Numri i incidenteve antisemite në mbarë botën u rrit në mënyrë dramatike vitin e kaluar, ka zbuluar një studim i Universitetit të Tel Avivit.
Raporti identifikon SHBA-në, Kanadanë, Britaninë e Madhe, Gjermaninë, dhe Australinë si ndër vendet ku pati një rritje të theksuar.
Kjo rritje u nxit nga lëvizjet politike radikale të krahut të majtë dhe të djathtë, dhe nxitjet në mediat sociale, thotë raporti.
Publikimi i raportit përkon me Ditën e Përkujtimit të Holokaustit të Izraelit, e cila filloi të mërkurën mbrëma.
E njohur në Izrael si Yom HaShoah, dita përkujton gjashtë milionë hebrenj të vrarë nga Gjermania naziste në të gjithë Evropën gjatë Luftës së Dytë Botërore.
Raporti i Antisemitizmit për 2021 nga Qendra për Studimin e Hebrenjve Bashkëkohor Evropian në Fakultetin e Shkencave Sociale të Universitetit të Tel Avivit, bazohet në analizën e dhjetëra studimeve nga e gjithë bota, si dhe në informacione nga organet e zbatimit të ligjit, media, dhe organizatat hebraike.
Reporti thotë se në vitin 2021 ka pasur "një rritje të konsiderueshme të llojeve të ndryshme të incidenteve antisemitike në shumicën e vendeve me popullsi të madhe hebreje".
Raporti thotë se:
Në SHBA, e cila ka popullsinë më të madhe hebreje jashtë Izraelit, numri i krimeve të urrejtjes kundër hebrenjve në Nju Jork dhe Los Anxhelos ishte pothuajse dyfishi i një viti më parë.
Në Francë, numri i incidenteve të regjistruara antisemitike u rrit me pothuajse 75% krahasuar me vitin 2020
Në Kanada, një grup udhëheqës hebre raportoi një rekord 40-vjeçar në dhunën fizike antisemite për një muaj - gusht
Në Mbretërinë e Bashkuar, numri i sulmeve fizike të regjistruara kundër hebrenjve u rrit me 78% krahasuar me vitin 2020
Në Gjermani, incidentet antisemite të regjistruara nga policia u rritën me 29% krahasuar me vitin 2020 dhe 49% krahasuar me vitin 2019
Në Australi gjithashtu kishte një rritje të theksuar të incidenteve të regjistruara antisemitike, me 88 vetëm në maj - totali më i lartë mujor ndonjëherë
Për rritjen e incidenteve antisemitike nëpër botë, autorët e raportit fajësojnë pjesërisht reagimet ndaj luftimeve të majit 2021 midis Izraelit dhe militantëve palestinezë në Rripin e Gazës.
Atë muaj, Izraeli dhe militantët luftuan në një konflikt 11-ditor në të cilin 261 persona u vranë në Gaza dhe 14 persona u vranë në Izrael, thonë Kombeve të Bashkuara.