<b></b> Sëmundja e papritur e mëlçisë që po vret fëmijët, çfarë dihet deri më tani?

Sëmundja e papritur e mëlçisë që po vret fëmijët, çfarë dihet deri më tani?

26.04.2022 21:28

Një shpërthim i çuditshëm i sëmundjes së mëlçisë në gati 200 fëmijë ka bërë që autoritetet shëndetësore në Evropë dhe ShBA të bëjnë gara për të gjetur përgjigje.

Sipas Associated Press, deri me tani nuk është gjetur ndonjë shkak për këtë sëmundje, megjithëse po hetohet për një lidhje të mundshme me një virus që shkakton ftohje.

Që nga shpëthimi i kësaj sëmundjeje, 1 fëmijë ka vdekur dhe është njoftuar se për shumë të tjerë do të duhet transplantim i mëlçisë.

Çfarë dihet deri më tani:

Fëmijët e shëndetshëm janë duke zhvilluar papritur hepatit, ose inflamacion të mëlçisë që shpesh shkaktohet nga viruset. Verdhëza, diarreja dhe dhimbjet e barkut janë ndër simptomat e raportuara. Deri më tani, nga kjo sëmundje janë prekur fëmijët e moshës 1 muaj deri në 16 vjeç.

Rastet e para të kësaj sëmundjeje janë regjistruar në janar, në Mbretërinë e Bashkuar. Ndërsa, shumica e rasteve të tjera kanë ndodhur në Evropë.

Qendrat për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve thanë në një alarm shëndetësor mbarëkombëtar javën e kaluar se rastet e para në ShBA ishin identifikuar që muajin tetor në Alabama.

SEMUNDJA

Hepatiti zakonisht shkaktohet nga një prej disa viruseve ngjitëse që nuk janë gjetur tek fëmijët e prekur. Ndonjëherë kjo sëmundje shfaqet si e lehtë dhe nuk kërkon trajtim specifik, por në raste të rënda kërkohet shtrimi në spital dhe mund të shkaktohet dështim i mëlçisë.

SHKAKU

Autoritetet janë të pasigurta se çfarë po e shkakton shpërthimin. Nëntë fëmijë në Alabama rezultuan pozitivë për adenovirus. Ndërsa, ka disa lloje të këtj virusi që mund të shkaktojnë ftohje, autoritetet po shikojnë gjithashtu një version që mund të shkaktojë probleme me tretjen. Nuk dihet nëse ai virus është shkaktar apo po kontribuon disi në shpërthimin e kësaj sëmundjeje.

LOKACIONET

Rastet janë raportuar në dhjetra vende deri tani, duke përfshirë Danimarkën, Anglinë, Francën, Irlandën, Izraelin, Italinë, Holandën, Norvegjinë, Skocinë, Spanjën dhe Mbretërinë e Bashkuar. Në Shtetet e Bashkuara, janë regjitruar raste edhe në Illinois dhe Karolinën e Veriut.

Qendra për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve, thotë se të gjithë mjekët duhet të jenë në vëzhgim për simptomat dhe të raportojnë çdo rast të dyshuar të atij që quhet “hepatit me origjinë të panjohur”.

Tjera nga autori:
1