priste që Putini të përdorte fjalimin e tij të 9 majit për të shpallur "luftë me nazistët e botës", duke folur për LBC Wallace tha se: "Ai ndoshta do të deklarojë në 1 maj se, tani jemi në luftë me botën dhe ne duhet të mobilizojmë masivisht popullin rus.

Tjera nga autori:
1