<b></b> Televizioni “CNN” përgatit film të veçantë për Navalny-n, e shfaq nesër

Televizioni “CNN” përgatit film të veçantë për Navalny-n, e shfaq nesër

23.04.2022 15:22

Televizioni i njohur amerikan, “CNN”, të dielën do ta shfaqë filmin “Navalny”, i cili i kushtohet figurës me famë botërore të opozitës ruse, Alexey Navalny, i cili po mbahet në burg në Rusi.

Besohet se ai ishte helmuar në gusht të vitit 2020 ndërsa po fluturonte me një aeroplan drejt Moskës. Në film paraqitet një portret më intim i njërit prej kritikëve më të ashpër të presidentit rus, Vladimir Putin, dhe i fut shikuesit brenda kërkimit të përgjigjeve për helmimin e tij.

Filmi do të shfaqet të dielën, më 24 prill, në orën 21:00 sipas zonës kohore të pjesës lindore të ShBA-së (në orën 03:00, të hënën, sipas zonës kohore të Kosovës) në "CNN". Filmi zgjat 98 minuta.

Në mars të këtij viti, Navalny u dënua në Rusi me nëntë vite burgim në burg të sigurisë së lartë për mashtrim. Ai e ka themeluar organizatën “Fondacioni Kundër Korrupsionit”, e cila i hulumton rastet e korrupsionit në mesin e zyrtarëve të lartë të qeverisë ruse.

Më parë, Navalny ka organizuar edhe protesta dhe e ka shpërfaqur korrupsionin në qeverinë ruse përmes rrjeteve sociale.

Tjera nga autori:
1