<b></b> 30 akuza për marrëdhënie seksuale me një nxënës, del në gjyq një drejtor shkolle në ShBA

30 akuza për marrëdhënie seksuale me një nxënës, del në gjyq një drejtor shkolle në ShBA

22.06.2022 21:24

Një drejtor i një shkolle të mesme në Pensilvani është akuzuar me 30 akuza për marrëdhënie seksuale dhe kontakt me një student.

Sipas CNN, Roger Weaver Freed, 34 vjeç, i cili ka shërbyer si drejtor i shkollës së mesme Williamsport Area, akuzohet për mbajtjen e një marrëdhënie seksuale prej vitesh me një nxënës, lidhje që kishte vazhduar edhe pasi nxënësi kishte mbaruar shkollën e mesme dhe kishte shkuar në kolegj.

Është bërë e ditur se, nga dokumentet gjyqësore të paraqitura në zyrën e një gjyqtari, mbi Freed rëndojnë 30 akuza për krime të shkallës së tretë në shkollë: marrëdhënie/kontakt seksual me një student, përveç disa akuzave të tjera, të cilat përfshijnë korrupsion të shkallës së tretë të të miturve, krim seksual i shkallës së dytë, sulmi i rëndë i shkallës së dytë pa pëlqim dhe tre akuza për furnizim me pije alkoolike për një të mitur.

Nxënesi u kishte thënë hetuesëve se ai ishte afruar me Freed pasi kishte parë se ai ishte i afërt me studentët. Ndërsa, policia ka thënë se nxënësi kishte filluar të kërkonte mbështetje emocionale te Freed dhe i kishte besuar atij sikur ta kishte një “vëlla më të madh”, duke shtuar se bisedat e thjeshta brenda shkollës ishin shndërruar në “ndërveprime të shumta pas shkollës”.

Sipas dokumenteve, kontakti drejtor-nxënës, kishte nisur në vitin 2015 dhe kishte vazhduar deri në 2018, me një marrëdhënie seksuale që kishte zgjatur deri në prill të vitit 2022.

Studenti kishte thënë se ndihej në "faj të madh për takimet seksuale" që kishin pasur me drejtorin, të cilat kishin qenë 4 deri në 5 herë në javë.

Pas gjyqit të mbajtur, është njoftuar se ndaj drejtorit është caktuar një vlerë prej 175,000 dollarëve për lirim me kusht.

Tjera nga autori:
1