<b></b> Shefi i OKB-së do të vizitojë Turqinë, Moskën, dhe Kievin

Shefi i OKB-së do të vizitojë Turqinë, Moskën, dhe Kievin

24.04.2022 09:41

Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së do të vizitojë Turqinë përpara se të shkojë në Moskë dhe Kiev.

Sipas një deklarate të OKB-së, Antonio Guterres do të vizitojë kryeqytetin Ankara të hënën, ku do të takohet me presidentin e Turqisë, Recep Tayyip Erdogan.

Më pas ai do të shkojë në Moskë të martën, ku do të takohet me presidentin rus Vladimir Putin dhe do të ketë një "drekë pune" me ministrin e Jashtëm Sergei Lavrov.

Ndalesa e tij e fundit më pas do të jetë në Kiev të enjten, ku do të takohet me Presidentin e Ukrainës, Volodymyr Zelensky dhe Ministrin e Jashtëm Dmytro Kuleba.

Turqia ka shërbyer si ndërmjetëse midis Ukrainës dhe Rusisë gjatë luftës dhe ka pritur bisedimet e paqes midis dy palëve.

Por vendimi i OKB-së për të vizituar Rusinë përpara Ukrainës është kritikuar nga Zelensky.

"Lufta është në Ukrainë, nuk ka trupa në rrugët e Moskës. Do të ishte logjike ardhja së pari në Ukrainë, për të parë njerëzit këtu, pasojat e okupimit," tha ai të shtunën.

Tjera nga autori:
1