<b></b> Ukrainaset rrëfejnë javët e tmerrit në fabrikë: “Bombardonin çdo sekondë”

Ukrainaset rrëfejnë javët e tmerrit në fabrikë: “Bombardonin çdo sekondë”

04.05.2022 11:27

Bunkeri i tyre nuk mundi t’i rezistonte një goditjeje të drejtpërdrejtë të bombardimeve të tmerrshme ruse, ushqimi po harxhohej dhe gjetja e e ujit mund ta sillte vdekjen. Për disa civilë brenda fabrikës “Azovstal” në Mariupol, kjo ishte një përvojë e hidhur që përfundoi të martën, kur më shumë se 100 persona arritën që të shkonin në një vend të sigurt – në parkingun e një qendre tregtare në Zaporizhia, që kontrollohet nga ukrainasit.

The Guardian

Disa pjesëtarë të këtij grupi treguan për përvojën e tyre në javët e fundit në fabrikën e rrethuar. Ata mbijetuan në tunelet që ndodhen nën fabrikën metalurgjike, bashkë me trupat ukrainase, duke u detyruar që ushqimit t’ia hiqnin copat e xhamit të thyer nga bombardimet dhe duke shpresuar për shpëtim, shkruan “The Guardian”, përcjell Gazeta Nacionale.

“Nën zjarr të vazhdueshëm, duke fjetur në qilima të improvizuar, duke u goditur nga valët e sulmeve, duke vrapuar me të birin tënd dhe duke u rrëzuar në tokë nga një shpërthim – gjithçka ishte e tmerrshme”, tha Anna Zaitseva, që ishte në grupin e personave të evakuuar. Ajo e mbajti foshnjën e saj 6-muajshe në krahë dhe qau, kur e shprehu mirënjohjen për secilin nga ushtarët që e gjetën formulën e përpjekjeve urgjente ndërkombëtare të shpëtimit për fëmijën e saj.

“Faleminderit”, tha ajo, para se të përcillej për në një zonë private brenda qendrës tregtare.

Grupit prej rreth 100 civilëve, që u ngujuan në hapësirat nën fabrikë përmes një marrëveshjeje të arritur me forcat pushtuese ruse dhe për zbatimin e së cilës u nevojitën disa ditë, kur bota po shikonte.

Sidoqoftë, zyrtarët ukrainas theksuan se disa civilë kanë mbetur në fabrikë gjatë operacionit, duke nxitur shqetësim të ri për fatin e tyre, sepse Kievi njoftoi se forcat ruse kanë nisur ofensivë me tanke dhe automjete të blinduara në atë zonë.

E shtrirë në një sipërfaqe prej më shumë se 11 kilometrash katrorë, kompleksi “Azovstal” është një labirint i ndërlikuar me linja binarësh, depo, furra thëngjilli, fabrika, oxhaqe dhe tunele, që vlerësohen si ideale për luftë guerile.

Tmerri i kohës së saj në fabrikë ishte ende i freskët për zonjën Elyna Tsybulchenko, 54 vjeçe, e cila punonte aty, e kontrollonte cilësinë e prodhimit. Ajo kërkoi strehim në fabrikë, pasi shtëpia e saj u shkatërrua nga sulmet dhe në qytet kishte mungesë të ujit. Edhe futja e ujit brenda fabrikës përbënte rrezik të pamasë.

“Bombardonin si çdo sekondë, gjithçka dridhej. Qentë lehnin, fëmijët bërtitnin, por momenti më i vështirë ishte, kur na thanë se bunkeri nuk do t’i rezistonte goditjes së drejtpërdrejtë”, tha ajo.

“Kuptuam që do të ishte thjesht një varr masiv dhe se askush nuk do të mund të na shpëtonte nën zjarr. Do të ishte e pamundur që të shpëtoheshim”, shtoi ukrainasja.

“Nuk mund të imagjinoni se sa e frikshme është, kur je ulur në strehimore, në një bodrum të lagësht që dridhet. I luteshim Zotit që raketat të fluturojnë përtej strehimores sonë, sepse, nëse do ta godisnin atë, të gjithë do të merrnim fund”, tha gruaja e evakuuar, që tash ndodhet rreth 230 kilometra larg vendit ku e përjetoi frikën e llahtarshme.

Në një qendër pranimi në Zaporizhia, barelat dhe karrocat ishin radhitur, ndërsa këpucët dhe lodrat i prisnin fëmijët e evakuuar. Ekipet mjekësore dhe psikologjike ishin gati. Disa nga të moshuarit e evakuuar u dukën të rraskapitur, kur arritën të qendër.

“Jam krenare që jam në tokën ukrainase. Menduam se nuk do të dilnim nga ai vend”, tha një grua që e dha vetëm emrin, Anna, dhe që arriti në qendrën e pranimit me dy fëmijë, një dhe nëntë vjeç.

Përktheu: Gazeta Nacionale

Tjera nga autori:
1