<b></b> Zelenskyy lavdëron popullin për rezistencën ndaj Rusisë dhe falënderon SHBA-në për mbështetjen

Zelenskyy lavdëron popullin për rezistencën ndaj Rusisë dhe falënderon SHBA-në për mbështetjen

25.04.2022 10:14

Presidenti i Ukrainës thotë se ndihma ushtarake prej 3.4 miliardë dollarësh nga SHBA-ja, tashmë është duke çuar kapacitetet mbrojtëse të Ukrainës në një “nivel tjetër”, sipas një deklarate nga zyra e tij.

"Ne e vlerësojmë ndihmën e paprecedentë të Shteteve të Bashkuara për Ukrainën," tha ai pas vizitës së Blinken dhe Austin në Kiev.

“Unë do të doja të falënderoja Presidentin Biden personalisht dhe në emër të të gjithë popullit ukrainas për udhëheqjen e tij në mbështetjen e Ukrainës, për pozicionin e tij të qartë personal. E falënderoj popullin amerikan, si dhe Kongresin për mbështetjen e tyre. Ne po e shohim këtë. Ne po e ndjejmë këtë”, tha ai.

Presidenti i Ukrainës po ashtu bëri një postim në Twitter ku ka lavdëruar popullin e tij për dy muajt e rezistencës me guxim ndaj forcave ruse që nga pushtimi i Moskës më 24 shkurt.

“Kanë kaluar dy muaj rezistencë heroike mbarëkombëtare të Ukrainës ndaj agresionit rus. I jam mirënjohës presidentit amerikan dhe popullit të SHBA-së për udhëheqjen në mbështetje të Ukrainës”, shkroi Zelenskyy në Twitter.

Zelensky e bëri postimin si përgjigje ndaj postimit të Biden në Twitter, i cili lavdëronte vendosmërinë e Ukrainës.

“Dy muaj pasi Putini nisi një sulm të paprovokuar dhe të pajustifikuar ndaj Ukrainës, Kievi ende qëndron”, shkroi Biden, duke premtuar se do të vazhdojë të mbështesë popullin ukrainas “në të drejtën e saj për të mbrojtur atdheun e tyre”.

Tjera nga autori:
1