<b></b> Raportohet për viktima nga sulmet ruse në Luhansk e Kharkiv

Raportohet për viktima nga sulmet ruse në Luhansk e Kharkiv

23.04.2022 11:07

Sulmet ruse në zonat urbane të pjesës lindore të Ukrainës vazhduan të shtunën. Ka raportime për të paktën dy civilë të vdekur në qytetin Popasna dhe dy të tjerë në rajonin Kharkiv.

Guvernatori i Luhanskut, Serhiy Haidai, tha se dy persona janë vrarë nga sulmet ruse në Popasna dhe se ndërtesat e banimit janë sulmuar 12 herë të premten e më së shumti ka pësuar ky qytet.

“Përpos faktit se luftimet në rrugë po vazhdojnë në qytet për disa javë, ushtria ruse vazhdimisht qëllon drejt ndërtesave shumëkatëshe të banimit dhe ndaj shtëpive private. Dje, banorët lokalë duruan pesë sulme me artileri nga armiku. Jo të gjithë mbijetuan”, shkroi Haidai në rrjetin “Telegram”.

Ai shtoi se disa shtëpi gjithashtu janë shkatërruar në Lysychansk dhe Novodruzhesk.

Të premten, një zëvendëskomandant rus tha se Rusia planifikon që ta marrë kontrollin e plotë të rajonit lindor, Donbas, dhe të pjesës jugore të Ukrainës. Deklarata e tij e shqetësoi Moldavinë.

Tjera nga autori:
1