<b></b> ShBA-ja dha informata inteligjente për Ukrainën që ta fundoste luftanijen ruse

ShBA-ja dha informata inteligjente për Ukrainën që ta fundoste luftanijen ruse

06.05.2022 08:20

Disa medie amerikane kanë raportuar se Shtetet e Bashkuara kanë dhënë informacione të inteligjencës, të cilat e kanë ndihmuar Ukrainën që të fundoste një luftanije të madhe ruse në Detin e Zi.

Zyrtarë të paidentifikuar thanë se Ukraina ka kërkuar të dhëna nga Shtetet e Bashkuara për një anije që po lundronte në jug të qytetit Odesa, raporton televizioni “BBC”.

Shtetet e Bashkuara i treguan se kjo anije është luftanija ruse, “Moskva”, dhe e ndihmuan që ta vërtetonte vendndodhjen e saj. Më pas, Ukraina e goditi luftanijen ruse me dy raketa.

Një zëdhënës i Pentagonit tha se Shtetet e Bashkuara kanë dhënë informacione të inteligjencës për ta ndihmuar Ukrainën që ta mbrojë veten.

Më herët, zëdhënësi John Kirby i mohoi raportimet e medieve se Shtetet e Bashkuara kanë ofruar të dhëna për vendndodhjet e gjeneralëve të lartë rusë në fushëbetejë që Ukraina t’i vriste ata.

Kirby tha se Ukraina i ka kombinuar informatat që Shtetet e Bashkuara dhe të tjerët ia kanë ofruar me të dhënat e saj të inteligjencës në fushëbetejë. “Pastaj, ata i marrin vendimet dhe veprimet e veta”, shtoi ai.

Tjera nga autori:
1