<b></b> Rusia paralajmëron Suedinë dhe Finlandën kundër anëtarësimit në NATO

Rusia paralajmëron Suedinë dhe Finlandën kundër anëtarësimit në NATO

20.04.2022 15:36

Rusia i ka paralajmëruar Suedinë dhe Finlandën përmes kanaleve dypalëshe diplomatike për pasojat e anëtarësimit në NATO, tha zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme të Rusisë, Maria Zakharova.

“Ne i kemi lëshuar të gjitha paralajmërimet tona, edhe publikisht, edhe përmes kanaleve dypalëshe”, tha Zakharova për kanalin”Russia-24”.

“Ato (Suedia dhe Finlanda) dinë për këtë, nuk do të kenë asgjë për t’u befasuar, ato janë informuar për gjithçka, se në çka do të çojë ky hap (anëtarësimi në NATO)”, shtoi ajo.

Kuvendi i Finlandës do të hapë një debat të mërkurën për të kërkuar anëtarësim në NATO apo jo, pasi lufta në Ukrainë nxiti rritje të përkrahjes politike dhe publike për anëtarësim në aleancën më të fuqishme ushtarake në botë.

Pavarësisht paralajmërimit të grumbullimit të arsenalit bërthamor në Detin Baltik, nëse Finlanda dhe Suedia anëtarësohen në NATO, kryeministrja finlandeze ka thënë se vendi i saj do të vendosë shpejt për të aplikuar për anëtarësim apo jo.

Tjera nga autori:
1