<b></b> Putini mund t’i shpallë së shpejti luftë Ukrainës, thonë zyrtarët perëndimorë

Putini mund t’i shpallë së shpejti luftë Ukrainës, thonë zyrtarët perëndimorë

03.05.2022 09:29

Presidenti rus, Vladimir Putin, mund t’i shpallë formalisht luftë Ukrainës më 9 maj, veprim që do ta mundësonte mobilizimin e plotë të forcave rezervë të Rusisë, kur përpjekjet për pushtim po vazhdojnë që të ligështohen. Kështu besojnë zyrtarët perëndimorë dhe amerikanë.

Më 9 maj, Rusia e shënon “Ditën e Fitores”, simbol i triumfit në Luftën e Dytë Botërore kundër nazistëve.

Zyrtarët perëndimorë besojnë se presidenti rus do ta përdorë rëndësinë simbolike dhe vlerën e propagandës së kësaj dite për të njoftuar qoftë një arritje ushtarake në Ukrainë, qoftë eskalim të veprimeve armiqësore, qoftë të dyja.

Zyrtarët kanë filluar që të përqendrohen te një skenar – që Putini formalisht t’i shpallë luftë Ukrainës më 9 maj. Deri më tani, ai ka këmbëngulur që konfliktit brutal t’i referohet si “operacion special ushtarak”, duke e ndaluar praktikisht përdorimin e fjalëve “pushtim” dhe “luftë”.

Çfarë do të nënkuptonte shpallja e luftës?

Shpallja zyrtare e luftës do të mund ta shtonte përkrahjen e publikut për pushtimin. Sipas ligjit rus, ky veprim gjithashtu do t’ia lejonte Putinit mobilizimin e forcave rezervë dhe rekrutëve, për të cilët zyrtarët thonë se Rusia ka nevojë për shkak të mungesës në rritje të ushtarëve.

Zyrtarët ukrainas dhe perëndimorë vlerësojnë se të paktën 10.000 ushtarë rusë janë vrarë në luftë që nga fillimi i luftës para më shumë se dy muajve.

Tjera nga autori:
1