<b></b> 100 të vdekur nga përleshjet mes minatorëve të arit në Çad

100 të vdekur nga përleshjet mes minatorëve të arit në Çad

30.05.2022 18:38

Qeveria e vendit ka njoftuar së përleshjet mes minatorëve informalë të arit në një pjesë të largët të Çadit verior kanë lënë të vdekur rreth 100 persona dhe 40 të tjerë të plagosur.

“Ajo që filloi si një mosmarrëveshje e zakonshme midis dy individëve... degjeneroi", tha ministri i Mbrojtjes Daoud Yaya Brahim për agjencinë e lajmeve AFP.

Distrikti malor Kouri Bougoudi që pranë kufirit me Libinë tërheq minatorët nga i gjithë Çadi dhe fqinjët e tij.

Përplasjet në vend ndodhën javën e kaluar, por detajet kanë filluar të dalin tani.

Disa grupe të tjera kanë thënë se numri i të vdekurve është më i lartë se ai që është njoftuar nga autoritetet, dhe kanë fajësuar forcat e sigurisë për disa nga vdekjet.

Kur lajmet për dhunë u bënë të ditura, qeveria dërgoi një mision në zonën e prekur, që ndodhet rreth 1,000 km në veri-lindje të kryeqytetit N'Djamena.

Sipas AFP-së, gjenerali Brahim ka thënë se një kontigjent i madh ushtarak tashmë ka rikthyer qetësinë në zonë, duke njoftuar se përleshjet ndoshën mes njerëzve nga Mauritania dhe Libia.

Por javën e kaluar, Mahamat Nour Ibedou, kreu i Komisionit Kombëtar të të Drejtave të Njeriut të Çadit, tha se ushtarët që u dërguan për të ndërhyrë, “në fakt kanë qëlluar mbi njerëzit".

AFP raporton se ai, dhe një lider i opozitës, thanë se numri i të vdekurve është 200, por autoritetet e mohojnë këtë dhe thonë se nuk janë përgjegjëse.

Ndërsa, tani janë pezulluar të gjitha aktivitetet e nxjerrjes së arit në Kouri Bougoudi.

Tjera nga autori:
1