<b></b> Vazhdojnë tensionet në rajonin separatist pro-rus të Transnistrisë

Vazhdojnë tensionet në rajonin separatist pro-rus të Transnistrisë

01.05.2022 11:09

Pas një sërë sulmesh misterioze që shkatërruan infrastrukturën javën e kaluar në rajonin e shkëputur të Moldavisë të Transnistrias, ka ende frikë se lufta po zgjerohet përtej kufijve të Ukrainës.

Neave Barker i Al Jazeera, duke raportuar nga kryeqyteti i Moldavisë, Kishinau, ka thënë se shefat e inteligjencës perëndimore së bashku me zyrtarët ukrainas dhe moldavë besojnë se Rusia organizoi sulmet për të justifikuar mobilizimin e rreth 1500 trupave ruse me bazë të përhershme në Transnistria, së bashku me disa mijëra rekrutët transnistrianë.

“Kjo vjen pas komenteve të fundit nga një komandant rus që thoshte se strategjia e fundit e Kremlinit ishte të përpiqej të lidhë trupat ruse në lindje dhe jug të Ukrainës me forcat ruse në Transnistria,” tha ai.

Komentet kanë shkaktuar alarm në Moldavi, e cila ka vetëm gjashtë mijë ushtarë të papajisur, duke e bërë atë të pambrojtur ndaj një pushtimi të shpejtë rus. Dhe si Ukraina, Moldavia nuk është anëtare e BE-së apo NATO-s.

Ish-ministri i mbrojtjes Vitalie Marinuta beson se është koha për të hequr dorë nga neutraliteti, siç parashikohet në kushtetutën e Moldavisë.

“Unë jam një nga promotorët e anëtarësimit në NATO, për të mos qenë neutral dhe për të pasur aleatë të fortë ushtarakisht, ekonomikisht dhe politikisht. Por unë jam në pakicën [që besojnë kështu], "tha ai.

Tjera nga autori:
1