<b></b> Ukraina kërkon sasi të madhe pajisjesh për termocentralet e saj bërthamore

Ukraina kërkon sasi të madhe pajisjesh për termocentralet e saj bërthamore

24.04.2022 10:18

Ukraina i ka kërkuar Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike për "një sërë pajisjesh" që i nevojiten për të operuar termocentralet bërthamore gjatë luftës me Rusinë, ka thënë të shtunën Drejtori i Përgjithshëm i Agjencisë, Rafael Grossi, shkruan Reuters

Këtu përfshihen pajisjet matëse të rrezatimit, material mbrojtës, kompjuterë, sisteme të furnizimit me energji elektrike dhe gjeneratorët me naftë, tha ai në një deklaratë.

"Ne do të koordinojmë zbatimin e ndihmës që Agjencia dhe shtetet e saj anëtare do të ofrojnë, duke përfshirë dërgimin e pajisjeve të nevojshme drejtpërdrejt në vendet bërthamore të Ukrainës," tha ai.

"Nevojat janë të mëdha dhe unë jam shumë mirënjohës për mbështetjen e konsiderueshme që shtetet tona anëtare kanë treguar tashmë se do të vënë në dispozicion."

Ukraina ka 15 reaktorë operacionalë në katër termocentrale, nga të cilët shtatë janë aktualisht të lidhur me rrjetin, duke përfshirë dy në objektin e Zaporizhzhia, i cili aktualisht kontrollohet nga Rusia.

Grossi tha se Agjencia ende nuk po merrte transmetimin e të dhënave në distancë nga sistemet e saj të monitorimit të instaluara në uzinën e Çornobilit.

Javën e ardhshme Rossi do të vizitojë termocentralin, të cilin forcat ruse e pushtuan menjëherë pasi pushtuan Ukrainën, por u larguan më 31 mars. Ai tha se do të dorëzonte pajisje të monitorimit të rrezatimit si dhe pajisje mbrojtëse personale.

Tjera nga autori:
1