<b></b> SHBA nuk e ka idenë se ku përfundojnë armët e saj të dërguara në Ukrainë

SHBA nuk e ka idenë se ku përfundojnë armët e saj të dërguara në Ukrainë

20.04.2022 16:43

Shtete e Bashkuara të Amerikës kanë shumë pak opsione në dispozicionë kurbëhet fjalë për gjurmimin e armëve të dërguara në Ukrainë.

Shanset qe zyrtarët amerikanë mund të dinë se ku përfundojnë ato armë janë "afër zeros", kanë thënë disa burime për CNN.

Një zyrtar i lart i Departamentit të Mbrojtjes së SHBA-së pranoi se "egziston gjithmonë një rrezik që, në planin afatgjatë, disa armë mund të përfundojnë në duart e grupeve tjera".

"Ne e dimë se cfarë po ndodh me keto armë për një kohë të shkurtër, por sapo të hyjnë në përdorim në një luftë ku ka shumë pasiguri, gjurmimi ynë i atyre armëve praktikisht zhduket", tha zyrtari për CNN.

"Ato bien në një vrimë të madhe të zezë"

"Ato bien në një vrimë të madhe të zezë dhe pas një periudhe të shkurtër nuk e kemi idene se cfarë po ndodh me to", tha ai.

Mbrëmë, zëdhënësi i Pentagonit John Kirby konfirmoi se Shtetet e Bashkuara i kishin dërguar Ukrainës pjesë shtesë të avionëve dhe riparuan pajisjet e dëmtuara.

Vendet perëndimore deri më tani i kanë dërguar Ukrainës sasi të konsiderueshme armësh, kryesisht raketa antitank si Javelin dhe NLAW, të cilat ukrainasit i kanë përdorur me shumë sukses kundër tankeve dhe automjeteve të blinduara ruse.

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky vazhdon t'i bëjë thirrje komunitetit ndërkombëtar të përshpejtojë shpërndarjen e ndihmës ushtarake në mënyrë që mbrojtësit ukrainas të mund t'i rezistojnë pushtimit rus. /Nacionale/

Tjera nga autori:
1