<b></b> Shpërthimet në qytetin rus: Çka dihet deri tash për to?

Shpërthimet në qytetin rus: Çka dihet deri tash për to?

25.04.2022 14:53

Ka pasur një shpërthim të madh në një depo të naftës në qytetin rus Briansk, jo aq larg prej kufirit me Ukrainën.

Deri në këtë pikë, asnjëra palë nuk po e lidh incidentin me konfliktin. Rusia thotë se po heton shkaqet e zjarreve, ndërsa Ukraina për momentin nuk ka koment.

Pavarësisht kësaj, ka shumë spekulime se çka mund ta ketë shkaktuar shpërthimin. Në fakt shpërthimet sepse ka raportime edhe për një të dytë. 

Javën e kaluar, Rusia ka akuzuar Ukrainën se po përdote helikopterë për të sulmuar ndërtesa banimi në këtë rajon. Ukraina ka mohuar se e kishte sulmuar një depo tjetër më herët gjatë këtij muaji.

 

Videoja e Brianskut po qarkullon me të madhe në mediet sociale të Internetit, e për të cilën BBC me Nacionalen besojnë se është autentike, dhe e cila shfaq tankun e naftës duke eksploduar.

 

Lokacioni është me rëndësi të madhe pasi ai është afër tubacionit të Druzhbha-s, një artierie kyçe që sjell naftën ruse për në Evropë.

Që të jemi më precizë, ky tubacion sjell naftë në Poloni, Sllovaki, Republikë Çeke dhe në shtetet e Baltikut.

Nuk ka pasur raportime – të paktën deri tash – për ndërprerjen e furnizimit.

Vendi ku kanë shpërthyer këto zjarre është rreth 100 kilometra larg nga kufiri me Ukrainën, dhe shërben si bazë logjistike për fushatën ushtarake të Moskës në Ukrainë.

Tjera nga autori:
1