<b></b> Rritje alarmante e dënimeve me vdekje në Iran që nga viti 2021

Rritje alarmante e dënimeve me vdekje në Iran që nga viti 2021

28.04.2022 18:37

Pas zgjedhjes president të klerikut Ebrahim Raisi, ekzekutimet në Iran kanë shënuar një rritje alarmante prej 25% vitin e kaluar.

BBC shkruan se, sipas organizatës të së Drejtave të Njeriut Në Iran (IHR) , e cila gjendet me bazë në Norvegji dhe grupit “Së bashku kundër dënimit me vdekje” të Francës, të paktën 333 persona janë dënuar me vdekje brenda vitit.

Numri i ekzekutimeve për veprat penale të lidhura me drogën ishte 126 - pesë herë më i lartë se në vitin 2020, thotë raporti i tyre.

Shifrat e nxjerra bazohen si nga njoftimet zyrtare ashtu edhe nga burime brenda Iranit.

Në tetor, një ekspert i OKB-së për të drejtat e njeriut paralajmëroi se pothuajse të gjitha ekzekutimet në Iran ishin "një privim arbitrar nga jeta" dhe i kërkoi vendit t'i jepte fund vendosjes së dënimit me vdekje, kur ai është në kundërshtim me të drejtën ndërkombëtare.

Sipas kodit penal të Iranit, njerëzit mund të ekzekutohen për krime që nuk konsiderohen ndër "më të rëndat" sipas ligjit ndërkombëtar, siç është trafiku i drogës.

Eksperti i OKB-së tha se në mungesë të provave akuza të paqarta, si "armiqësia kundër Zotit" dhe "korrupsioni në tokë", janë përdorur për të dënuar me vdekje individët që kanë marrë pjesë në protesta, apo për forma të tjera mospajtimi.

Sipas raportit të publikuar të enjten nga IHR dhe ECPM, vetëm 16.5% e 333 ekzekutimeve që grupet besojnë se ndodhën në Iran vitin e kaluar janë njoftuar nga burimet zyrtare.

Autoritetet nuk kanë raportuar asnjë nga ekzekutimet e lidhura me drogën, që janë rritur shumë pas ndryshimit të ligjit të Iranit kundër narkotivë në vitin 2017.

Korriku, muaji pas fitores zgjedhore të Presidentit Raisi, pa më së shumti ekzekutime – 51.

Në raport thuhet se të paktën 17 gra janë ekzekutuar, tetë më shumë se në vitin 2020. Mes tyre ishin Zahra Esmaili dhe Maryam Karimi, të cilat u dënuan për vrasjen e bashkëshortëve abuzues.

Avokati i Esmailit citohet të ketë thënë se ajo pësoi një atak në zemër teksa shihte disa burra duke u ekzekutuar para saj dhe se megjithatë, zyrtarët e varën trupin e saj të pajetë.

Sipas raportit, edhe dy burra të dënuar për krime të kryera kur ishin fëmijë u dënuan gjithashtu me vdekje. Njëri prej tyre, Arman Abdolali, ishte shpallur fajtor për vrasjen e të dashurës së tij në vitin 2013 kur ishte 17 vjeç.

Raporti shpreh gjithashtu alarmin për atë që ai e quan "numri joproporcional i ekzekutimeve të pakicave etnike, pasi që megjithëse Baluçët përbënjnë vetëm 2-6% të popullsisë, rreth 21% e të ekzekutuarve në vitin 2021 ishin nga grupi i tyre.

Drejtorët e IHR dhe ECPM, Mahmood Amiry-Moghaddam dhe Raphael Chenuil-Hazan, u bënë thirrje fuqive perëndimore të trajtojnë të dhënat e dënimit me vdekje të Iranit dhe shkeljet e tjera të të drejtave të njeriut, si pjesë e negociatave të tyre për të ringjallur marrëveshjen bërthamore iraniane të vitit 2015.

Sa vende kanë ende dënimin me vdekje?

Statistikat e dënimi me vdekje në Kinë, janë një sekret shtetëror, mirëpo por organizata e të drejtave të njeriut Amnesty International vlerëson se në vitin 2019, Kina ka kryer mijëra ekzekutime.

Sipas organizatë, me përjashtim të Kinës, për më shumë se 80% të ekzekutimeve të tjera ishin përgjegjëse - Arabia Saudite, Iraku dhe Irani - Arabia Saudite ishte i vetmi vend që si metodë ekzekutimi, kishte prerjen e kokës.

Metoda të tjera përfshinin varjen, injeksionin vdekjeprurës dhe pushkatimin.

Në vendet që kryejnë ekzekutime, është edhe ShBA. Ndërsa që nga viti 2013, gjithsej 33 vende kanë kryer të paktën një ekzekutim.

Tjera nga autori:
1